Një klerik katolik është arrestuar si pjesë e një hetimi për korrupsion dhe mashtrim ne Bankën e Vatikanit.
Nunzio Scarano, i punësuar në administratën financiare të Vatikanit, akuzohet se është përpjekur për të terhequr 20.000.000 € nga Zvicra në Itali, permes rrugëve ilegale.
Një oficer i shërbimit sekret dhe një ndërmjetës financiar, gjithashtu janë arrestuar.
Avokati i tij, Silverio Sica, thotë se Scarano nuk ishte një njeri i varfër: "Ati Nunzio kishte para personale pasi ai kishte punuar për Bankën e Vatikanit për më shumë se 22 vjet, dhe para se të bëhej prift, ai ka punuar për Deutsche Bank. Por një pjesë e madhe e parave të tij, erdhi nga donacionet, shtoi ai. "
Hetimi pason njoftimin se Papa Francis ka ngritur një komision hetimor ndaj drejtuesve të bankës, një nga më të fshehtat në botë, pas akuzave për pastrim të parave.