Në iftarin e organizuar nga Asociacioni i miqësisë turko-amerikane (ATFA), morën pjesë muslimanët dhe të krishterët
Tre ditë më radhë janë vendosur çadrat ku do të shërbehet iftari gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Deri më sot janë ushqyer rreth 750 banorë të Uashingtonit.
Qytetarëve të kryeqytetit amerikanë në iftar i janë bashkuar edhe ambasadori turk, Namik Tan, ambasador i Azerbajxhanit, Erin Suleymanov dhe parlamentari i Këshillit të Shtetit nga shteti i Virxhinias, Kenneth Plum.
Amerikania me emrin Maria tha se për iftarin e përbashkët ishte njoftuar në kishën e lagjes ku ajo jeton. Kisha i është bashkuar projektit, të cilin e organizon "Rumi Forum", fondacion që i përkushtohet dialogut.
"Sa më shumë marrim pjesë në këso ngjarje, do të jetë më mirë. Në këtë vend, do të shohim se nuk ndryshojmë shumë nga njëri-tjetri. Bile edhe i gëzohemi gjërave të njëjta", tha njëri prej anëtarëve të bashkësisë së krishterë.
Pas iftarit, në tendat e AFTA-së, përveç çajit dhe kafes është shërbyer edhe specialiteti turk “llokumi".