Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | 57 vende myslimane hapin një kanal të përbashkët televiziv | |
57 shtete myslimane do të hapin një kanal të përbashkët televiziv, në disa gjuhë, i cili do të transmetojë nëpërmjet satelitit.
Shtetet anëtare të Organizatës Islamike të Bashkëpunimit (OIB) do të themelojë një televizion satelitor dhe në të njëjtën kohë do të krijojë një forum gazetarësh të njohur si Bashkimi i Gazetarëve Myslimanë. Krahas kësaj, kjo organizatë do të hapë zyrat e saj në shtetet perëndimore, të cilat do të mundësojnë ndjekjen nga afër të të gjitha sulmeve dhe akuzave të padrejta ndaj fesë islame si dhe do të kërkojë gjithashtu informimin të drejtë të popullsisë rreth kësaj feje.
Ministrat e Informacionit të shteteve anëtare të kësaj organizate u mblodhën në kryeqytetin e Gabonit, Libreville, ku u morën vesh që në vendet respektive të krijohet një televizion transmetimet e të cilit do të mundësohen me anë të shërbimit satelitor, shkruan "Zaman". Me transmetimin e zhvilluar në 57 vende të shtrira nga Amerika e Jugut deri në Azinë e Largët, synohet njohja më mirë e shteteve dhe kulturave të ndryshme si dhe zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike mes tyre. Në deklaratën e dhënë nga drejtori mediatik i “OIB TV”, Isam Shanti, bëhet e ditur se televizioni do të sponsorizohet nga kompanitë private të cilat dëshirojnë të investojnë në këtë fushë, të ardhurat e reklamave dhe një shoqatë e cila do të krijohet më vonë. “Është shumë i madh numri i kompanive që dëshirojnë të investojnë për një televizion i cili arrin 1,5 miliardë myslimanë në të gjithë botën”, u shpreh Shanti.
Ndërsa detajet në lidhje me mënyrën se si do të fillojë punën ky televizion do të diskutohen nga një komitet i krijuar nga vetë “OIB”-ja. Në komision do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gaboni etj. Komisioni do të zhvillojë mbledhjen e pare në Xhidde. Gjuhët zyrtare të televizionit mendohet të jenë anglisht, frëngjisht dhe arabisht.
Vendimi i dytë që u mor në takimin e organizuar në Gabon lidhet me njohjen e gazetarëve myslimane në të gjithë botën dhe krijimin e një Bashkësie të Gazetarëve Myslimanë për të lehtësuar bashkëpunimin mes tyre. Kjo bashkësi do të mblidhet rregullisht dhe do të organizojë seminare e konferenca të ndryshme. Do të sigurohen bursa të cilat do të mundësojnë arsimimin e gazetarëve perëndimorë në vendet myslimane etj. Një tjetër vendim i rëndësishëm i marrë në takimin e “OIB”-t është edhe hapja e zyrave mediatike në shtete jashtë atyre myslimane. Parë nga ky aspekt, dy zyrat e para do të hapen në Uashington DC dhe Pekin. Më pas do të hapen edhe në Evropë. Objektivi i hapjes së këtyre zyrave është prezantimi i Islamit në mënyrën e duhur, informimi i njerëzve që jetojnë në vendet jomyslimane rreth Islamit dhe zhvillimi i fushatave kundër shpifjeve dhe sulmeve të vazhdueshme ndaj fesë islame./start/ | |
|