Egjipt
Një oficer i pensionuar amerikan u gjet i varur të dielën brenda një stacioni policor në qytetin Ismailia, thanë burimet e sigurisë për Agjencinë Anadolu.
65-vjeçari, ish-oficer, i identifikuar si James Henry, po mbahej në stacionin e policisë që nga gushti për shkak të shkeljes së shtetrrethimit.
Ai u arrestua në rrugën midis qyteteve Arish dhe Rafah, në Gadishullin Sinai, kur ai ishte rrugës për në Rripin e Gazës.
Ende nuk janë dhënë detaje të mëtejshme lidhur me incidentin. Burimet thanë se i paraburgosuri i vdekur nuk vuante nga ndonjë problem psikologjike, duke vënë në dukje se një delegacion nga ambasada amerikane e kishte vizituar atë të martën.
As autoritetet egjiptiane dhe as Ambasada e SHBA-ve nuk kanë dhënë ndonjë koment. /mesazhi/