Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: [Rëfim nga Tabiinet] “Dijetari i cili rehatinë shpirtërore e gjente në namaz” Fri 21 Feb 2014 - 17:49 | |
| - Transmetohet se dijetari i njohur Sufjan ibn Ujejne ka thënë: “Në kohën tonë në Mekë, nuk ka ardhur njeri i cili në Qabe ka falur më shumë namaze vullnetare se sa Ebu Hanifja.” (Tarihu Bagdad, XIII/334). Ndërsa Ebu Asim En-Nebil transmeton se Ebu Hanifen për shkak të qëndrimit të gjatë në namaz e quanin veted (shtyllë). (Sijer el’alam en-nubel, VI/400). Për përqendrimin dhe devotshmërinë e Ebu Hanifes në namaz ka folur edhe dijetari Ebu Muti’, dhe mes tjerash ka thënë: “Kur vija në Mekë, në çdo kohë të natës që bëja tavafin, gjithmonë takoja Ebu Hanifen dhe Sufjan Theurin.” (Tarihu Bagdad, XIII/334). Imam Ahmedi për Imam Ebu Hanifen ka thënë: “Ishte shembull në dije, devotshmëri, asketizëm dhe në përmallim për botën tjetër.” (Ukudul-Xhuman, fq. 193) Dijetari i njohur islam Abdullah Mubarek thoshte: “Nuk kam parë njeri më të devotshëm se Ebu Hanife, njeriu i cili është rrahur me kamxhik për të pranuar detyrën e kadiut, mirëpo e ka refuzuar” (Tehzibul-kemal, XXIX/437) Ndërsa ibn Xhurejxhi ka thënë: Unë jam i informuar se En-Nu’man, dijetari i njohur i Kufes, ka qenë njeri shumë i devotshëm, me xhelozi e ka ruajtur fenë e tij dhe nuk i ka dhënë përparësi dynjasë para ahiretit.” (Ahbaru Ebu Hanife ve ashabihi, fq. 32-33). Ka thënë: Jezid ibn Harun: Kam takuar shumë njerëz në kohën time, mirëpo nuk kam parë njeri më intelegjent, të devotshëm dhe më të mirë se Ebu Hanifja.” (Tehzibul-kemal, XXIX/438). Imam Dhehebiu për Ebu Hanifen ka thënë: “Ishte imam, i devotshëm, praktik, personalitet i jashtëzakonshëm, njeri i cili nuk pranonte dhurata nga sunduesit.” (Tedhkiretul-huffaz, I/168). Përgatiti: Breziiri :
| |
|