Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| | [Lajmet Ditore] Turqi, mbahet takimi i 7-të i përfaqësueseve të komuniteteve muslimane të shteteve ballkanike | |
- Mënyra e vetme për të luftuar urrejtjen është që urrejtjes ti kundërpërgjigjemi me dashuri dhe dhembshuri”, tha kreu i Dijanetit turk, Mehmet Gormez në takimi e 7-të të përfaqësuesve të bashkësive islame të shteteve të Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA). Takimi i krerëve të bashkësive islame të shteteve të Ballkanit u mbajt në qytetin turk Edirne, e organizuar nga Dijaneti i Turqisë. Kryetari Dijanetit të Turqisë, Mehmet Gormez në fjalën e tij të hapjes komentoi çështjen e urrejtjes, por edhe nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të shteteve të Ballkanit dhe Turqisë. "Vlerësoj se ka vetëm një mënyrë për të luftuar islamofobinë, dhe kjo është për t'iu përgjigjur urrejtjes me dashuri dhe dhembshuri. Urrejtjen nuk mund të largoj urrejtja. Kjo kërkon gjuhën e urtësisë", tha Gormez. Ai tha se midis Turqisë dhe shteteve të Ballkanit, si në të kaluarën, duhet të iniciohet uniteti dhe bashkimi. Ai theksoi se uniteti i Stambollit, Sarajevës, Shkupit dhe Sofjes tani ka rëndësi më të madhe se në të kaluarën. "Baraspesha Osmane sot ka lënë detyra të mëdha Anadollit dhe Rumelisë. Rivendosja e marrëdhënieve mes bashkësive islame të Turqisë dhe shteteve të Ballkanit është e rëndësishme për të gjithë botën muslimane. Për këto arsye, ne detyrohemi që të takohemi më shpesh. Dijaneti i Turqisë është në shërbim të vëllezërve tanë në Ballkan. Duke thelluar miqësinë ekzistuese, bashkëpunimi ynë duhet të marrë karakter sistematik ", tha Gormez. Ai theksoi nevojën për të punuar në zhvillimin e rajonit dhe se në këtë drejtim është e nevojshme që të riformulohet edukimi dhe shërbim fetar. Takimi i këtij viti i përfaqësuesve të bashkësive islame të Ballkanit do të zgjasë tri ditë. Përveç përfaqësuesve të bashkësive islame :
| |
|