BEOGRAD- Serbia i ka shitur Irakut tre avionë ushtarakë në kuadrin e një marrëveshjeje me vlerë 100 milionë dollarë (75,8 milionë euro) që parashikon dhënien edhe të 20 avionëve të tjerë, njoftoi sot Ministria serbe e Mbrojtjes.
"Serbia i ka dhënë të gjitha llojet e armëve dhe pajisjeve ushtarake për të cilat është rënë dakord në marrëveshje, me përjashtim të avionëve të tipit 'Lasta 95' (Dallëndyshja 95) që janë prodhimi më kompleks nga ana teknike", bëri të ditur ministria në një komunikatë të publikuar pas vizitës së zhvilluar këtë javë në Beograd të ministrit të Mbrojtjes, Dragan Sutanovac.
Pjesa tjetër do të jepen deri në fund të vitit. Iraku ishte partneri më i rëndësishëm i industrisë ushtarake serbe në vitin 2009, thuhet në komunikatë.
Serbia dhe Iraku kanë nënshkruar përpara një viti një marrëveshje për eksportin e armëve drejt Bagdadit dhe me vlerë 100 milionë dollarë.
(e.n/ata/BalkanWeb)