Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: QESJA E LAGUR Tue 29 Dec 2009 - 20:20 | |
| QESJA E LAGUR Një grua kishte një ves shumë të mirë, sa herë që fillonte të bënte ndonjë punë ose kur kapte digka me dorë, thonte patjetër Bismil-lah. Burri i saj i cili ishte shumë i pasur, nuk e pëlqente këtë ves të mirë të gruas së tij. Një ditë mendoi ti bënte gruas një lojë që ti tregonte asaj që Bismil-lahi nuk kishte gjithmonë vlerë. Me këtë qëllim i dha gruas një qese me florinj dhe e porositi që ta fshihte mirë.
Gruaja e mori qesen dhe e fshehu në sënduk. Si gjithmonë përpara se të hapte sëndukun dhe kur e mbylli atë tha Bismil-lah. Pas pak burri që e kishte ndjekur për ta parë se ku do ta fshihte qesen me florinj, shkon dhe e merr atë dhe e hedh në një pus me ujë.
Kur u kthye në dark në shtëpi i tha gruas: " Më duhen ca para, shko merri dhe m'i sill florinjtë që ti dhashë ti fshihje."
Gruaja që nuk dinte asgjë nga sa kishin ndodhur, shkon tek sënduku e hap atë duke thënë Bismil-lah dhe nxjerr që aty qesen me florinj, që për cudi pikonte ujë. E hutuar nga kjo i thotë burrit: - Shumë e cuuditshnne, si të jetë lagur vallë? Burri filloi të dridhej dhe menjëherë bën teube për atë që kishte bërë [b] | |
|