Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Majmuni dhe qesja Tue 4 Oct 2011 - 11:50 | |
| Njëherë në një kohë, ishte një njeri që merej me tregti, mirëpo ai ishte mësuar që t`i mashtrojë njerëzit gjatë shitblerjes dhe matjes. Një ditë ky tregtar e shiti mallin e tij dhe hipi në anije për t`u kthyer në vendin e tij.Me të ishte një majmun dhe kudo që shkonte,majmuni i shkonte pas.Tregtari në anije e fhsehu qesen e pasurisë dhe ra që të pushojë, ndërsa kur u zgjua , majmunin nuk e shihte. U ngrit tregtari për ta kërkuar dhe e pa majmunin në një cep të anijes i cili në dorë kishte qesen prej së cilës një dërhem e gjuante në deti e tjetrën në anije, derisa e zbrazi qesen tërësisht.(Ahmedi) Kështu, majmuni e hodhi pasurinë harram në det, kurse tregtarit i mbeti në anije haku i tij.Por, tregtarit i mbeti edhe një borxh tjetër pa e larë, ajo është llogaria që dueht t`ia japë Allahut për mashtrimin që e kishte bërë | |
|