Vullneti i fortë: Të shpie në sukses vullneti i fortë. Ta duash me pasion atë që synon. Të mos jetë shkak ana financiare.
Angazhimi: Puna e mundimshme të shpie në sukses. Duhet të ndiesh kënaqësi kur angazhohesh shumë e mundohesh.
Përsosmëria: Kur mësyn një punë, o bëje mirë o lëre fare. Trego përpikëri në kryerjen e punës. Përkryerja arrihet me praktikë, vazhdimësi.
Përqendrimi: Kur synon një punë, përqendrohu vetëm në të. Mësymja kërkon përqendrim vetëm në një gjë.
Shtytja: Nxite, shtyje veten tënde:; fizikisht, mendërisht, e vazhdo duke e shtyrë veten drejt suksesit.
Pa druajtje: Të mos kesh druajtje, hezitim. Qëndro mbrapa vetes duke i dhënë guxim.
Familja: Nxit familjen të të përkrahin. Përkrahja e familjes është e rëndësishme në arritjen e suksesit.
Shërbyes: Ji shërbyes i mirë. Bëju mirë të tjerëve, e këtë bëje me dashuri dhe sinqeritet.
Ideja: Të kesh ide, të jesh kreativ. Këtë e arrin me dëgjim, vrojtim, me kureshtje, pyetje që zgjidhin probleme; ndërlidhi me idenë tënde.
Ngulmi: Duhet të durosh, të ngulësh këmbë. Duro në arritjen e objektivit.