Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![El-Kardavi fton për aksion kundër tiranëve Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: El-Kardavi fton për aksion kundër tiranëve Fri 28 Jan 2011 - 9:59 | |
| ![El-Kardavi fton për aksion kundër tiranëve Kardavi1-264x198](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2011/01/Kardavi1-264x198.jpg) Jusuf El-Kardavi, në kanalin televiziv arab, Al-Xhazira, ka ftuar popujt muslimanë që t’i kundërshtojnë qeveritarët e dhunshëm arabë. Ai, gjithashtu, u është drejtuar edhe policëve, të cilët e mbrojnë regjimin, që t’i lënë të qetë muslimanët dhe të mos përdorin dhunën ndaj tyre.
“Allahu nuk u hakmerret tiranëve, përderisa njerëzit nuk marrin aksion kundër tyre. Duhet kundërshtuar tiranët”, është shprehur, ndër të tjerash, Jusuf El-Karadvi.
Dalja e dijetarit të shquar musliman, dhe thirrja e tij për mosdorëzim, vije në një moment kur po vazhdojnë protestat në Tunizi, Egjipt dhe Jemen.
Nga ana tjetër, Partia qeverisëse e presidentit, Hosni Mubarak, ka njoftuar sot është e gatshme të fillojë dialogun me të pakënaqurit egjiptian.
(Breziiri) | |
|