Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Fton Vëllazërinë Muslimane të bashkojë forcat me liberalët Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | Titulli: Fton Vëllazërinë Muslimane të bashkojë forcat me liberalët Sat 10 Dec 2011 - 9:28 | |
| Rashid el-Ghannouchi, lider i partisë tuniziane En-Nahda, që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare, i ka bërë thirrje Vëllazërisë myslimane në Egjipt të formoj koalicion me liberalët dhe koptët e krishterë.
Ghannouchi për revistën Foreign Policy deklaroi të mërkurën se situata në Egjipt është më e komplikuar se në Tunizi për shkak të prezencës së pakicave fetare. Ai paralajmëroi që të mos përsëriten gabimet që i bënë islamikët në Algjeri. “Ata injorojnë ndikimin e sekularistëve dhe ushtrisë pasi që fituan 80 përqind të vendeve”, tha Ghannouchi.
Ai shtoi se në Tunizi ka një islam mesatarë. “Aplikimi i sheriatit tani për tani nuk është prioritet, duam të sigurohemi se më nuk do të ketë diktaturë,” tha ai. Ghannouchi gjithashtu tha se në kushtetutën e re nuk do të duhet të ketë ligje që dënojnë Izraelin dhe myslimanët që konvertohen në fe tjetër.
(Breziiri) | |
|