SHPIRTI
Gjëja e fundit që ka hyrë në trupin e njeriut, sipas asaj që na ka informuar All-llahu xh.sh., është shpirti.
1. Ai pra, (shpirti) duhet të jetë i pari që do të ndahet prej trupit.
2. Pastaj trupi i njeriut të vdekur, mer formën e shtangosjes- thuajse është i ngrirë.
3. Pastaj trupi kalbet dhe mer formën e baltës së kalbur me erë të rëndë.
4. Pastaj asaj balte të kalbur, i shteret edhe uji dhe ngelet vetëm dheu.
Kjo është e vërteta të cilën e ka theksuar Kur’ani Kerim.
Çdokush,që i vjen vdekja, është dëshmitar i saj.
Le të marrim si shembull ndërtimin e një ndërtese.
Kur ti ndërton një ndërtesë,kuptohet fillon nga themelet,pastaj nga kati nëntokësor,pastaj nga kati i parë,i dytë,e kështu deri tek ai i fundit.
Kur fillon t’a rrënosh atë, detyrimisht fillon nga ai i fundit.
Njeriu ka dëshirë të dijë se ç’është vdekja?
Më së pari ai duhet të kuptojë jetën.
Shpirti është ai që i jep jetë trupit.
Shpirti,është në brendinë tënde,por është i pa njohur për ty.
Ti nuk e di se ç’është shpirti, por di gjurmët që ai le tek ti.
Ai është që t’i jep ndjenjat dhe të jep jetën.
SHPIRTI - BURIMI I JETËS
Por, si mund t’a dimë se ku është shpirti?
A është ai në mendje, me anën e së cilës mendojmë?
Apo në dorë, të cilën e lëvizim?
Apo është në zemër, e cila na jep jetë?
Apo, mos vallë, është në këmbë, me të cilat ecim?
Ku është ai? Askush nuk e di.
Kur ne nuk jemi në gjendje të dimë sekretin e qenies sonë, një prej krijesave të tjera të All-llahut që jeton brenda nesh, në trupin tonë, a do të jemi ne në gjendeje t’i dijmë të gjitha se-kretet e krijimit?
Kjo është e pamundur.
Ne do të kishim dëshiruar të njihnim më të parën (shpirtin), pasi është brenda nesh, në vetë qenjësinë tonë, para se të jepnim vendimim për njerëzimin mbarë.
Përderisa jemi prej atyre që kanë dështuar në njohjen e një sekreti, prej sekre-teve të All-llahut të Lartmadhëruar që e kemi në trup, a do të mundemi t’i njohim sekretet e All-llahut në univers?
Përgjigja do të ishte: Jo, nuk mundemi.
Njeriu, mjerisht, shpeshherë paraqitet mendjemadh dhe mundohet të jep përgjigje aty, ku mendja e tij nuk ka mundësi të depërtojë.
Mendja e njeriut ka kufij. Detyra e saj është të zgjedhë midis alternativave të jetës, të dallojë të shëmtuarën nga e bukura.
Ajo është një mjet përzgjedhës, që njeriu të dallojë me të (të mirën nga e keqja), pasi ajo është krijuar për të zgjedhur.
Kjo mendje, nuk mund të dalë përtej kornizave që All-llahu xh.sh. ka paraparë për të.
Shkruar nga : Bujamin Salija