Islami duke i pranuar të gjithë njerëzit si një familje ka mbështetur parimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe
mbarëvajtjen midis tyre. Për këtë arsye Islami nuk i pengon myslimanët
në marrëdhënie me ata që nuk janë mysliman të cilët nuk e dëmtojnë
Islamin ose nuk tentojnë ta dëmtojnë apo ta fyejnë. Në të kundërt Islami
këshillon që myslimanët duhet të kenë marrëdhënie të mira me ata jo
myslimanë të cilët nuk janë armiq të fesë por jetojnë në jetën e tyre.
Islami urdhëron të ndihmohen ata e të mbrohen nga e keqja. Por duhet të
kemi kujdes në marrëdhëniet me ta, nuk duhet ta kalojmë kufirin që na ka
caktuar All-llahu xh.sh në lidhje me këtë temë. Duhet
ta dimë mirë se nuk mund të veprojmë sipas dëshirës në këtë drejtim
sepse Islami na vënë kushte dhe kufij, nëse shkelen këto kufij atëherë
në vend që të zbatojmë urdhrin e All-llahut xh.sh shkelim urdhrin e Tij e
kjo na bën gjynahqarë. Nuk duhet të mashtrohemi me fjalët e disave që
thonë se ja All-llahu xh.sh e ka lejuar marrëdhënien me jo myslimanët
pra edhe miq mund të bëhemi. Ky është kurthi më i madh që mund ti bëhet
një myslimani. Të shohim se si e cekë All-llahu xh.sh në Kur`an mënyrën e
marrëdhënieve me jo myslimanët. “All-llahu
nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk
luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej
shtëpive tuaja. Me te vërtetë, All-llahu i do të drejtët”. (Mumtehine/8) All-llahu xh.sh na urdhëron të sillemi mirë me ta duke mos i kaluar kufijtë. Sepse ne ajetin tjetër thotë: “All-llahu
xh.sh ju ndalon t`i bëni miq ata që luftojnë kundër jush për shkak të
fesë dhe ju dëbojnë nga vatrat tuaja, si dhe mbështesin të tjerët që
t`ju dëbojnë. Kushdo që i bën miq ata, është punë mbrapshtë”. ”. (Mumtehine/9) Sipas komentuesve të Kur`anit këto ajete janë argument për marrëdhëniet midis myslimanëve dhe jo myslimanëve. (Razii Mefatihul Kalb/Vëllim VIII, 190) Theksimi
i të shkuarit mirë midis tyre nuk do të thotë që një mysliman të bëjë
miqësi me një jo mysliman apo ti hapi të fshehtat e myslimanëve ose
ta ndihmojë me armë. Të shkuarit mirë me njëri-tjetrin mbështetet tek
fjala që transmeton Taberiu “Ata që nuk luftojnë për fe me ju”. Për këtë
është lejuar martesa me femrat të cilat janë nga pasuesit e librit.
Arsyeja është që me anë të martesës me to të bëhet e mundur hapja e
Islamit dhe sigurimi nga sulmet e jo myslimanëve që ndodhen në atë vend
sepse lidhja më e ngushtë e njerëzve është lidhja martesore pra miqësia
që bëhet me anë të martesës. Siç e shohim All-llahu xh.sh e ka lejuar
këtë gjë vetëm për të mirën e myslimanëve. Sepse po të ishte për të
fituar diçka në këtë botë do të lejonte dhe martesën në të kundërt pra
martesën e gruas myslimane me një burrë që është pasues i librit. Duke
i parë këto argumente kuptojmë se është e lejuar mbarëvajtja me jo
myslimanët dhe marrëdhëniet me ta. Por mos të biem kurth e atyre që
thonë se këto argumente tregojnë se edhe miqësi mund të bëjmë. Kjo nuk
ehtë gjë tjetër vetëm se një mashtrim. Siç po ndodh sot me kurthin e
quajtur “Dialog Ndër Fetar” ky kurth nuk është asgjë tjetër veçse një
paradoks i atyre që gjoja e quajnë veten mysliman. Mënyra e
marrëdhënieve me pasuesit e librit është shumë e qartë e argumentuar në
Kur`an: “ Diskutoni me ithtarët e
Librit vetëm në mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë. Dhe
thoni: Ne besojmë në atë që na është zbritur neve dhe në atë që u është
zbritur juve. Zoti ynë dhe Zoti juaj është një dhe ne Atij i
nënshtrohemi si mysliman”. Feja
Islame që në fillim këshilloi besimtarët e vet që të sillen mirë me të
gjithë njerëzit e kësaj bote sepse Islami ka ardhur për të sjellë
lumturinë, për të forcuar lidhjet njerëzore, për të zgjeruar hapësirën e
qetësisë, për të bashkëpunuar të gjithë me njëri-tjetrin. Pejgamberi
a.s me një herë pasi ndërton shtetin e Tij në Medine fillon të bëjë
marrëveshje për paqe me të tjerët. Pejgamberi a.s bëri një marrëveshje
me çifutët që ishin në Medine dhe i la të lirë në adhurimet e tyre me
kusht që myslimanët të jetojnë të qetë në Medine. Nëse marrim parasysh
historinë shohim se në çdo periudhë myslimanët e denjë janë munduar
gjithmonë të mbajnë njerëzimin në paqe, por ata që këtë paqe mundohen ta
tregojnë ndryshe nuk janë gjë tjetër vetëm se dhunues në të drejtat e
të tjerëve. Islami luftën e ka quajtur të lejuar vetëm në atë moment kur
myslimani nuk mund ta ruaj nderin, vendin apo pasurinë e tij me fjalë.
Ndërsa midis atyre që jetojnë në paqe e brenda kufijve të vet Islami nuk
e lejon luftën në asnjë mënyrë. Islami e sheh të arsyeshme bashkimin e
forcave myslimane për mbrojtjen e vendit të vet duke marr parasysh se
shtetet mbrohen me politiken ushtarake prandaj dhe Islami e ka parë të
nevojshme e të arsyeshme këtë gjë. All-llahu xh.sh për këtë në Kur`n
thotë: “ Jo besimtarët janë miq të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni
ashtu siç jeni urdhëruar (të mbroni njëri-tjetrin), do të bëhet
ngatërresë dhe shkatërrim i madh në tokë”. (Enfal/73) Këtu
shohim se Islami i urdhëron myslimanët të mblidhen e të formojnë një
forcë në mënyrë që jo myslimanët duke parë forcën e myslimanëve të
tërhiqen e të rivendoset paqja si më parë. Mos të harrojmë se forca
është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së paqes. Në Kur`an thuhet: “ E
kur largohet, përpiqet të bëjë të këqija në tokë, duke shkatërruar të
mbjellat dhe begatinë. Por All-llahu xh.sh nuk e do shkatërrimin”. (Bekare/205) Pas këtij urdhri myslimanëve All-llahu xh.sh u bën thirrje kështu: “ O
besimtarë! Pranojeni islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos
shkoni gjurmëve të djallit, sepse ai është armiku juaj i përbetuar” (Bekare/208) Islami
nuk këshillon vetëm muslimanët për paqe, ai këshillon që nëse vjen ndo
një propozim për paqe nga jo besimtarët atë ta pranojnë. All-llahu xh.sh
për këtë në kur’an thotë: “Nëse ata shfaqin prirje për paqe, atëherë
edhe ano nga ajo dhe mbështetu tek all-llahu, sepse vërtetë Ai dëgjon
dhe di gjithçka” (Enfal/61)Sipas islamit gjendja e përhershme midis shteteve është gjendja në paqe, këtë e kuptojmë shumë mirë nga sqarimet që u bënë. Vetë kuptimi i fjalës Islam do të thotë paqe, një nga emrat e All-llahut xh.sh është Es-Selam, besimtarët quhen musliman e midis tyre përshëndeten me fjalën Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berakatuhu e cila do të thotë Paqja mëshira dhe begatia e All-llahut qoftë mbi ju.
Të gjitha këto na tregojnë shumë qartë se Islami këshillon vetëm paqe e
asgjë tjetër kjo qoftë midis besimtarëve e jo besimtarëve.
Ardit HOXHLLAKU