Kardavi, i bën thirrje Turqisë të mbështesë revolucionin e Libisë
Kryetari i Unionit Botërorë të dijetarëve musliman, Sheikh Jusuf el-Kardavi,i kërkoi kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan që të qartësoj pozicionin e tij rreth luftimeve që po ndodhin në Libi.
E mërkure 6 Prill 2011 11:19
Sheikh Kardavi kërkon nga Erdogani që të mbështes qëndrimin e popullit libian më të gjitha shtresat e tij, të njoh Këshillin Kombëtar Kalimtar dhe që të kontribuojë në armatimin e popullit libian më të gjitha llojet e armëve të rënda dhe të sofistikuara, në menyrë që të shpëtojnë prej vrasësve.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan të enjten e kaluar njoftoi për mos mbështetjen e idesë rreth furnizmit me armatim të revulucionarëve libianë, të cilët janë duke luftuar kundër forcave të Muamar Gadafit.
Erdogan, në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij britanik David Camerontha dje në Londër tha: "Armatosja e revulucionarëve do të krijojë një situatë të ndryshme në Libi, andaj ne nuk e shohim të përshtatshme për ta bërë këtë". /mesazhi.com/