Në qytetin rus Vladimir, i cili është në largësi prej 180 km nga kryeqyteti Moskë, është hapur xhamia e parë.
Sipas raportit të rrjetit televiziv rus “Al-yaum”, xhamia është ndërtuar në koordinim me Këshillin e myftinjve të Rusisë dhe komunës së Vladimirit.
Në këtë ceremoni prezent ishte edhe lideri myslimanëve në Rusi, Sheik Ravil Gainutdin, dhe përfaqësues të besimeve më të mëdha fetare.
Sheik Ravil, gjatë fjalimit të tij theksoi rëndësinë e këtij projekti për të gjithë besimtarët dhe inkurajoi për një unitet të ummetit dhe ringjalljen shpirtërore të islamit.
Xhamia e re ka një sipërfaqe prej 400 metra dhe është e lartë tre kate. Në kuadër të xhamisë do të fillojë me aktivitete edhe qendra islame në qytetin e Vladimirit, ku myslimanët do të mund të mësojnë leximin e Kur’anit dhe gjuhën arabe. Në këtë qytet jetojnë rreth 15 mijë mysliman.