Kalifi Memun, në kohën e tij kishte një kalë race tepër të rrallë.
Një nga krerët e fiseve arabe i shprehu dëshirën për t’ia blerë kalin,
por Kalifi refuzoi. Kreu i fisit u orvat t’ia marrë me lloj-lloj
marifetesh, por sërish nuk ia arriti.
Ai kalë i ishte tiposur për ta shtënë në dorë, por fakti që i
përkiste Kalifit të madh, ishte një pengesë e konsiderueshme. Kreu i
fisit dëgjoi nga disa punonjës të Kalifit, se ky i fundit dilte shpesh
herë për shëtitje në pyllin pranë, sigurisht me kalin e tij të dashur.
Kështu, një ditë, teksa Kalifi ishte harruar krejt pas shëtitjes,
papritur i shfaqet përballë një burrë i shtrirë sa gjerë gjatë në
rrugë. Ai dukej si një lypës i sëmurë, i pamundur të qëndrojnë në
këmbë. Kalifit i erdhi keq për gjendjen e tij dhe menjëherë zbriti nga
kali që ti vijë në ndihmë. Pasi iu afrua, Kalifi i kërkoi të hipë në
kalë që ta çojë sa më shpejt për të marrë kujdesin mjekësor. Madje, ai
e ndihmoi derisa i sëmuri hipi në kalë. Me tu vendosur mbi kalë, lypësi
përplasi këmbët për kali, i cili ia dha vrapit. Kalifi Memun iu vu pas
me vrap, duke i kërkuar të qëndrojë për një çast. Pasi lypësi ishte
larguar një farë distance, qëndroi dhe u kthye nga Kalifi, i cili i
tha:”Pash Zotin, meqë më more kalin më bëj një nder!”
Lypësi e pyeti:”E çfarë nderi kërkon?”
Kalifi i tha:”Mos i trego askujt se më more kalin!”
Lypësi i tha:”Përse? Apo ke frikë se do të tallen me ty?”
Kalifi iu përgjigj:”Jo, por kam frikë se do të vijë një ditë kur të
mos zbresë kush nga kali, edhe pse i shtriri është me të vërtetë i
sëmurë.”
Morali:Shpesh herë, lajmet e këqija që dëgjojmë lart e poshtë, ndikojnë në
humbjen e besueshmërisë dhe vlerave më të mira morale tek njerëzit. Ato
krijojnë një ndjenjë pasigurie dhe mosbesimi në publik.