Indonezia se shpejti njeh Kosovën
Xhakarta - Edhe një shtet është i gatshëm për të njohur Kosovën dhe ky shtet është pikërisht Indonezia. Këtë ka informuar Myftiu nga Kosova Rexhep Boja direkt nga Xhakarta pas bisedës me parlamentarin Taufiek Tiemas. Sipas tij Taufiek ka premtuar se do të takojë menjëherë Ministrin e Shtetit Susilo Bambang Yudhoyono.
Sipas Taufiek, Indonezia ka sjellë një ligj të ri ku në bazë të drejtave të popullit Indonezia do të njohë Kosovën.
Asnjë pengesë nuk ekziston për të njohur Kosovën, dhe në ditët e ardhshme Kosova do të njihet si shtet njofton portali sinarpaginews./comeze/