Vizitor Vizitor
| Titulli: Familja në islam Sun 25 Apr 2010 - 17:40 | |
| Familja
Allahu i Lartësuar ka krijuar gruan dhe burrin të barabartë në aspektin njerëzor dhe në këndvështrimin e adhurimit. Të dy palëve u ka dhënë aftësi dhe mudnësi për të përmbushur detyrat njerëzore dhe përuljen ndaj Zotit. Islami ka përcaktuar familjen, si vatër e lindjes, zhvillim dhe plotësimit të tipareve njerëzore , martesën si rruga më e mirë e përmbushjes së këtyre tipareve dhe ka ndaluar rreptësisht çdo marrdhënie jashtëmartesore.
Islami, si fjea e fundit hyjnore, nuk ka përcaktuar asnjë kufi lidhur me përmasat e familjes, por e ka lënë këtë të lirë të përshtatet mbi bazën e kulturës, zakoneve dhe traditave të vendit. Kështu, sipas Islamit familja bërthamë dhe familja e gjerë kanë të njëjtën vlerë. Megjithë përmasat e familjes , Islami nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e lidhjeve farefisnore, lidhje të cilat nuk duhen shkëputur, prishur apo dëmtuar për asnjë arsye. Këtë çështje e ka përforcuar me një sërë argumentesh: O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.(Suretun-Nisa: 19)
Dijëtarët e jurispudencës Islame nisur nga shumë ajete dhe hadithe janë të mendimit se; “Nëse gruaja nuk ka dëshirë dhe nuk aprovon , burri nuk ka të drejtë të strehojë të afërmit , përveç fëmijëve të tij që nuk kanë arritur moshën madhore, edhe gruaja po ashtu nuk mund të strehojë askënd jashtë dëshirës dhe aprovimit të burrit.’
Sipas këtij mendimi, në shtëpi mund të strehohen fëmijët e vetë çiftit dhe fëmijët e secilit prej tyre (nëse kanë të tillë), përveç këtyre , strehimi i të afërmve të tjerë është në varësi të dëshirës dhe aprovimit të secilës palë. Kjo do të thotë që Islami sheh me prioritet familjen bërthamë dhe nga ana tjetër lë dyert e hapur edhe për familjen e gjerë.... |
|