Lumturia bashkëshortore Hitskin_logo Hitskin.com

This is a Hitskin.com skin preview
Install the skinReturn to the skin page

islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeSat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
64 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 64 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap96%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap0%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap0%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap0%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap1%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lumturia bashkëshortore I_vote_lcap2%Lumturia bashkëshortore I_vote_rcap
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lumturia bashkëshortore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admine-Meli
Administrator
Administrator
Admine-Meli


Numri i postimeve : 160
Data e regjistrimit : 20/09/2011
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : Tetove

Lumturia bashkëshortore Empty
MesazhTitulli: Lumturia bashkëshortore   Lumturia bashkëshortore I_icon_minitimeThu 10 Nov 2011 - 22:52

Lumturia bashkëshortore 2001501267723945

Sa herë që flitet për lumturinë bashkëshortore, shumë
njerëzve mendja u shkon për një periudhë të caktuar nga jeta e tyre
bashkëshortore. Mos vallë lumturia bashkëshortore ka një kohë të
caktuar? Mos vallë ajo ka periudhën e saj të skadencës? Mos vallë ajo
është thjesht një imagjinatë dhe fantazi? Përse lumturia bashkëshortore
kufizohet vetëm në ditët e para të martesës? Mos vallë lumturia
bashkëshortore është diçka që përmendet vetëm në libra dhe nuk njihet në
realitet? A është e mundur që t’a përjetojmë lumturinë bashkëshortore
gjatë gjithë jetës? Unë do të përpiqem që t’a faktoj si teorikisht ashtu
edhe praktikisht që lumturia bashkëshortore është e mundur që të zgjaqë
deri në vdekje dhe ndarjen përfundimtare të çiftit nga kjo botë.



Dashuria i ngjan një bime, të cilën sa më shumë t’a
vadisësh dhe të kujdesesh për të, aq më shumë do të rritet dhe
zhvillohet. Dhe e kundërta, nëse e lë pa vaditur dhe punuar, padyshim që
bima do të thahet.
Për t’a përforcuar idenë time mbi mundësinë e zgjatjes së lumturisë
bashkëshortore deri në vdekje, unë kam pyetur dhe jam këshilluar me
shumë psikologë, sociologë dhe ekspertë të kësaj fushe. Që dashuria mes
dy bashkëshortëve të zgjasë derisa t’i ndajë vdekja, ekspertët e kësaj
fushe kanë caktuar disa kritere dhe pika, që ndihmojnë secilin nga
bashkëshortët për një dashuri pa kufi.
Për të garantuar një jetë bashkëshortore të lumtur, unë do përmend pesë
pika të rëndësishme. Një nga këto pika, ka të bëjë direkt me burrin,
njëra me gruan, kurse tre të tjerat janë të përbashkëta. Këto pika janë:
1 – Mëshira, toleranca zemërgjerësia dhe falja. Nëse dëshiron o
bashkëshort që të garantosh dashurinë e gruas dhe respektin e saj, duhet
të tregohesh tolerant me të, zemërgjerë dhe ta falësh në raste gabimi.
Edhe nëse dashuria fillon të zbehet me kalimin e viteve, gruaja nuk mund
t’a harrojë mirësjelljen dhe dashamirësinë tënde. Faktin që ti je
treguar zemërmirë, i butë, i dashur, nuk e ke sharë, ofenduar, sjellë
ashpër etj... gruaja e ka të vështirë t’a harrojë.
Profeti a.s thotë:”Më i miri prej jush është ai që sillet më mirë me
familjen e tij dhe unë jam më i miri nga ju me familjen time.”
Për Profetin a.s nuk është më i miri ai që ka mësuar përmendësh Kuranin,
që falet në xhami, që falet dhe agjëron shumë etj... por ai që sillet
mirë me bashkëshorten e tij. Më i miri në umetin musliman, është ai që
sillet më mirë me bashkëshorten dhe familjen e tij. Në fund të hadithit,
Profeti a.s jep shembullin dhe modelin e një bashkëshorti të mirë. Ai
përfaqëson bashkëshortin model për të gjithë muslimanët. Diçka të tillë,
Profeti a.s nuk e thotë për namazin e natës apo çdo lloj adhurimi
tjetër. Por e thotë përsa i përket trajtimit dhe marrëdhënieve brenda
çiftit.
Në një hadith tjetër, Profeti a.s nxit që të tregohemi të butë dhe të
dashur me gratë. Ai thotë:”Tregohuni të butë me qelqin (duke pasur si
qëllim gratë)”
Profeti a.s është modeli dhe shembulli ynë më i mirë përsa i përket sjelljes dhe marrëdhënieve që duhet të ndërtojmë me gratë.
Një herë, gruaja e tij Hafsa i kishte pregatitur diçka për të ngrënë
atij dhe shokëve që i kishin ardhur për vizitë. Kjo gjë e gëzoi pa masë
të dërguarin e Zotit a.s. Ajo që po e ndiqte këtë skenë nga dhoma e saj
ishte dhe Aisheja. Ajo u bë xheloze që Hafsa kishte pregatitur ushqim
dhe i dërguari i Zotit ishte gëzuar. Kështu, doli nga dhoma e saj dhe
teksa Hafsa po u ofronte enën me ushqim, ajo e goditi enën me bërryl dhe
ena ra përtokë duke u thyer dhe shpërndarë ushqimin.
Të gjithë shokët e Profetit a.s u shtangën nga kjo sjellje e Aishes. Vallë si do të reagonte i dërguari i Zotit?
Profeti a.s morri një pjatë tjetër, u ul përtokë dhe filloi të mbledhë
ushqimin e derdhur. Pasi e vendosë në pjatën tjetër, Profeti a.s i pa
shokët e tij që kishin mbetur gojëhapur dhe u tha duke buzëqeshur:”Nëna
juaj u bë xheloze!”
Më pas, Profeti a.s u ngrit dhe vajti tek dhoma e Aishes të cilës i
tha:”O Aishe! Ti ia thyeve pjatën Hafsas, prandaj duhet t’ia kompensosh
atë me një pjatë tjetër.”
Aisheja, duke u ndjerë ngushtë dhe e turpëruar nga ajo që kishte bërë i tha:”Kërkoji Zotit falje për mua o i dërguari i Zotit.”
Një problemi i tillë dhe i përarfërt, mund të çojë deri në divorc tek
familjet e sotme. Ndërkohë që në familjen e Profetit a.s e shtoi më
shumë dashurinë dhe respektin. Dëmi u dëmshpërblye dhe fajtori e pranoi
fajin, duke e mbyllur këtë çështje me aq.
Një herë tjetër, mes Profetit a.s dhe Aishes kishte lindur një konflikt.
Duke dashur që t’a bindë, Profeti a.s i tha:”Kë dëshiron të marrim si
gjykatës mes nesh? A e pranon Ebu Ubejde ibnu Xherrahun?”
Aisheja i tha:”Jo, ai është shumë zemërmirë.”
Profeti a.s e pyeti:”Mos dëshiron Umer ibnul Hattabin?”
Aisheja i tha:”Jo, Umerin nuk e dua.”
Profeti a.s e pyeti:”Atëherë kë dëshiron?”
Aisheja i tha:”Ebu Bekrin, babanë tim.”
Me të ardhur Ebu Bekri, Aisheja iu drejtua Profetit a.s me fjalët:”Tregoji si qëndron puna, por mos thuash veçse të vërtetën.”
Kjo e nervozoi së tepërmi Ebu Bekri i cili i tha:”Po a mund të flasë
veçse të vërtetën i dërguari i Zotit?!” dhe u mat t’a qëllojë Aishen.
Profeti a.s ndërhyri dhe e mbajti Ebu Bekri, duke i thënë:”O Ebu Bekr, nuk të ftuam për këtë.”
Pasi Ebu Bekri doli jashtë, Profeti a.s i tha Aishes:”A e pe si të mbrojta?”
Këto fjalë e bënë Aishen të qeshë dhe bashkë me të dhe Profeti a.s. Ebu
Bekri e dëgjoi të qeshurën e tyre dhe u kthye përsëri. Pasi hyri brenda
dhe i gjeti duke qeshur u tha:”Më bëni dhe mua të qesh, siç më bëtë të
nervozohem.”

Një nga muslimanët e Medines, u nis një ditë të shkojë të ankohet tek
Umeri për gjuhën e gjatë të gruas së tij. Kur arriti tek shtëpia e
Umerit dhe u bë gati të trokasë, dëgjoi nga brenda që gruaja e Umerit po
i bërtiste Umerit dhe po i kthente fjalën. Kur pa këtë, u mendua pak
dhe u morri rrugën e kthimit.

Në atë çast del Umeri, e shikon pranë shtëpisë së tij, i thërret dhe e pyet:”Sikur paske ardhur për mua!”
“Po” ia ktheu burri.
“Po përse u bëre pishman atëherë?” e pyeti Umeri.
Burri i tha:”O Prijës i besimtarëve! Unë erdha të ankohem për gruan
time, e cila ka gjuhë të gjatë dhe më kthen fjalën. Kur u bëra gati të
trokas në derë, dëgjova që zëri i gruas tënde ishte më i lartë se zëri
yt dhe thashë:”Nga diçka e tillë vuan vetë Umeri, e jo më unë!”
Umeri iu përgjigj:”O vëlla! Ajo më duron, më lan rrobat, më rregullon
shtratin dhe edukon fëmijët. Të gjithë këto i bën dhe duron. Përse të
mos e duroj unë nëse ngre zërin?”
Nëse dëshiron që dashuria të shtohet dhe forcohet, tregohu i mëshirshëm, zemërgjerë dhe mëso të falësh.
Një bashkëshort që e pengon të shoqen që të vizitojë familjarët e saj, i
mungon mëshira dhe është i pashpirt. Një njeri i tillë do të japë
llogari para Zotit për këtë që bën.
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë:”Nëse ju i ktheni shpinën besimit,
atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet
farefisnore.” (Muhamed 22)
Një bashkëshort që e ngacmon të shoqen se do të martohet për se dyti,
duke dashur t’a shtojë xhelozinë e saj, është i pamëshirshëm.
Një bashkëshort që sa herë ka probleme me të shoqen e kërcënon me divorc, është njeri pa personalitet.
Një burrë që e rreh të shoqen, është burrë pa dinjitet dhe karakter.
Tregon gruaja e Profetit a.s, Aisheja:”I dërguari i Zotit kurrë nuk ka
qëlluar ndonjë grua.”
Nëse dëshiron që të jetosh në lumturi dhe qetësi, mëshiroje gruan tënde.
Nëse e bën këtë, dije se do të kthehet në skllaven tënde me dëshirën
dhe vullnetin e saj, pasi e mira e bën tjetrin robin tënd.
Dikush mund të thotë:”Po u solla kështu me gruan time, humbas
personalitetin tim dhe ajo nuk do më respektojë më.” Në fakt, diçka e
tillë nuk është e vërtetë dhe këtë e vërteton vetë jetëshkrimi dhe
biografia e Profetit a.s, në marrëdhëniet që kishte ndërtuar me gratë e
tij. Diçka e tillë mund të ndodhë vetëm nëse burri ka personalitet të
dobët, por jo për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë që tregon për
gruan. Gruaja është në gjendje t’a dallojë një burrë me personalitet të
fortë nga një tjetër pa personalitet.
Të qëndrosh gjithë natën para televizorit dhe t’a lësh bashkëshorten të
flerë dhe të ndihet e vetmuar, nuk është prej mëshire. Të mbyllesh në
vetvete ose të jepesh pas shoqërisë, duke shpërfillur gruan nuk është
prej mëshire.
Tek i dërguari i Zotit a.s ne kemi shembullin dhe modelin më të mirë, përsa i përket lidhjeve bashkëshortore.
Kur ai vendosi, madje u nis bashkë me ushtrinë për të marrë Meken, edhe
dy shokët e tij më të ngushtë, Umeri dhe Ebu Bekri nuk e dinin çfarë
synonte Profeti a.s. Personi i vetëm që e dinte këtë, ishte e shoqja e
Profetit a.s, nëna e besimtarëve Aisheja. Babai i saj Ebu Bekri shkonte
t’a pyesë mbi destinacionin e Profetit a.s, por ajo nuk ia tregoi.
Profeti a.s ia kishte besuar asaj këtë sekret, ngaqë ishte i bindur se
ajo do e ruante të fshehtë.
Gjatë kohës së përmuajshmeve, zakonisht gratë ndihen më nervoze dhe kanë
nevojë për përkujdesje dhe dhembshuri. Profeti a.s e dinte këtë dhe kur
e shihte Aishen të pijë ujë, shkonte dhe pinte ujë nga e njëjta gotë
dhe nga i njëjti vend ku kishte pirë ajo.
Në mëshirën dhe dhembshurinë që burri duhet të tregojë ndaj gruas, është
se ai nuk duhet t’a rëndojë dhe lodhë me kërkesa të shumta dhe në kohë
të papërshtatshme.
Përsa i përket punëve të shtëpisë, burri duhet të japë kontributin e tij
dhe t’a ndihmojë gruan. Diçka të tillë e mësojmë nga jeta e Profetit
a.s, i cili kur gjendej në shtëpi, milte delet, rregullonte opingat,
blinte ushqimet etj...
Një herë, Profeti a.s vajti në shtëpinë e vajzës së tij Fatimes, të cilën e gjeti të vetme. I habitur e pyeti:”Ku është Aliu?”
Fatimeja ia ktheu:”Ka dalë.”
Profeti a.s e pyeti:”Po Hasani dhe Husejni?”
Ajo i tha:”I nxorri Aliu jashtë. Ngaqë nuk kishim me ç’ti ushqenim, ai i nxorri jashtë që të mos qajnë në prezencën time.”
Ndërkohë që në ditët tona, me të filluar foshnja të qajë, babai ia
dorëzon bashkëshortes dhe vetë del në dhomën tjetër, larg të qarave dhe
zhurmës.
Edhe në rast pakënaqësish dhe mungese dashurie, Zoti në Kuran na porosit
që të sillemi mirë me gratë. Ai thotë:”Jetoni e silluni mirë me to! Në
qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që
juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë
të mira.” (Nisa 19)
Një ditë, ndërkohë që po bisedoja me një nga njerëzit e ditur në xhami,
vjen një i ri për të pyetur të diturin mbi një çështje private. Ai i
tha: ”Unë kam probleme me gruan, të cilën nuk e dua, madje e urrej dhe
nuk mundem të jetoj me të. Dua të divorcohem, por kam frikë se mos i bëj
padrejtësi. Të lutem më trego çfarë të bëj!”
Unë mendova se i dituri do t’i drejtohet me fjalë të ashpra, por ai i
tha: ”Këshilla ime është një fjalë e vetme. Do ta them dhe mendohu rreth
saj. Në fund bëj ç’të duash, ose divorcoje, ose mbaje! Fjala dhe
këshilla e vetme që do të them është: “Me të vërtetë që durimtarëve u
jepet shpërblimi pa llogari.” Nëse dëshiron që Ditën e Kijametit të
dalësh para Zotit tënd dhe për durimin e bërë të shpërblejë pa llogari
dhe pa masë, zbatoje ajetin e mësipërm. Nëse jo, bëj si të duash.”
Unë me vete mendoja se është e pamundur që tjetri të ndryshojë mendim,
me një ajet që dëgjoi. Do të ishte më mirë që i dituri ta kishte
frikësuar me zjarrin dhe ndëshkimin e Zotit. Pas një muaji, u takova me
të riun që erdhi të pyesë dijetarin dhe e pyeta se çfarë kishte ndodhur.

Ai më tha: ”Pasi dola nga xhamia, i thashë vetes se ke dy zgjidhje: Ose
të durosh dhe të fitosh shpërblimin pa llogari të Zotit, ose t’i bindesh
dëshirës dhe pasioneve e ta divorcosh. Ajo që zgjodha dhe m’u duke më e
drejtë ishte të duroja dhe të fitoja shpërblimin e Zotit. Për Zotin,
nga dita që mora këtë vendim, mua nuk më rrihet pa gruan asgjëkundi. E
dua si asnjëherë më parë. Edhe kur jam në punë, e marr në telefon për
t’u siguruar mbi gjendjen e saj.”

2 – Kjo këshillë është e vlefshme për gratë, të cilat duhet t’i dëgjojnë
hallet dhe shqetësimet e burrave, t’u qëndrojë përkrah dhe të përpiqen
që t’a mbajnë të lartë moralin e tyre. Edhe pse je e dobët, thuaji fjalë
vlerësuese dhe stimuluese. Thuaji:”Mos kij frikë se më ke përkrah! Mos u
shqetëso se kemi ndihmën e Zotit! Padyshim që Zoti nuk do na braktisë!
Do e kalojmë dhe këtë periudhë të vështirë!” dhe fjalë të tilla të
ngjashme, të cilat stimulojnë vullnetin, këmbënguljen dhe dëshirën e
mirë.

Ajo që ndodh me shumë gra është se nuk dinë gjë tjetër përveç ankesave
ndaj burrave të tyre. Burri ka nevojë për dikë me të cilin të qajë
hallet, dhe duke mos e gjetur këtë tek e shoqja, ai do e gjejë tek
shoqëria dhe miqësia. Kështu, fillojnë të krijohen ndarje dhe barriera
mes bashkëshortëve.
Një grua nevrike, që e humbet toruan dhe nuk di çfarë flet, e ka të
humbur lumturinë bashkëshortore. Mos thuaj që kështu jam unë, nevrike
dhe e papërmbajtur. Patjetër që duhet të përpiqesh të ndryshosh. Ti
duhet të dish si t’a ruash të paprekur dinjitetin dhe karakterin e
burrit tënd.
Askush nuk mund t’i japë zemër dhe forcë burrit, siç mund t’a bëjë këtë
gruaja e tij. Nëse burri do e ndjejë që gruaja është njeriu më i afërt,
më i dashur, të cilës i qan hallet dhe tek ajo gjen mbështetjen morale,
nuk ka gjë që t’a ndajë prej saj. Sikur të gjendet mes grave më të
bukura në botë, ai as në mendje nuk do i shkojë t’a tradhëtojë të
shoqen.
A e dini përse gruaja e Profetit a.s, Hadixheja u përgëzua me xhenet nga
Xhibrili a.s akoma pa vdekur? A e din përse ajo ka krijuar atë emër të
mirë? E gjithë kjo për shkak se ajo i qëndroi përkrah Profetit a.s dhe e
përkrahu për të përmbushur misionin e tij. Profeti a.s shkëputej nga
jeta familjare dhe qëndronte në shpellën Hira për ditë të tëra.
Megjithatë, kjo nuk ndikoi në marrëdhëniet bashkëshortore mes tij dhe
Hadixhes. Natën që Profetit a.s iu shpall zbulesa hyjnore për herë të
parë, ndodhej në këtë shpellë. Me nxitim dhe i lemerisur, ai u nis për
në shtëpi. Kur arriti atje, i tha të shoqes:”Më mbuloni, më mbuloni!”
Hadixheja nuk i tha siç mund t’i thonin shumë gra të sotme:”A nuk të kam
thënë të mos shkosh më në atë shpellë? Të kam dalë borxhit dhjetëra
herë dhe ti nuk ma ke vënë veshin! Ja ku dolën fjalët e mia...”
Jo, Hadixheja nuk mund t’i thoshte fjalë të tilla. Kur Profeti a.s u
qetësua dhe i tha Hadixhes:”U frikësova se mos ishin xhinde.”
Ajo i tha:”Jo për Zotin, nuk të braktis ty Zoti. Pasi ti sillesh mirë me të afërmit, respekton mikun dhe ndihmon nevojtarët.”
Misioni për të cilin je krijuar ti o motër është që të jesh burim prehjeje dhe qetësie për burrin tënde.
Kur u krijua Havaja, gruaja e parë, Ademi a.s e pyeti mbi misionin e saj, dhe ajo iu përgjigj:”Që të gjesh prehje tek unë.”

3 – Ekzistenca e një qëllimi dhe objektivi të përbashkët në familje.
Nëse një çift martohet dhe secili jeton sipas mënyrës që din dhe
koncepton vetë, patjetër që dashuria mes tyre do të venitet dhe zbehet.
Qëllimi dhe objektivi në jetë, i ngjan më së shumti ujit që vadit bimët.
Nëse bima do të vaditet kohë pas kohe, ajo do e ruajë gjelbërimin dhe
do të çelë lule.

Lumturia familjare dhe bashkëshortore nuk është një gënjeshtër apo diçka
e paarritshme. Ajo ka mbushur dhe depërtuar në shumë familje dhe
shtëpi. Me qëllim që ajo të mbushë çdo shtëpi tonën, duhet që të
caktojmë një objektiv dhe mision të përbashkët. Çifti duhet të jetojë me
qëllimin që të përmbushin misionin e tyre të përbashkët.
Unë njoh një çift shumë të lumtur dhe që e duan njëri-tjetrin në atë
formë që nuk përshkruhet. Kjo, pasi të dy i kanë vënë vetes si synim që
të gjithë lagjen ku banojnë t’a lidhin me Zotin dhe fenë. Ata shtrojnë
gosti dhe koktejle të shpeshtë, ku të ftuarit nuk kanë miqtë dhe
familjarëte tyre, por banorët e lagjes.
Një çift tjetër, u përballën me shumë probleme me njëri-tjetrin, që në
fillimet e martesës së tyre. Kështu, të dy vendosën që t’i caktonin
vetes një synim të përbashkët. Ata vendosën të hapin një qendër
bamirësie për fëmijë. Me shtrirjen dhe rritjen e aktivitetit, rritej dhe
forcohej dhe dashuria mes nesh.
Dashuria mes bashkëshortëve fillon të zbehet, madje humbet fare, vetëm
atëherë kur secili shikon hallin dhe jetën e tij private. Një çif i
angazhuar në një program dhe projekt të përbashkët, gjatë gjithë jetës
do të shijojnë frutet e dashurisë, mirëkuptimit dhe harmonisë.
Unë i këshilloj të gjithë të martuarit, të bien dakort mbi një objektiv
dhe mision të përbashkët, t’a shkruajnë në letër dhe t’a vendosin atë në
një vend ku t’a shohin gjatë gjithë kohës.
Teksa flisja me një shokun tim mbi të njëjtin shqetësim, ai më tha:”Të
njëjtën gjë ia propozova bashkëshortes para disa kohësh dhe vendosëm që
secili prej nesh të shkruante objektivat e tij, më pas do i krahasonim
dhe të nxirrnim objektivin e përbashkët. Unë, shkruajta që objektivi im i
parë ishtë të bëj diçka që do të kënaqë Zotin. Objektivi i dytë ishte
që t’a bëj të ndihet e lumtur bashkëshortja dhe i treti të ndihem unë i
lumtur. Kur i krahasuam, pashë që bashkëshortja kishte shkruar të
njëjtën gjë për mua.”

4 – Mbyllja e derës së fitneve. Marrëdhëniet e bashkëshortëve me të tjerët duhet të jenë të kujdesshme dhe të matura.

Një burrë që e braktis shtratin e të shoqes për javë të tëra, t’a dijë
se po e ekspozon atë ndaj joshjeve dhe fitneve të jashtme. Nëse e shoqja
bie në gjynah, patjetër që edhe i shoqi do të japë llogari për këtë.
Një natë, gjatë kontrollit të përditshëm, Umer ibnul Hattabi dëgjoi një
grua që këndonte dhe thurrte vjersha me përmbajtje erotike, ku dhe
ankohej për mungesën e të shoqit që ishte në luftë. Menjëherë, Umeri
vajti tek e bija e tij Hafsa dhe e pyeti:”Sa është koha maksimale që një
grua e përballon mungesën e burrit?”
Hafsa iu përgjigj:”Katër muaj.”
Menjëherë ai nxorri një dekret, të cilin ua shpërndau të gjithë
komandantëve të ushtrive, ku i urdhëronte që të mos i mbajnë ushtarët e
martuar mbi katër muaj larg shtëpisë.
Këtë, Umeri e bënte për të mbrojtur një nga të drejtat themeltare të gruas.
Shpesh herë, burrat abuzojnë me hadithin e Profetit a.s ku ai thotë se
nëse gruaja refuzon t’i përgjigjet nevojave të burrit në shtrat, ajo
është e mallkuar. Përse këta burra i injorojnë nevojat e grave të tyre? A
nuk kanë dhe ato të drejta në shtrat?
Sot ka bashkëshortë të cilët regjistrojnë në televizorët e tyre kanale
me përmbajtje pornografike. Si është e mundur që në shtëpinë tënde ku
lexohet Kuran dhe përmendet emri i Zotit, të shfaqen pamje të tilla o
vëlla?! Gjëra të tilla e shkatërrojnë familjen dhe e minojnë lumturinë
familjare.
Veç kësaj, Profeti a.s na e ka ndaluar që gjatë mungesës së burrit, në
shtëpi të hyjnë persona të farefisit. Njerëz të tillë, qoftë dhe vëllai i
bashkëshortit, nuk ka përse të qëndrojnë dhe të hyjnë në shtëpi ku
gjendet vetëm nusja e shtëpisë,. Të gjithë këto, islami i ka caktuar me
qëllim që të mbrojë familjen dhe dashurinë mes çiftit.
Marrëdhëniet dhe lidhjet e reja që lindin në punë, janë shkatërruese për
lumturinë bashkëshortore. Sot është bërë e modës që burri të krijojë
lidhje me koleget e punës, lidhje dhe marrëdhënie të cilat vazhdojnë të
përparojnë derisa të çojnë në gjynahe, divorce dhe shkatërrim të
familjes.
Shejtani përdor një lojë dhe grackë shumë të rrezikshme, sidomos me
burrat. Ai ua paraqet atë që nuk e kanë, shumë më të ëmbël se ajo që
kanë. Ai ua paraqet burrave një grua të huaj, shumë më të bukur se gruan
dhe bashkëshorten që kanë në shtëpi.
Tregon Profeti a.s:”Gjatë natës së Miraxhit, mu paraqitën disa njerëz të
cilëve u ofrohej për të ngrënë mish i gatuar mirë. Por ata e injoronin
atë dhe shkonin dhe hanin mish të qelbur. I shokuar e pyeta Xhibrilin
a.s:”Kush janë këta o Xhibril?”
Ai më tha:”Këta janë ata burra që injorojnë gratë e tyre hallall, dhe rendin pas grave haram.”

5 – Adhurojeni Zotin së bashku, që t’ju shtohet dashuria me
njëri-tjetrin. Ai që e ka krijuar lumturinë, Ai është burimi i
lumturisë. Adhurojeni dhe luteni Zotin së bashku, që t’ju mbulojë me
dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin.

Caktoni një ditë në javë, ku të falni dy rekate së bashku.
Ajo që ndodh sot, është se secili bashkëshort falet dhe e adhurojnë
Zotin veçmas. Unë u këshilloj që t’a provoni qoftë dhe një herë që të
faleni bashkë. Për këtë, thotë Profeti a.s:”Zoti e mëshiroftë atë burrë
që çohet natën të falet dhe zgjon dhe gruan e tij të falet. Nëse nuk
zgjohet i hedh ujë në fytyrë. Zoti e mëshiroftë një grua që çohet të
falet natën dhe zgjon dhe burrin e saj, të cilit nëse nuk zgjohet i hedh
ujë në fytyrë.”
“Kush çohet natën dhe zgjon gruan e tij dhe falen të dy, do të shkruhen nga ata që përkujtojnë Zotin shumë.”
Cakto një ditë në javë ku do të lexosh Kuran me gruan tënde, cakto një
ditë në javë ku do e lusni së bashku Zotin. Ndërkohë që jeni duke
udhëtuar me makinë, përkujtojeni Zotin bashkë. Dy bashkëshortë që e
përkujtojnë Zotin bashkë, nuk mund të zihen dhe bërtasin për shkak se
gjella ka më shumë kripë se zakonisht. Dy vetë që falin dy rekate namaz
nate, nuk mund të grinden të nesërmen në mëngjes.
Unë dua që dashuria mes bashkëshortëve t’i përngjasojë dashurisë që ekzistonte mes Profetit a.s dhe Aishes.
Një herë, Aisheja e pyeti të dërguarin e Zotit a.s:”Si e përshkruan dashurinë tënde për mua o i dërguar i Zotit?”
Profeti a.s iu përgjigj:”Si nyjen e litarit!”
Aisheja e pyeti sërish:”Si është nyja tani o i dërguari i Zotit?”
Profeti a.s iu përgjigj:”Siç ka qenë o Aishe!”
Një herë teksa profeti a.s ishte shtrirë në shtëpi, dëgjon trokitjen e
derës. Mënyra se si trokiste dhe zëri pas derës i kujtuan atë të
Hadixhes. Çohet në këmbë dhe thotë:” O Zot, më duket si zëri i Hadixhes.
O Zot bëje që të jetë motra e Hadixhes”. Kur hapi derën pa që ishte
motra e Hadixhes dhe e mirëpriti me gëzim. Kjo, edhe pse Hadixheja
kishte vite që kishte vdekur.
Ne duam që bashkëshortët t’a duan njëri-tjetrin ashtu siç duhej Umer
ibnul Hattabi me bashkëshorten e tij Umu Kulthumin, vajzën e imam Aliut.
Ditën e hënë vdiq Umeri, kurse të martën vdiq Umu Kulthumi, nga
pikëllimi për vdekjen e tij.
E lusim Zotin që pas këtyre rrjeshtave t’i mbushë shtëpitë tona me
dashuri, respekt dhe harmoni, siç ishin të mbushura shtëpitë e Profetit
a.s dhe të muslimanëve të parë.







Burimi: ikratv-alb.net
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lumturia bashkëshortore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lumturia bashkëshortore:
»  Mr.Zelije Sulejmani "LUMTURIA NË FAMILJE"
» Llojet e problemeve bashkeshortore
» [Gruaja dhe familja në islam] Metoda praktike për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bashkëshortore
» Mërzia, virus i jetës bashkëshortore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja dhe familja në Islam-
Kërce tek: