Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sëmundja e sheqerit dhe pasojat për organizimin Sat 14 Jan 2012 - 16:10 | |
| Sëmundja e e sheqerit, apo Diabedes Melitus, paraqet një sëmundje kronike apo thënë më mirë sëmundje e përjetshme, e cila karakterizohet me crregullimin e metabolizmit të karbohidrateve,por edhe yndyrave dhe proteinave, si dhe ndryshime specifike të enëve të gjakut.Si pasojë e çrregullimit të metabolizmit të karbohidrateve në gjak paraqitet një sasi e rritur e sheqerit, që nuk mund të bie vetvetiu në vlera normale.
Vlera normale të sheqerit të gjakut, apo glikemisë, sillen prej 4.5 deri 6.0 mmol/1 esëll, nga gjaku kapilarik marrja e gjkaut nga gishti). Vlerat më të mëdha se kjo, sidomos nëse përsëriten pas disa matjeve,zakonisht janë shenjë e sëmundjes së sheqerit.
Zakonisht rritje e sheqerit esëll në gjak do të thotë sëmundje e sheqerit.Sipas shumë studimeve, për ndikimi e vlerave të ndryshme të sheqerit në gjak, është e vërtetuar që edhe vlera e sheqerit esëll më tepër se 5.5 mmol/1 sjellin deri te ndryshimet e enëve ë gjakut.Sipas kësaj, vlerat e sheqerit në gjak më të mëdha se 5.5 mmol/1 esëll, nga gjaku kapilarik sot parashihet si glikemi e çregulluar esëll.
Për shkak të kësaj, qëllimi ynë është që sa më tepër t`ju njohim me diabetin, kështu që ju mandej mund t`i ndihmoni vetes. Sëmundja e sheqerit te disa njerëz që nga fillimi mjekohet me insulinë, kurse tek tjerët mjekimi me insulinë do të bëhet pas një periudhe nëse është e nevojshme. Sa më parë të kaloni në insulinë aq më e gjatë dhe më kualitative do të jetë jeta juaj.
Shenjat e sëmundjes:
- Plogështi dhe humbje të elanit për punë, nevoja të shpeshta për gjumë si dhe zvoglimi i të mbajturit mend.
- Humbja në peshë, e cila mund të jetë e ndryshueshme p.sh humbje e disa kilogramëve (për një kohë shumë të shkurtër) deri në humbje të theksuar të peshës së trupit.
- Tharje e gojës, me ndjenja të thatësisë në fyt, e cila sjell deri te paraqitja e etjes.
- Pirja e ujit është e përhershme,prandaj çrregullohet edhe qetësia natën.
- Urinimi i shpeshtë.
- Paraqitje e shpeshtë e puçrave me qelb rreth qafë,si dhe në pjesë të trupit,të cilat nuk reagojnë në terapi të zakonshme.
- Skuqje dhe kruarje e organeve gjenitale e cila keqësohet me larhje me sapun.
- Shërimi i ngadalsuar i plagëve, sidomos të atyre që janë me qelb.
- Çrregullime në të pamurit.
Gjatë paraqitjes së njërës nga këto shenja, e sidomos gjatë paraqitjes së disave prej tyre, është e domosdoshme që të konsultoheni me mjekun tuaj dhe të kërkoni që t`ju matet glikemia. Sa më herët e zbuloni diabetin, aq më shumë do t`i largoni komplikimet, kur diabeti dëmton organet e tjera.Rrallë ndonjë sδmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet kryesore të trupit pa përjashtim, dhe sidomos enët e gjakut. Çudia është se vetëm pak të sëmurë me diabet e dinë këtë të vërtetë dhe akoma më të paktë janë ata që e besojnë.Diabeti arrin mjaft shpesh t`i mashtrojë viktimat e tij.Kjo vjen prej mosdijes, mosnjohjes së tij.Shumë të sëmurë nuk e dinë që diabeti krijon ndërlikime.Nuk i njohin ato madje edhe kur vuajn prej tyre, nuk u shkon mendja t`i lidhin me të.Të prekurit gënjehen nga forma apo paraqitja e butë "i lehtë' pa shenja, me glikemi jo shumë të lartë është i dëmshëm.Për vite me radhë diabeti rri i fshehjur, pa dhënë shenja e shqetësime të dukshme. Dieta është primare në mbrojtjen nga sëmundja e sheqerit.Ajo nuk paraqet kufizime, por ushqim të drejtë dhe të shëndoshë.
| |
|