Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Rreth 30 organizata paralajmërojnë protesta në Prishtinë Sun 15 Jan 2012 - 21:22 | |
| Rreth 30 organziata të shoqërisë civile në Kosovë kanë njoftuar se e dënojnë ashpër dhunën brutale, të urdhëruar nga Qeveria e Kosovës dhe të ushtruar nga Policia ndaj qytetarëve, në protestën e djeshme të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.Në një faqe në rrjetin social Facebook, organziatat thonë se shprehin revoltë ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila përmes deklaratave të saj, ka legjitimuar dhunën e Qeverisë së Kosovës ndaj qytetarëve.“Protesta e djeshme është manifestim i vullnetit të qytetarëve dhe instrument tërësisht demokratik”, thuhet në deklaratën e përbashkët të këtyre organizatave.“Për të kundërshtuar brutalitetin e dhunës qeveritare ndaj qytetarëve të Kosovës, shoqëria civile bën thirrje për protestë qytetare kundër dhunës. Protesta do të mbahet të hënën, më 16 janar 2012, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dhe fillon në orën 12.00”, thuhet në njoftimin e këtyre organziatave.Në mesin e organizatave që kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë janë: Instituti KIPRED, Lëvizja FOL, Iniciativa për Progres, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë, Qendra për Politika dhe Avokim , Ec Ma Ndryshe, Organizata për Demokraci, Dinjitet dhe Anti-Korrupsion, Rrjeti i Grupeve të Grave, etj.(REL) | |
|