Një grup prej gjashtë ministrave të jashtëm, në krye me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Ekmeleddin Ihsanoglu do të vizitojën Mianmarin. Kjo vizitë vie në saje të përpjekjeve për të shuar dhunën ndaj muslimanëve që banojnë në këtë vend.
Ihsanoglu tha për agjencinë Anadolu se pas një sesioni të veçantë të mbajtur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, është vendosur që të bëhet një vizitë në Mianmar, dhe në këtë mënyrë të vihet theksi mbi të drejtën e myslimanëve në vendin e tyre.
Ihsanoglu tha se muslimanët Rohingya nuk janë konsideruar si qytetarë të Mianmarit, përderisa kjo është e drejtë e tyre themelore. Sekretari i Përgjithshëm i OBI gjithashtu tha se ai ka qenë në kontakt me presidentin amerikan Barak Obama, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, si dhe figura të tjera të larta. Ihsanoglu tha se ka kërkuar vëmendje në lidhje me çështjen e Mianmarit që nga dita e parë kur ai erdhi në zyrë.
Më shumë se 140,000 muslimanë Rohingua u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre, pasi shtëpitë e tyre dhe vendet e punës u dogjën nga budistët. Mijëra mysliman u masakruan nga budistët vitet e fundit. /mesazhi/