islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Merita e muajit të Ramazanit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Merita e muajit të Ramazanit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Merita e muajit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Merita e muajit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Merita e muajit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Merita e muajit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Merita e muajit të Ramazanit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Merita e muajit të Ramazanit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Merita e muajit të Ramazanit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Merita e muajit të Ramazanit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Merita e muajit të Ramazanit Empty96%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Merita e muajit të Ramazanit Empty0%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Merita e muajit të Ramazanit Empty0%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Merita e muajit të Ramazanit Empty0%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Merita e muajit të Ramazanit Empty1%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Merita e muajit të Ramazanit Empty2%Merita e muajit të Ramazanit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Merita e muajit të Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Merita e muajit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: Merita e muajit të Ramazanit   Merita e muajit të Ramazanit EmptySat 7 Jul 2012 - 13:30

Merita e muajit të Ramazanit Merita10

Prej sezonave më madhështore të mirësisë është ky muaj fisnik, muaji i Ramazanit të bekuar, të cilin Allahu xh.sh. e ka graduar me zbritjen e Kur’anit në të, librin më madhështor, fjalën e Allahut xh.sh., të cilës nuk mund t’i mvishet e pavërteta as nga para e as nga prapa. Ai është kushtetutë e përjetshme
për udhëzimin e njerëzimit, ligj i qiellit për udhëzim në tokë: “Muaji i Ramazanit që në të (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)”1.
Allahu xh.sh. ia ka dhuruar këtij ymmeti këtë muaj për çdo vit. Ka njerëz të cilët e presin atë me përzemërsi e me nderim, ndërsa ekzistojnë edhe të atillë prej të cilëve del Ramazani duke bartur me vete kuj timet dhe mbresat më të këqija për ta.
Qoftë i bekuar ai për të cilin
Ramazani do të ndërmjetësojë për të (do të bëjë shefat), dhe lum për atë që Kur’ani do të bëjë shefat për të. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani do të kërkojnë mëshirë (shefat) për besimtarët në Ditën e Gjykimit, do të thotë agjërimi: O Zoti im e kam ndaluar nga ushqimet dhe nga marrëdhëniet intime gjatë ditës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim për të. Dhe do të thotë Kur’ani: E kam penguar të flejë gjatë natës, prandaj pranoje ndërmjetësimin tim. Pejgamberi a.s. po thotë: Do të bëjnë mëshirë (shefat) për të”2. Ramazani është sezoni i mirësive që Allahu xh.sh. ia mundëson njeriut. Ai është sezoni i të devotshmëve dhe treg i të mirëve. Kjo botë ka tregtarë,gjithashtu edhe bota tjetër
(Ahireti) ka tregtarë. Tregtarët e kësaj bote i presin sezonat e saj që të fitojnë, gjithashtu edhe tregtarët e Ahiretit i presin sezonat e saj që të fitojnë, mirëpo fitimi i tyre s’është i njëjtë.

Fitimi i tregtarëve të Ahiretit është falje prej Zotit të tyre dhe xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Tregtarët e Ahiretit janë ashtu siç i ka përshkruar Allahu xh.sh.:
“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zekatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe
shikimet”3.
Ramazani vjen për çdo vit si shans për myslimanin, për t’i shtuar veprat e mira, dhe për t’i pakësuar shkaqet e të këqijave.
Dyert e mirësive dhe të Xhennetit janë të hapura, ndërsa dyert e Xhehennemit janë të mbyllura dhe djajtë janë të prangosur, e kjo është shenjë që mundësitë e mirësisë janë të shumëfishta, ndërsa mundësitë e të këqijave janë të pakta dhe të kufizuara.
Lum për atë që e shfrytëzon këtë mundësi. Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kur të vijë Ramazani, hapen dyert e Xhennetit e mbyllen dyert e Xhehennemit, ndërsa shejtanët prangosen (lidhen me zinxhirë)”1. Në disa hadithe të tjera, thuhet: “Dhe thërret një thirrës: O ti që je i prirur për të bërë të mira, afrohu. O ti që je i prirur për të bërë të këqija, zmbrapsu”2.
Si të jetë agjërimi i saktë? Që mos të jetë agjërimi yt vetëm agjërim i barkut dhe i ndërprerjeve të marrëdhënieve intime, ndërsa gjuha jote nuk agjëron, sytë e tu nuk agjërojnë, veshët e tu nuk agjërojnë, gjymtyrët e tua nuk agjërojnë.
Syri yt nuk agjëron duke shikuar në haram; gjuha jote nuk agjëron nga gënjeshtra, përgojimi, llomotitja, tallja e përqeshja apo prej marrëzive; veshi yt nuk agjëron nga dëgjimi i muzikave boshe (që s’kanë dobi) dhe dëgjimit të fjalëve fyese. O mysliman, nuk duhet që të të agjërojë barku dhe organi gjenital, ndërsa ti i tëri je pa agjërim. Të agjërosh nga hajet dhe pijet që i ka lejuar Allahu
xh.sh., e të mos agjërosh nga mëkatet që i ka ndaluar Allahu xh.sh.. Pejgamberi a.s.
ka thënë: “Kush nuk i lën fjalët e ndyra dhe përdorimin e tyre (por vepron kështu edhe gjatë Ramazanit), Allahu s’ka nevojë që ai (njeri) ta lejë ushqimin dhe pijen e tij”3. Nuk është rritur
me edukatën islame, pasi që nuk e ruan veten e tij nga mëkatet. Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Agjërimi është mburojë që e ruan besimtarin nga çdo e keqe, mburojë nga mëkatet dhe gabimet në dynja, dhe nga zjarri në Ahiret. Njëjtë sikur ndonjëri prej jush të ketë mburojë
në luftë). Nëse ndonjëri prej jush agjëron mos të bëjë ndonjë punë të pahijshme e as mos të bërtasë, e nëse dikush e shan (apo ngacmohet) apo dëshiron të rrihet, le të thotë: unë
jam njeri që agjëroj”4.
Agjëruesi duhet të jetë i qetë, gjakftohtë e i sjellshëm. Duhet ta ruaj gjuhën e tij, ashtu siç i ruan veshët dhe sytë e tij, dhe tërë organet e trupit të tij: “Ndoshta ai që agjëron nuk përfiton asgjë prej agjërimit të tij vetëm urinë”5. E ka lodhur veten dhe trupin e tij, e është përpjekur kot, barku i tij ka
mbetur i uritur, mirëpo nuk ia ka dhënë agjërimit të drejtën e tij.
Përpiqu që të pastrohesh në këtë muaj fisnik, sepse ai është muaj i pastrimit. Allahu xh.sh. na ka obliguar agjërimin që të lartësohemi në hapësirat e engjëjve, që të lartësohet tek ne pjesa hyjnore-qiellore mbi atë tokësore-baltore. Ai e ka obliguar agjërimin që njeriu me të të ngrihet, që ta ngrejë veten dhe shpirtin e tij, deri sa të bëhet njeri i vërtetë.
Agjërimi të afron tek Allahu xh.sh., sepse ti e ke ndaluar veten tënde nga ajo që e ke patur traditë më parë, për asgjë tjetër jo, por vetëm që Allahu xh.sh. të jetë i kënaqur. Vetëm për hir të Tij, njeriu i le të gjitha ato gjëra që ia dëshiron vetja e tij.
Myslimani në Ramazan lartësohet e pastrohet. Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Kush agjëron Ramazanin me besim dhe përkushtim do t’i falen mëkatet e mëhershme”1.
“Kush falet në Ramazan me besim (të vërtetë) duke llogaritur (në shpërblimin e Allahut) do t’i falen mëkatet e mëhershme të bëra (ndaj Allahut)”2. Do të thotë, do t’i falen mëkatet e vogla siç argumentojnë disa hadithe të tjera, ndërsa për mëkatet e mëdha patjetër duhet pendimi i sinqertë tek Allahu xh.sh.. Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Pesë kohët e namazeve, xhumaja deri në xhumanë, nga Ramazani deri në Ramazan bëhen shkak për të falur mëkatet nëse u largohen mëkateve të mëdha”3.
Agjërimi dhe falja e namazeve të shpiejn tek falja e Allahut xh.sh.. Nëse dëshirosh të dalësh nga ky muaj me mëkate të falura, atëherë duhet që në mënyrë të drejtë të agjërosh dhe të falesh. Duhet të agjërosh dhe të falesh sikur besimtarët të cilët shpresojnë në shpërblimin e Allahut xh.sh..
Prandaj, mjerë për ata që iu vjen Ramazani, e nuk bëjnë dallim ndërmjet tij dhe muajve të tjerë të vitit. Ata janë të cilët quhen me emra myslimanë dhe jetojnë në mesin tonë, po e përdhosin shenjtërinë e këtij muaji fisnik. A lejohet që një gjë e tillë të ndodhë në një shoqëri myslimane? Jo për Zotin. Ata janë ose mëkatarë të mëdhenj, ose renegat (felëshues), Allahu xh.sh. na ruajt prej tyre.
1. Hadithin e transmetojnë: Buhariu Myslimanët më parë kur agjëronin i shtynin edhe fëmijët e tyre që të agjëronin gjersa ata ishin të vegjël, saqë ndonjëherë u binin lodra fëmijëve të tyre që të loznin deri sa të vije iftari. Pas moshës shtatë vjeçare, nëse fëmija është i fortë dhe mund të agjërojë urdhërohet për agjërim. Ndërsa pas moshës dhjetë vjeçare nëse mund të agjërojë dhe nuk agjëron, atëherë duhet të rrahet nga pak deri sa të agjërojë.
Allahu xh.sh. ia ka lejuar njeriut që të mos agjërojë për arsye të ndryshme, si: sëmundja, udhëtimi, pleqëria, puna e rëndë, u lejohet atyre të mos agjërojnë, mirëpo me kusht që ato ditë të paagjëruara t’i kompensojnë më pas me agjërim, kur të kenë mundësi.
Myslimani duhet të agjërojë prej agimit e gjerë në perëndim të diellit, e kur të perëndojë dielli atëherë ai duhet ta nxitojë iftarin, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Njerëzit do të gjenden në (rrugë) të mirë aq sa do të nxitojnë me iftarin”4. Nxitimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit ka qenë nga udhëzimi i Pejgamberit a.s. dhe i shokëve të tij. I Dërguari i Allahut xh.sh. thotë:
“Ne Pejgamberët jemi urdhëruar që të shpejtojmë iftaret dhe të vonojmë syfyret tona, dhe ta vendosim dorën e djathtë mbi të majtën në namaz duke u falur”5.
“Pejgamberi a.s. para se të falej bënte iftar me ca hurma, e nëse nuk kishte hurma atëherë pinte ca pika ujë”1.
Synet është shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit deri para agimit.
Dëshirojmë nga njeriu që gjatë këtij muaji të jetojë me librin e Allahut xh.sh. dhe në mikpritje të tij, sepse Ramazani është muaj i Kur’anit. Njeriu duhet të lexojë sa më shumë nga ky libër, sepse për çdo shkronjë të tij ka shpërblim të dhjetëfishtë. Duhet ta dëgjojë leximin e Kur’anit, e sa i këndshëm që është namazi i Teravisë kur njeriu e kalon me Kur’anin famëlartë.
Dëshirojmë që Ramazani të jetë një muaj për Allahun xh.sh., prej të cilit njeriu del me faljen e mëkateve dhe me mëshirën e mbrojtjes nga zja1.
rri i Xhehennemit. Dëshirojmë që të jetë prej atyre që Allahu xh.sh. i ka liruar prej zjarrit, e Ai për çdo natë liron nga zjarri.
Ky është muaji i Ramazanit, muaj në të cilin Allahu xh.sh. na ka mundësuar që të pastrohemi në të, të pastrohemi nga të këqijat tona dhe të furnizohemi me të mira e të mundohemi që ta shtojmë bilancin tonë tek Allahu xh.sh. me të mira.
S’ka gjë të keqe që njeriu ta shtojë pasurinë e tij me fitim të lejuar (hallall), e as nuk kursen që ta shpenzojë atë në obligime, mirëpo më me rëndësi se çdo gjë është pasuria-bilanci që do të jetë në qarkullim në Ditën kur s’ka monedhë tjetër në të, përveç veprave të mira dhe të këqija.
O vëllezër, mundohuni që ta shtoni bilancin tuaj tek Allahu xh.sh. dhe të jetë aktiv. Bëhuni të vendosur që këtë muaj ta bëni të sinqertë vetëm për Allahun xh.sh., që ta bëni muaj për agjërim, falje, bërjen e veprave të mira, të bëheni bujar për në rrugën e Allahut xh.sh.. Jepni dhe shpërndani zekatin e pasurisë suaj. Kryeni obligimet tuaja, e nëse dikush është borxhli le ta paguaj borxhin e vet.
Kemi nevojë që në këtë muaj të kthehemi tek Allahu xh.sh., ta lusim Atë me zemra të frikësuara e të nderuara, e duart e ngritura kah Ai duke u lutur, që të na shpëtojë nga kjo gjendje që jemi, duke e lutur Atë që të na largoj prej nesh shqetësimet dhe të na zgjidh problemet.
Kemi nevojë që të lutemi, sepse lutja e agjëruesit në kohë të iftarit nuk kthehet, sikur që është cekur në hadith: “Agjëruesi nëse lutet gjatë iftarit, duaja e tij nuk i kthehet”2.
Në një hadith tjetër thuhet: “Lutja e tre lloj personave nuk ju kthehet (u pranohet): agjëruesit kur bën iftar, udhëheqësit të drejtë, dhe lutja e atij që i është bërë padrejtë e ngrit Allahu xh.sh. mbi re, i hapen asaj (lutjes) dyert e qiellit, e thotë Zoti: pasha madhërinë Time do të të ndihmojë që të ngadhënjesh qoftë edhe pas pak”3.
A ka më mirë sesa kur të vije nata nga kjo anë, dhe të shkoj dita nga këtu, e të perëndojë dielli, në këtë kohë jemi përgatitur për iftar, t’i ngremë duart kah Allahu xh.sh. e të lutemi për vetët tona, familjet tona, dhe për mbarë myslimanët kudo që janë, për falje dhe mëshirë, për të dobëtit e të maltretuarit dhe luftëtarët, për çlirim, ngadhënjim dhe shpëtim, e të themi:
“Iku etja e u mbushën damarët, e është vendosur shpërblimi inshaAllah”4. Përktheu nga gjuha arabe:

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Merita e muajit të Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Temë e Ramazanit] Gjërat që duhet t’i bëjmë bashkë me familjen gjatë muajit të Ramazanit
» Nga gjërat e përbashkëta që është mirë të bëhen gjatë ditëve të muajit të Ramazanit
» Video Ligjerata Enkas për Ramazanin nga Hoxhallarët tanë
» Pritja e muajit të Ramazanit[HUDBE]
» Washington Post i kushton vend muajit të ramazanit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: