islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Kurbani dhe rregullat e tij EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
61 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 61 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Kurbani dhe rregullat e tij Empty96%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Kurbani dhe rregullat e tij Empty0%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Kurbani dhe rregullat e tij Empty0%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Kurbani dhe rregullat e tij Empty0%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Kurbani dhe rregullat e tij Empty1%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Kurbani dhe rregullat e tij Empty2%Kurbani dhe rregullat e tij Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Kurbani dhe rregullat e tij

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Kurbani dhe rregullat e tij Empty
MesazhTitulli: Kurbani dhe rregullat e tij   Kurbani dhe rregullat e tij EmptyMon 22 Oct 2012 - 16:24

Kurbani dhe rregullat e tij Kurbani_2_250_172Pse therim kurban?

Cili është gjykimi për të?

Cilat janë mirësitë e tij?

Rregulla mbi kurbanin.

Kafshët që theren për kurban.

Për sa vetë mjafton kurbani?

Ç'thuhet gjatë therjes?

Si ndahet kurbani?

Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Falënderimi i takon vetëm Allahut i Cili e pason vështirësinë me lehtësim. Allahun e falënderojmë për shpagimin që i bëri Ismailit (alejhi selam) me një dash të madh. E falënderojmë Atë që na bëri pasues të Muhamedit (alejhi selam) e bashkë me të, ndjekës të Ibrahimit (alejhi selam), babait të profetëve.

Muslimanët e konceptojnë kurbanin si:

Ringjallje të traditës së Ibrahimit (alejhi selam), prijësit të njëjësuesve.

Allahu i Madhëruar e bëri prerjen e Kurbanit, si rikujtim për ngjarjen që i ndodhi Ibrahimit (alejhi selam) dhe të birit të tij Ismailit (alejhi selam), si dhe për të treguar se nëse Allahu kërkon diçka prej robit të Tij, zbatimi i këtij urdhri duhet të jetë më i dashur për besimtarin sesa vetë ai, se pasuria e tij dhe se mbarë bota.

Allahu me këtë ngjarje na tregon se sprova është traditë e pandryshueshme, e sa më e madhe dhe e rëndë të jetë ajo, aq më e lartë është grada e këtij njeriu tek Allahu i Madhëruar. Ja se si e paraqet Allahu i Madhëruar këtë ngjarje në Librin e Tij Famëlartë:- "Kështu Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm." Kur djali (Ismaili) arriti të angazhohet me të atin (Ibrahimin) në jetë, Ibrahimi tha:- "O biri im! Pashë në ëndërr (shpallje) se po të bëja Kurban. Shiko pra, çfarë mendon ti? Ismaili tha: "O babai im! Bëje atë qe je urdhëruar, se mua inshaAllah (në dashtë Allahu) do të më gjesh durimtar." E kur ata u dorëzuan plotësisht ndaj urdhrit të Allahut, e më pas e përmbysi (me ballin përtokë) për ta bërë Kurban. E thirrëm: O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën (zbatove urdhrin). Ne kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam Ismailin me një Kurban të madh. E lamë përkujtimin e tij ndër brezat dhe popujt e ardhshëm." Es-Safat 101-108

E pra, Kurbani është tradita e babait tonë Ibrahimit (alejhi selam), Ismailit (alejhi selam) dhe synet i të Dërguarit të Allahut Muhamedit (alejhi selam).

Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se: i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka bërë Kurban me dorën e tij dy deshë të bardhë me disa pulla të zeza, të majmë e me brirë. Tha:- Bismilah, Allahu Ekber dhe e vendosi këmbën e tij mbi qafët e tyre kur i theri." Transmeton Buhariu dhe Muslimi

E që nga ajo kohë vazhdon tradita e do të vazhdojë kudo që të ketë muslimanë.

Rizgjim i teuhidit të fshehur në zemra

Therja e Kurbanit për hir të Allahut është specifikë e një besimtari. Besimtari e ka të ndaluar të ushqehet prej mishit që në therjen e tij nuk është përmendur emri i Allahut. Po kështu edhe prej atij mishi gjatë therjes së të cilit është përmendur ndonjë emër tjetër veç emrit të Allahut, apo prej atij kurbani që i drejtohet dikujt tjetër veç Allahut, qoftë ky "shenjtor", "njeri i mirë", "vend i mirë", varr, dru, gur, pejgamber, melek etj.

Në lidhje më këtë Profeti (alejhi selam) në hadithin të cilin e transmeton Imam Muslimi në Sahihun e tij thotë:- "Allahu e ka mallkuar atë njeri që pret Kurban për hir të dikujt tjetër veç Allahut".

Në një hadith tjetër thotë:- "Kush vdes dhe ka bërë Kurban jo për Allahun është në zjarr."

Allahu i drejtohet të Dërguarit të Tij duke thënë:- "Thuaj (O Muhamed):- në të vërtetë namazi im, Kurbani im, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime janë për Allahun Zotin e botërave." En-Am 162

Përkujdesje të besimtarit në pasimin e udhëzimit të Profetit.

Siç u përmend më lart me therjen e kurbanit ne pasojmë të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) e pa këtë kusht, pra pasimin e Profetit (alejhi selam) nuk pranohet asnjë vepër, siç thotë Allahu i Madhëruar:- "Allahu është Ai i Cili e krijoi jetën dhe vdekjen, për t'ju sprovuar se kush i bën punët më të sakta (ashtu siç ka bërë i Dërguari i Allahut (alejhi selam)." Mulk 2

Bindje se Allahu i Madhëruar është absolut në cilësitë e Tij të Larta dhe se me adhurimet tona i bëjnë dobi vetëm vetes sonë. Pikërisht për këtë Allahu i Madhëruar në hadithin Kudsij thotë:- "O biri i Ademit! Nëse të gjithë ju, pa përjashtim; njerëzit, xhinët, jeni aq të këqij sa më i keqi prej jush, kjo nuk do të pakësonte asgjë nga sundimi im. O biri i Ademit! Ti nuk mund të bësh ndonjë të mirë që të më bëjë dobi. As nuk mund të bësh ndonjë të keqe që të më dëmtosh."

Prandaj Allahu këtë veprim e ka konsideruar si falënderim ndaj begative të tij të panumërta, siç thotë Allahu:-"Ne i kemi përcaktuar çdo populli, vende adhurimi (si vendi i therjes së Kurbanit pikërisht Minaja), që ta pëmendin emrin e Allahut për arsye se i furnizoi (ushqeu) ata me to (kafshët). Zoti juaj është një Zot i Vetëm, të Cilit i takon adhurimi, vetëm Atij dorëzohuni ( duke pranuar islamin), përgëzoji të nënshtruarit, të dorëzuarit ndaj Allahut në Islam si besimtarë të vërtetë." Haxh 34

Madje, pikërisht për Kurbanin Allahu thotë:- "Nuk arrin tek Allahu as mishi, as gjaku i këtyre kafshëve të therura por arrin devotshmëria, bindja juaj" El Haxh 37

Gëzim për të varfëritë dhe të vobektët

Kjo arrihet nëse ai musliman i pasur që ka bërë Kurban i jep edhe vëllait të tij.

Allahu thotë:- "Hani prej tyre (Kurbaneve) e ushqeni të varfrin që lyp e atë që nuk lyp." El Haxh 37

Shtim të lidhjeve ndërmjet vëllezërve.

Kjo arrihet sepse njeriu mund t`i dhurojë nga Kurbani i tij edhe atij që është i pasur, fqinjit, dikujt që e do për hir të Allahut e kështu me radhë.

Të parët tanë të mirë pëlqenin që Kurbanin ta ndanin në tre pjesë; 1/3 e jepnin sadeka, 1/3 e dhuronin dhe 1/3 e mbanin për veten e tyre.

Falënderim për Allahun

Allahu na ka furnizuar me begati nga më të ndryshmet të cilat luajnë rolin kryesor në rimëkëmbjen dhe rigjallërimin e trupit nga fuqitë e harxhuara, e s`ka dyshim se prej ushqimeve më të rëndësishme është edhe mishi i kafshëve. Shiko se si Allahu i ka bërë këto kafshë për t'i shërbyer njeriut në misionin e lartë që ka marrë mbi supe.

Profeti (alejhi selam) thotë në hadithin të cilin e transmeton Muslimi:- "Në të vërtetë kërkojmë ditë ngrënie, pirje, dhe të përmendjes së Allahut."

Gjykimi për Kurbanin

Kurbani është obligim për atë që ka mundësi, duke u mbështetur në thënien e Allahut:- "Falu për hir të Zotit tënd dhe bëj Kurban për hir të Tij." El-Keuther 2

Në një hadith thuhet se Profeti (alejhi selam) ka therur kurban dhe ka thënë:-

"O Allah e bëj këtë Kurban për Ty dhe e paraqes për veten time dhe për të gjithë ata që nuk bëjnë kurban nga ymeti im." Prandaj u bë si kusht mundësia se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) thotë në një hadith tjetër të cilin e transmeton Hakimi dhe Ibn Maxheh:- "Kush nuk bën Kurban mos t'i afrohet vendfaljes tonë."

Mirësia e Kurbanit

I dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:- "Nuk ka ndonjë punë më të dashur tek Allahu sesa derdhja e gjakut të kafshës. Ajo do të vijë në Ditën e Gjykimit me brirët, leshin e thundrat e saj, (si dëshmitare e kësaj vepre të mirë). Gjaku ka vend tek Allahu përpara se të bjerë në tokë." Tirmidhiu ka thënë se hadithi është Hasen.

Disa rregulla mbi Kurbanin

Çfarë duhet të bëjë personi që do të therë Kurbanin?

Ai i cili ka bërë nijet të therë Kurban, me futjen e hënës së Dhul Hixhes, nuk duhet të presë flokët, e as thonjtë se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë në hadithin që e transmeton Muslimi:- "Nëse shikoni hënën e Dhul Hixhes, e ndonjëri prej jush dëshiron të therë Kurban, të mos i presë thonjtë dhe flokët e tij."

Nëse dikush vendos për të bërë Kurban pasi ka hyrë muaji i Dhul-Hixhes, atëherë, që nga koha kur bën nijet derisa ta therë Kurbanin zbaton ato që thamë më lart.

Kafshët që theren për Kurban

Bagëtitë, qofshin bagëti të trasha apo të imëta pra: lopët, devetë, delet, dhitë.

Mosha

Muslimi në Sahihun e tij transmeton se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:- "Therni vetëm ato dele që e kanë mbushur vitin, e nëse nuk keni mundësi, therni gjashtë muajshe."

Cilësitë

Kurban bëhen vetëm ato kafshë të cilat janë pa këto të meta: e verbër, me dy sy apo me një {nëse dallohet}, e sëmurë që dallohet, e çalë, me brirë të thyer gjer në rrëzë, me vesh të prerë, e dobët shumë, e vjetër si dhe e tërbuar. Këto cilësi përmenden në hadithin që e transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Daudi, Tirmidhiu.

Kurbani më i mirë

Kurban më i mirë është Kurbani i majmë, me brirë siç e ka cilësuar i Dërguari i Allahut (alejhi selam) dhe me të tillë ai vetë ka bërë Kurban. Hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), se i Dërguari i Allahut (alejhi selam):- "Ka bërë kurban dy deshë, me brirë, të majmë, të bardhë me disa pulla të zeza."

Ndërsa në hadithin tjetër është cilësuar; "Me brirë, të rrethuar me pulla të zeza, barku, këmbët dhe rreth syve me të zezë." Siç ka thënë Imam Neveuiu në shpjegimin e hadithit në Sahihun e Muslimit.

Pëlqehet të shëndoshet e të mbahet mirë, kjo duke u mbështetur në thënien e Allahut në suren Haxh 32. "Kushdo që i nderon, vlerëson simbolet (e fesë) së Allahut, ky është argumenti i devotshmërisë që fshihet në zemra."

Ibnu Huzejmeh ka thënë:- "Sa më i shtrenjtë aq më shumë shpërblim tek Allahu i Madhëruar."

Koha dhe mënyra e therjes

Mendimi i të gjithë dijetarëve është se koha fillon në mëngjesin e Bajramit pas faljes së namazit.

Transmeton Muslimi se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë:- "Kush e ka therur Kurbanin përpara namazit, le të therë tjetër pas namazit, e kush e ka therur pas namazit i ka plotësuar adhurimet dhe e ka qëlluar traditën e muslimanëve."

Në një hadith tjetër thuhet:- "Të mos bëjë askush (Kurbanin) vetëm pasi ta ketë falur namazin (e Bajramit)." Muslimi

Përsa i përket mënyrës së therjes, kafshës duhet t'i priten rrugët e frymëmarrjes, të ushqimit si dhe dy damarët kryesorë pa e prekur palcën e shtyllës kurrizore.

I Dërguari i Allahut e vendoste këmbën e tij mbi qafën e kurbanit. Ibn Haxheri ka thënë:- "Të gjithë dijetarët kanë rënë dakord që të hidhet kafsha në të majtë. I vendoset këmba nga e djathta në mënyrë që ta vendosë këmbën mbi të e ta marrë thikën me të djathtën duke ia mbajtur kokën bagëtisë me të majtën".

Për sa është i mjaftueshëm Kurbani?

Një dele për një familje, një lopë a deve për shtatë familje.

Një nga bagëtitë e imëta është më e mirë për një familje sesa një lopë apo deve për shtatë familje. Një lopë apo deve për një familje, është më e mirë sesa një bagëti e imët për një familje. Ibn Xhibrin

Çfarë thotë ai që e pret Kurbanin

"Bismilahi Uallahu Ekber, Allahume tekabel minij ue ehli bejtij."

"Me emrin e Allahut, Allahu është më i Madhi. O Allah pranoje prej meje dhe familjes sime." siç thuhet në hadithin që e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ibnul Kajimi ka thënë:- "I dërguari i Allahut ka urdhëruar umetin që të jenë të mëshirshëm (bamirës) edhe në therje siç trasmeton Muslimi në sahihun e tij se i Dërguari i Allahut ka thënë:- "Allahu e ka bërë obligim bamirësinë ndaj çdo gjëje, kështu që nëse vrisni, lehtësoni, nëse therni, lehtësoni.

Ta mprehë mirë thikën gjithësecili prej jush e të mos e mundojë kafshën por ta therë në mënyrën më të mirë."

Lejohet që përgjegjësia e therjes t'i jepet dikujt tjetër pa harruar se më e mira është ta bëjë vetë.

Ndarja e kurbanit

Pëlqehet që kurbani të ndahet në tri pjesë 1\3 për familjen, 1/3 për dhuratë 1/3 për sadaka. Kështu vepronin edhe të parët tanë të mirë.

Në një transmetim të Muslimit thuhet se Profeti (alejhi selam) ka thënë:- "Hajeni, ruajeni dhe jepeni sadaka".

Shpërblimi i kasapit

Aliu radiallahu anhu ka thënë:- "Më ka ndaluar i Dërguari i Allahut që t'i jap kasapit diçka nga kurbani dhe më tha:- "Ne i japim shpërblim nga ana jonë" Buhariu dhe Muslimi.

Së fundi rikujtojmë se për të bërit fli apo sakrificë nuk mjafton vetëm derdhja e gjakut por edhe sinqeriteti që e fshehin zemrat.



Përgatiti: Ahmed Kalaja - Klubikulturor
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Kurbani dhe rregullat e tij
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Kurbani] Kurbani, simbol i sakrifices
» Kurbani !!
» Kurbani për johaxhilerët
» Kurbani,historiku dhe rëndësia e tij.
» Kurbani shembulli më i mirë i zemërgjërësisë.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Kurbani-
Kërce tek: