islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Martohu, zhvillohesh! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Martohu, zhvillohesh! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Martohu, zhvillohesh! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Martohu, zhvillohesh! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Martohu, zhvillohesh! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Martohu, zhvillohesh! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Martohu, zhvillohesh! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Martohu, zhvillohesh! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Martohu, zhvillohesh! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Martohu, zhvillohesh! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Martohu, zhvillohesh! Empty96%Martohu, zhvillohesh! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Martohu, zhvillohesh! Empty0%Martohu, zhvillohesh! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Martohu, zhvillohesh! Empty0%Martohu, zhvillohesh! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Martohu, zhvillohesh! Empty0%Martohu, zhvillohesh! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Martohu, zhvillohesh! Empty1%Martohu, zhvillohesh! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Martohu, zhvillohesh! Empty2%Martohu, zhvillohesh! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Martohu, zhvillohesh!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Martohu, zhvillohesh! Empty
MesazhTitulli: Martohu, zhvillohesh!   Martohu, zhvillohesh! EmptySat 24 Jul 2010 - 2:38

Martesa është strehë, ku mbrohen të devotshmit. Nuk është varfëri, pakësim, mangësi, por pasurim, shtim e plotësim! E, mburojë për njerëzit që frikë kanë rënien në mëkat!



“Thuaj: S’ka dyshim se Zoti im është Ai që i jep furnizim të begatshëm atij që do nga robërit e vet dhe Ai ia pakëson atij.” - Kur’an, 34:39





Po, martesa për dikë është edhe plotësim. Me të ruan njerëzinë, ruan gjendjen shpirtërore, psikike e mendore. Burri si gruaja, janë të krijuar që të jetojnë të martuar mes vete; të jetojnë nën një kulm! E, kur burri e gruaja jetojnë të ndarë, është sikur gjithnjë të ishte dritë apo gjithnjë errësirë. Ato dy bashkë, arrijnë nivel e harmoni[1].

Rinia e Ummetit më tepër se kurrë problem ka martesën. Pasi, koncepti për martesën ka ndryshuar shumë. Jo, nuk ka ndryshuar, por është prishur thuajse fare! Sot, të martohet një çift i ri musliman, duhet të punojë ndoshta gjysmën e jetës!

Që të martohesh, nuk do të thotë të jesh pasanik, e as të kesh shtëpi të madhe, e as të arrish moshën e pleqërisë. Jo, martesa nuk ka të bëjë me pasurinë, e as me shtëpinë, e as me moshën e shtyrë. Të bëj këtë e atë, pastaj martohem! E, kur të martohesh ti, veçse kanë ikur shumë urtësi të martesës.

Për shumëkë, shkaku i mos-martesës ka mbetur pa shkollim, e të tjerë i ka shtyrë të mendojnë se janë të paaftë shpirtërisht për të ndërtuar familje, e të tjerë kanë rënë në vetizolim, e të tjerë edhe kanë devijuar rrugën e drejtë dhe të paqes. Po, të tjerë edhe kanë rënë edhe në imoralitet. Për çfarë? Sepse “njerëz të caktuar” ndonjëherë i detyrojnë fëmijët e tyre të vënë kushte!

Jo, tani ato kushte që vutë ju, po paguajnë çmimin bijtë tuaj!

Besimtari me besimtaren, i ndershmi me të ndershmen, i pastëri me të pastrën. Këto njëmend do të ishin kushte me vend!

Koncepti i martesës në Islam është ndryshe. Jo si thuhet e interpretohet kinse që të martohesh, duhet të kesh mundësi financiare[2]. E kush nuk e ka këtë mundësi, të agjërojë.

Ndërsa, disa e konsiderojnë këtë, “agjërimin” si zgjidhje afatgjate, apo, si të jetuarit në murgëri. Jo, Islami s’ka konsideratë për murgërinë[3].

Jo nuk është ashtu si interpretohet! Sepse, do t’i binte që, të varfrit të mos kenë drejtë martese. Jo, Muhammedi a.s. nuk ka thënë ashtu. Vetë i Dërguari i Allahut ka lidh kurora (mehër) me vetëm një unazë të hekurt.

E kush sot nuk e ka një strehë modeste e një hekurishte, sa të bëjë një unazë? Gjithkush! Po s’pati, Muhammedi a.s. ka lidh kurora edhe me tri kaptinat e fundit të Kur’anit: el-ihlas, el-felek dhe en-nas. E, kush s’ka as këto tri kaptina, tema rreth martesës islame s’është për të.

Shoqëria nuk mund të zhvillohet pa martesa të hershme. Koha kur çiftët e rinj mund t’i sjellin shoqërisë kapacitetin e tyre shpirtëror e mendor, jeton e trazuar! Po, madje kjo shoqëri me këtë vetëdije për martesën, bën që në shoqëri të përhapet varfëria. Sipas udhëzimit hyjnor, martesa sjell furnizim, e jo mangësi.

Pra, të martoheni o bij të Islamit, do të thotë, nëse je i varfër, bëhesh i pasur; nëse je i dobët, bëhesh i fortë; nëse je i izoluar, integrohesh!

Ata prindër që kërkojnë shtëpish, pishinash, veturash e salltanetesh tjera për bijtë e tyre të martuar, ju themi: ju jeni martuar, bëni ç’të doni me veten tuaj, por, të drejtë t’i kushtëzoni bijtë tuaj se çfarë e si të realizohet lidhja e tyre martesore, përderisa plotëson kushtet islame: pjekurinë fizike, mendore dhe shpirtërore, dhe pëlqimin e dy çiftëve: nuk keni!

T’ia mbysësh të ardhmen një të riu, është një lloj sikur të mbytësh fëmijën tuaj! Pse, vetëm nga frika se do të të pakësohet pasuria, apo dëshira për shtimin e pasurisë nëpërmjet robërve të Furnizuesit[4], e Furnizues i Vetëm është Allahu!

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” - Kur’an, 17:31

Po, ky citat kur’anor flet edhe për ata prindër, që, me të padrejtë, abortojnë fëmijën, por edhe për ata njerëz, që nga frika e pakësimit të pasurisë, nuk bëjnë fëmijë. Allahu e di më së miri!

Jo, o njerëz muslimanë, burimi hyjnor tjera kushte parasheh për rininë që të martohet. Ato nuk janë kushte, por aspekte të natyrshme, që gjithsecili nuk do të dëshironte të kundërtën as për veten e as për palën tjetër. E ato janë: pjekuria fizike, mendore, shpirtërore, dhe në fund: përshtatshmëria dhe pëlqimi i dyanshëm.

E, të tjerat, kushte a sido që quhen, janë luks e salltanet! Me një fjalë: teprim – israf! Gjëra që, jo që nuk të çojnë në Xhennet, po as urën e Siratit s’ta kalojnë!

Martesa është natyrshmëri, kush martohet, mbrohet, e kush s’martohet, agjëron, por jo përgjithmonë!

Mos i shtyni martesat, se do t’u shtohet edhe bagazhi i problemeve. Martesa çliron gjysmën e komplekseve, të çfarëdo lloj natyre qofshin. Mos e rëndoni gjendjen, lehtësojeni atë, sepse Allahu e do lehtësinë, dhe i urren ata që e teprojnë.

“Ai nuk i do ata që e teprojnë.” – Kur’an, 7:55

Allahu e di më së miri, ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem

Fusnota:

[1] “Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.” – Kur’an, 2:187

[2] Muhammedi a.s. ka thënë: “O ju të rinj! Nëse keni mundësi martohuni, sepse martesa të largon nga shikimi në haram dhe është mbrojtja më e mirë për nderin. Ai i cili nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse për të agjërimi është mbrojtje.” - Hadith:Buhariu.

[3] “..Ndërsa murgërinë ata vetë e shpikën…” - Kur’an, 57:27

[4] Citati kur’anor (en-Nur, 33) nuk flet për “varfanjakët” e sodit, por të dikurshmit, që nuk kinin as edhe një hurmë ta ndanin, e shtrëngonin barkun me gurë, e i zinte gjumi ku i zinte errësira. Allahu xh.sh. thotë: “E ata që nuk kanë mundësi martese, le të përmbahen derisa All-llahu t’i begatojë me të mirat e veta.”, megjithatë, pra, siç po shihet, duroni, por prapë, do të martoheni – derisa Allahu t’i begatojë me të mirat e veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Martohu, zhvillohesh!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Gruaja dhe familja në Islam-
Kërce tek: