Agjërimi islam në Kur’an përmendet në katërmbëdhjetë vende: shtatë herë në kaptinën El-Bekare, nga dy herë në kaptinat El-Maide dhe El-Adhab dhe nga një herë në kaptinat En-Nisa, Merjem dhe El-Muxhadele.
Duke i analizuar ajetet kuranore të lartëcekura vërehet se Kur’ani për agjërimin flet në mënyrë të përgjithshme, dhe se nuk lëshohet në çështjet e veçanta, e që për një rregull që ka të bëjë me agjërimin nuk flet në një vend, e as në një kaptinë, por në disa sosh, e të cilat janë shpall në intervale të ndryshme kohore.