islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty96%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty0%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty0%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty0%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty1%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty2%Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Empty
MesazhTitulli: Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës   Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës EmptyTue 15 Feb 2011 - 10:19

Cito :

Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës Muhammed-a.s.-183x198

Behxhet Jashari


Të flasësh për disa aspekte të jetës së Profetit të fundit të Allahut (Muhammedit s.a.v.s.), do të thotë të shkruash ose të flasësh për një njeri që kishte karakter Hyjnor. Të shkruash për një njeri që jetoi në shkretëtirën e Arabisë nga mësimet dhe këshillat e të cilit lindi një qytetërim fascinant… Së pari duhet të përmendim se në analet e historisë njerëzore zënë vend shumë personalitete të njohur botëror, si; themelues të shteteve, udhëheqës revolucionar, politikanë, filozofë, liderë materialistë, reformatorë, edukatorë të ndryshëm religjioz …etj.


Të gjithë ata në një farë mënyre dalloheshin për nga shkathtësitë, mendimet, oratoria dhe besimi të cilin e kishin. Koha dhe historia treguan se çka në të vërtetë vepruan ata dhe ku ishte mbështetja e aktiviteteve te tyre.


Nëse vështrojmë rreth aktiviteteve të disa mendimtarëve dhe
udhëheqësve religjioz të Lindjes, do të shohim se të gjithë ata u humbën në labirintin e jetës dhe kaosit shpirtëror. Nëse ndonjëri prej tyre i kushtonte rëndësi vetëm njërit aspekt të jetës dhe qenies njerëzore, atëherë anën tjetër e braktiste plotësisht. Ashtu ndodhi me filozofinë pesimiste të Budës dhe Lao Cesë [1]. Këta dy pothuajse asgjë më konkret nuk i ofruan njerëzimit me subjektivizmin e tyre, me sensivitetin e trilluar, me përbuzjen e botës dhe të çdo gjëje në të. Në Lindjen e religjioneve dhe rrymave të ndryshme filozofike religjioze do të takojmë Zoroastrin i cili ballafaqohet me jetën, më atë që mbante qëndrim të qartë dhe që ishte optimist ndaj botës, ndërkaq Buda largohet nga ballafaqimi me këtë botë, sepse ai në botë sheh errësirë dhe është pesimist [2]. Kështu pra, Zoroastri ishte pasues i zjarrit të ndezur, ndërkaq Buda kërkues i zjarrit të shuar, të cilin e quajti Nirva¬na[3] .


Të gjitha këto besime – filozofi të këtyre religjione¬ve, nga
pasuesit e tyre kërkuan që ta braktisin këtë botë dhe të largohen nga organizimi i jetës dhe i rendit shoqëror. Thirrësit e këtyre besimeve dhe ideologjive më në fund dolën kundërproduktivë dhe nuk dhanë rezultate, përpjekja e Budës nuk pati sukses. Shkollat e meditimit të tyre të gabuar pushtuan grupe njerëzish dhe i orientuan në një drejtim krejtësisht të devijuar, ashtu siç bëri disa shekuj më vonë edhe krishterimi (por jo edhe Isai a.s.).


Muhammedi s.a.v.s. simbol i paqes


Në personalitetin e Muhammedit s.a.v.s u gërshetuan një varg
karakteristikash pozitive nga të cilat njerëzimi mori mësime. Shikuar nga aspekti i karakterit, disa mendimtarë (Ali Sheriati, Alija Izetbegoviq, etj.) pohojnë se personaliteti i Muhammedit s.a.v.s. është një kombinim ndërmjet Musait a.s. dhe Isait a.s.
Nëse në personalitetin e Isait a. s. do të shohim se porosia e tij drejtuar ekzekutuesve romakë dhe ushtarëve të egër të Qesarit është: “Lani gjakun nga shpatat tuaja në bregun e detit të dashurisë, mos vritni, por dashuroni!”, e në atë të Musait a.s. do të vërejmë manifestimin e tërbimit kur në grindjen ndërmjet një kopti dhe një hebreu ai (Musai) hidhërohet aq shumë sa që del në skenë dhe e eliminon nga jeta koptin, në karakterin e Muhammedit s.a.v.s. do të mund të
vërejmë pothuajse dy aspektet.


Se vërtetë Muhammedi s.a.v.s. është simbol i paqes flasin edhe mjaft ndodhi që drejtpërdrejtë ndërlidhen me te. Historia e shënoi rastin kur ai në kulmin e fuqisë dhe fitores së tij, në momentet kur ai dhe sahabëte tij ngadhënjimtarë hynë në qytetin e bekuar të Mekkes, në qytetin ku ai dhe sahabët e tij për-jetuan torturat më të mëdha nga idhujtarët mekkas, Mu¬hammedi s.a.v.s., ndonëse i fuqishëm, me mëshirën, mirësi¬në,butësinë, tolerancën, fisnikërinë dhe humanitetin e tij, qëndroi para Qabes duke thënë fjalët të cilat historia i shënoi me shkronja të arta, e të cilat njëkohësisht shprehnin dhe simbolizonin shpirtin e paqes:


“Ç’mendoni, ç’do të bëj me ju…? Shkoni, të gjithë jeni të lirë!”[4]


Si çdoherë edhe në këto momente Muhammedi a.s. tregoi mirësinë dhe zemërgjerësinë e tij të ngrohtë paqësore, duke i thënë fjalët mahnitëse,që burimin e ki¬shin në edukatën kur’anore. Pra, edhe në momentet kur të gjithë ishin duke pritur hakmarrjen, ku me mijëra shpata pritnin vetëm urdhrin e tij, ai tregoi humanitetin dhe buja¬rinë e tij pejgamberike.


Muhammedi s.a.v.s. simbol i mëshirës


Mëshira e Muhammedit s.a.v.s. është një nga virtytet e larta të tij. Mëshira e tij manifestohet edhe atëherë kur tek ai vërejmë:
- se nuk dëshironte të ngriheshin në këmbë shokët e tij, kur ai hynte në ndonjë mexhlis.
- se nuk dëshironte që të tjerët t’ia shënonin vendin ku të ulet.
- se vlerësonte dhe i respektonte mendimet e të tjerëve.
- se nuk ia ndërprente kujt fjalën gjatë bisedës.
- mirënjohjen dhe kurrë nuk i harronte të mirat që ndokush ia kishte bërë.
- se e kishte bërë zakon t’i vizitonte të sëmurët, pa da¬llim se ishin muslimanë apo jo, të varfër ose të pasur.
- njeriun i cili bashkëluftëtarëve të vet u ofron drunj të ndezin zjarr dhe të përgatisin ushqim;
- atë, të cilit i rrëqethet trupi kur sheh kafshën e stërngarkuar;
- atë, i cili qëndron përpara njerëzve dhe thotë: “Cilin e kam goditur në shpinë, ja ku e ka shpinën time!”
- atë, i cili shokëve të vet një ditë u tha: “Do t’ju vijë Ikrima, i
biri i Ebu Xhehlit, si emigrues musliman. Mos ia shani babanë, sepse
sharja e të vdeku¬rit prek të gjallin dhe nuk arrin deri te i vdekuri.”
- ai, i cili Ikrimen, të birin e Ebu Xhehlit, e përshën¬deti duke i thënë: “Mirë se erdhe kalorës i emigruar.[5] ”


Këtu shohim njeriun në trajtën më të ndritshme, më të pastër dhe më të lartësuar. Shohim njeriun me cilësi të përsosura madhështore, virtyte të pastra hyjnore…


Muhammedi s.a.v.s. simbol i tolerancës


Aty ku manifestohet toleranca profetike[6] , aty ku historia mahnitet nga sjellja e një njeriu me karakter Hyjnor dhe aty ku zëri i tolerancës mbulon (dhe ua fal) krimin, pikërisht aty ekziston mishërimi i Qiellores në një personalitet i cili dinte t’iu thotë armiqve të tij të dikurshëm se “ua fali të gjithë atyre që bënë krim dhe terror”, se “Kush hyn në shtëpinë e Ebu Sufjanit është i lirë dhe i mbrojtur…”. Këtu vjen në shprehje toleranca e vërtetë… Po, ua fali Ebu Sufjanit dhe gruas së tij Hindës, e cila i përtypi mushkëritë e xhaxhait të tij, Hamzës r.a.


Gjithë këtë Muhammedi alejhisselam e bëri pikërisht në ato kohë kur sunduesit e vendeve të tjera nuk dinin asgjë tjetër përpos që kundërshtarëve të vet t’ua hiqnin kokat, ashtu siç edhe sot, në shekullin XXI veprojnë kriminelët e çoroditur.


Po si të mos ishte i këtillë, pasi që Allahu Fuqi¬plotë e edukoi me edukatën e Kur’anit: “E të jeshë i butë ndaj besimtarëve që të pranuan ty.”(Esh-Shuara, 215)


Në dimensionet e tolerancës profetike të Muhammedit s.a.v.s.
gjithashtu bën pjesë edhe akti i përpilimit të kushtetutës së parë në historinë njerëzore, e cila u shkrua në Medine. Kjo kushtetutë u nënshkrua nga pala myslimane në krye me Muhammedin s.a.v.s. dhe pala jomyslimane (ku bënin pjesë idhujtarët dhe hebrenjtë e Medines)[7] . Kjo marrëveshje në një aspekt edhe ishte shprehje e pushtetit politik, të cilin (i Dërguari s.a.v.s.) filloi t’a ushtrojë në cilësinë e kryetarit të Shtetit islam[8] , madje me përpilimin e kushtetutës – “me formimin e Shtetit islam në Medine, në personalitetin e Muhammedit a.s. u mishëruan edhe disa cilësi, midis tjerave edhe cilësia e të Dërguarit (komunikuesit nga Allahu), si dhe cilësia e gjykatësit të njerëzve.
Kështu që tek ai u bashkuan pushteti ekzekutiv dhe ai ligjdhënës, bashkë me atë që ua transmetoi njerëzve nga feja e Allahut në cilësinë e tij si i Dërguar nga Allahu”[9] .


Konkluzion


I Dërguari s.a.v.s. e filloi punën e vet për ngri¬tjen e njerëzimit nga niveli që s’e arriti para tij asnjë i dërguar, reformator ose edukues[10] . Muhammedi a.s. ishte roli kryesor, qendra e udhë¬zimit dhe boshti i ndërlidhjes shpirtërore dhe drejtimit ideor të ummetit, pikërisht ashtu siç ishte qendër edhe gjatë formimit të el-Medinetul-nebijj[11] … Përderisa sahabët (me këshillat e Muhammedit a.s.) u formuan si njerëz dhe si bashkë¬si e vërtetë universale dhe tolerante, nga ana tjetër e his¬torisë do të vërejmë se “hebrenjtë, të cilët para se të bëheshin bashkësi fetare ishin bashkësi nacionale, dhe veten e konsideronin si njerëz të zgjedhur nga Zoti.”[12]


Në Islam nuk është ashtu. Muhammedi Alejhisselam thoshte se “të gjithë njerëzit janë bijtë e Ademit”, “S’ka supe¬rioritet të arabëve kundrejt joarabëve…” etj.


Literatura e konsultuar:


1. SHERIATI, dr. Ali, “Shembëlltyra e Muhammedit”, Zehra, Sarajevë, 1991.
2. EL-MUBAREKFURI, Sefijjurrahman, “Nektari i vulosur i xhenetit”, Urtësia, 1997, Shkup.
3. GAVOÇI,Vehbi Sulejman, “Pejgamberi Muhammedi a.s. – jeta dhe vepra”, Furkan, 1994, Shkup.
4. ALIU, Bashkim, “Muhammedi alejhisselam pishtari ndriçues”, Furkan ISM, 2000, Shkup.
5. HALID, Muhammed Halid, ‘Humaniteti i Muhammedit a.s.’. Ilmije, Shkup, 1990.
6. El-HUFI, Ahmed Muhammed, “Toleranca islame”, Dituria islame, pa vit botimi, Prishtinë.
7. HAMIDULLAH, Dr. Muhammed, ‘Muhammed a.s.-Život’, botimi i dytë, Zagreb, 1983, vëll. I.
8. ABDULHAMID A. Ebu Sulejman, “Drejt një teorie për marrëdhëniet ndërkombëtare”, Logos/A, Shkup, 1998.
9. ZEJDAN, Abdulkerim, ‘Individi dhe shteti në Sheriatin islam’, Drita, 1994, Shkup.
10. EN-NEDVIJ, Ebi El-Hasan Alijj El-Hasenij, ‘Dy pasqyrime të kundërta
midis sunnitëve dhe shi’itëve imamitë’, Furkan, 1993, Tetovë.
11. NAKAVI, Ali Muhammed, ‘Islami dhe nacionalizmi’, Rumi, 1994, Tetovë.
12. KAR¬ÇIQ, Mr. Fikret, ‘Historia e së drejtës së sheriatit’, Prizren, 1994.
13. MORINA, M-r. Qemajl, “Diplomacia islame në dritën e mesazheve të Pejgamberit a.s.” ‘Dituria islame’ nr. 60/1994.
14. Përmbledhje punimesh, Fakulteti i shkencave islame, Shkup, 2002, viti I, nr. 1.


Referencat:


[1] SHERIATI, dr. Ali, “Shembëlltyra e Muhammedit”, Zehra, Sarajevë, 1991, f. 10-11.
[2] Po aty, “Shembëlltyra e Muhammedit”, f. 14.
[3] Po aty, “Shembëlltyra e Muhammedit”, f. 11.
[4] Sefijjurrahman el-Mubarekfuri, “Nektari i vulosur i xhenetit”,
Urtësia, 1997, Shkup, f. 436, Vehbi Sulejman Gavoçi, “Pejgamberi
Muhammedi a.s. – jeta dhe vepra”, Furkan, 1994, Shkup, f. 280 dhe ALIU,
Bashkim, “Muhammedi alejhisselam pishtari ndriçues”, Furkan ISM, 2000,
Shkup, f. 380.
[5] HALID, Muhammed Halid, ‘Humaniteti i Muhammedit a.s.’. Ilmije,
Shkup, 1990, f. 27 e më tej. Për ardhjen e Ikrimes në Mekë flet shih
edhe: Sefijjurrahman el-Mubarekfuri, “Nektari i vulosur i xhenetit”,
Urtësia, 1997, Shkup, f. 438.
[6] Në lidhje me tolerancën e Muhammedit s.a.v.s. shih edhe: El-HUFI,
Ahmed Muhammed, “Toleranca islame”, Dituria islame, pa vit botimi,
Prishtinë, f. 25 e më tej.
[7] HAMIDULLAH, Dr. Muhammed, ‘Muhammed a.s.-Život’, botimi i dytë,
Zagreb, 1983, vëll. I, f. 175-177. Në lidhje me Kushtetutën e Medines
(Paktin e Medines/Sahifet-ul Medine) shih edhe: Abdulhamid A. Ebu
Sulejman, “Drejt një teorie për marrëdhëniet ndërkombëtare”, Logos/A,
Shkup, 1998, f. 50 dhe f. 110-111.
[8] ZEJDAN, Abdulkerim, ‘Individi dhe shteti në Sheriatin islam’, Drita,
1994, Shkup, f. 14, po ashtu shih: ‘Siretu Ibni Hisham’, vëll. II, f.
119.
[9] ZEJDAN, Abdulkerim, f. 15.
[10] EN-NEDVIJ, Ebi El-Hasan Alijj El-Hasenij, ‘Dy pasqyrime të kundërta
midis sunnitëve dhe shi’itëve imamitë’, Furkan, 1993, Tetovë, f. 29.
[11] Për qytetet (Poliset apo el-medinetu el-fadila), gjerësisht shih:
Mr. Rejhan Neziri, “Idetë socio-politike të Farabiut”, në Përmbledhje
punimesh, Fakulteti i shkencave islame, Shkup, 2002, viti I, nr. 1, f.
93-114.
[12] NAKAVI, Ali Muhammed, ‘Islami dhe nacionalizmi’, Rumi, 1994, Tetovë, f. 78-79.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Muhammedi a.s., simbol i paqes, mëshirës dhe tolerancës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HAXHXHI SIMBOL I TAUHIDIT
» Haxhi, simbol i barazisë mes njerëzve
» Haxherja, simbol i durimit dhe i sakrifices
» Zejneb binti Ali (r.a) Simbol i fisnikrisë Profetike
» Shenja Rabaa bëhet simbol i masakrës në Egjipt

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Mbi jeten e Muhammedit a.s-
Kërce tek: