Bëri thirrje për një tranzicion paqësor në Siri, dhe u bëri thirrje Iranit që të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e vendeve të këshillit GCC.
Samiti i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, i përfundoi punimet e tija të marten, për të vazhduar gjithsesi me nismën e mirëmbajtësit të dy xhamive të shenjta Mbretit Abdullah bin Abdulaziz, e cila synonë arritjen e unitetit të Gjirit mes shteteve të Këshillit në bashkëpunim.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Abdullatif Al Zayani, në deklaratën përfundimtare të sesionit të 33 të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, foli për krijimin e një planifikimi të unifikuar komandues ushtarak, tokë, det dhe ajër në vendet GCC, përveç miratimit të marrëveshjes së sigurisë që arritën midis vendeve të GCC.
Korrospodenti i “Arabiya net” theksoi, se samiti ka parë rritje të tonit politik të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, në lidhje me ishujt e Emirateve të Bashkuara Arabe të pushtuara nga Irani, dhe këtu fjala ndoshta hyn në problematikë ligjore politike, kur ata të gjithë thanë se atë që po e bën Irani në këto ishuj është ligjërisht e pavlefshme.
/mesazhi/Sh.Hulaj