Familjet muslimane sot gjenden në udhëkryq. Modeli perëndimor nuk është model i përshtatshëm për jetën familjare. Stili perëndimor i jetës familjare ka përfunduar në tradhti martesore, shkallë të lartë të shkurorëzimeve, familje të shkatërruara, alkoolizëm, dhënie pas drogës, shthurje, etj.
Ata që verbërisht e imitojnë modelin perëndimor, i shfrytëzojnë gratë e tyre deri në atë nivel sa iu duken thjesht si objekte seksi. E vetmja zgjidhje e gjendjes së vështirë të familjeve muslimane është mbajtja e vlerave islame të familjes.
Islami e ndërton familjen në bazë të fortë, e cila është e aftë për vazhdimësinë e furnizimit, sigurisë, dashurisë së përbashkët dhe miqësisë së ngushtë.
Me synimin për të krijuar themel të familjes së fortë dhe të zakonshme, Islami e preferon martesën, e cila është model i dobishëm i intimitetit të ligjshëm i përcjellë harmonishëm me mirësjellje dhe kënaqësi.
Martesa dhe familja janë pika kryesore në sistemin Islam. Shumë ajete në Kur'an dhe shumë hadithe të profetit, alejhi selam, tregojnë se martesa është mbrojtëse e moralit dhe detyrim fetar dhe shoqëror.
Qëllimi i familjes muslimane duhet të jetë adhurimi i Allahut, sikur që edhe martesa konsiderohet një formë e ibadetit-adhurimit. Nëse qëllimi i familjes është vetëm kënaqësia fizike ose levërdia e kësaj bote, atëherë institucioni familjar dështon tmerrshëm.
Përgjegjësia e familjes nuk bie vetëm mbi burrin, ose mbi gruan, ose mbi fëmijët ose mbi nipat e mbesat. Është përgjegjësi e përbashkët mbi të gjithë këta së bashku, dhe madje përtej kësaj, mbi brezin e mëparshëm të gjyshërve.
Familja mund të jetë familje muslimane vetëm nëse prindërit sillen drejt dhe pasojnë Sunetin.
Nëse prindërit nuk jetojnë në përputhje me Sunetin, ata nuk kanë të drejt të shpresojnë që fëmijët e tyre të bëhen muslimanë të mirë. Çka të mbjellësh, korr. Kultivimi i vlerave islame është thelbësore në një familje muslimane dhe fëmijët nuk duhet vetëm të rriten por gjithashtu ata duhet edhe të edukohen.
Dëshirat dhe mospëlqimet tona, kuptimi ynë i të mirës dhe të keqes, të rregulltës dhe kaotikes, etj., duhet të jetë në pajtim me Sunetin. Për këtë është transmetuar se profeti, alejhi selam, ka thënë: "Askush prej jush nuk ka besuar derisa dëshirat dhe pëlqimet e tij nuk janë në përshtatje me atë që kam sjellur unë." Kjo ka të bëjë me zakonet personale, veshjen, mënyrën e ngrënies, etj.
Për ruajtjen dhe mbajtjen e familjes muslimane, duhet të rrënjoset në anëtarët e saj ndjenja e fortë se i përkasin Umetit Musliman. Familja nuk është enitet personal, por është qeliza e shoqërisë dhe kështu duhet të jetë shumë e forcuar.
Familja muslimane duhet të shoqërohet me familjet e tjera muslimane. Prindërit duhet, padyshim, t'u largohen njerëzve të degjeneruar dhe të shmangen prej ambienteve të përziera. Dhe, gjithashtu fëmijët e tyre duhet të veprojnë njësoj.
Në të njëjtën kohë, ata duhet të sigurojnë alternativa më të mira dhe nuk mund të ketë alternativë më të mirë se të shoqërohesh me muslimanët e mirë, posaçërisht me dijetarët.
Ka disa mënyra të përkrahjes dhe ruajtjes së familjes muslimane. Si rezultat nxjerrim se ne duhet të qëndrojnë vazhdimisht të vetëdijshëm për zbatimin e mësimeve islame.
Muslimanët e devotshëm duhet të ndihmojnë në kthimin e koncepteve kur'anore dhe profetike të familjes në jetën tonë të përditshme, në shoqërinë islame.