Admin Administrator
![Administrator Administrator](https://2img.net/i/itest/ranks/stars/stars1.gif)
![Admin](https://2img.net/u/1711/56/94/24/album/th/islami12.jpg)
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
![Vehabistët në Zvicër planifikojnë të ndërtojnë xhaminë më të madhe në vend Empty](https://2img.net/i/empty.gif) | | Vehabistët në Zvicër planifikojnë të ndërtojnë xhaminë më të madhe në vend | |
![Vehabistët në Zvicër planifikojnë të ndërtojnë xhaminë më të madhe në vend Blancho-264x174](https://2img.net/h/breziiri.com/wp-content/uploads/2012/01/blancho-264x174.jpg) Kryetari i Këshillit Qendror Islamik të Zvicrës (ICCS), Nicolas Blancho planifikon ndërtimin e një xhamie të madhe tre-katëshe në Bernë. Projekti 20-milionësh do të financohet me donacione nga Kuvajti dhe Katari.
Gazeta zvicerane “SonntagsZeitung”, ka sigurar një përshkrim të këtij projekti, ndërsa e transmeton edhe albinfo.ch.
Përveç hapësires për falje për 270 burra dhe 174 gra, janë plafikuar edhe dyqane, salla konferencash, salla trajnimesh dhe një parkim nëntokësor i ndarë edhe për burra dhe gra…
Për këtë qëllim, vitin e kaluar Blancho ishte katër herë në shtetet arabe, për ta takuar Tareq al-Essa, presidentin e shoqatës bamirëse «Revival of Islamic Heritage Society».
“RIHS” është një organizatë bamirëse në Kuvajt, zyrat e së cilës janë të lejuara edhe në Pakistan dhe Afganistan, dhe figurojnë në listën e organizatave të sanksionuara në përputhje me Rezolutën e OKB-së, për shkak të lidhjeve me al-Kaidën dhe talebanët, njofton”SonntagsZeitung”, .
Përveç planeve për xhaminë, Blancho ka prezantuar edhe shumë projekte që janë politikisht të ndjeshme, si nisma popullore për heqjen e ndalimit për ndërtimit e minareve në Zvicër.
Në kuadër të projekteve që i ka prezantuar Blancho janë edhe një shkollë islame në Zvicër dhe një agjenci udhëtimesh për organizim të Haxhit. Zyrtarë të SVP-së kanë thënë se do ta kundërshtojnë ndërtimin e një xhamie të tillë në Bernë, por jo edhe partitë e majta..Ata do të kërkojnë nga autoritet në Bernë që mos t’i leshohet leja e ndërtimit, njofton 20min. | |
|