Në Evropë me qindra njerëz kanë humbur jetën për shkak të motit të ftohtë.
Komuniteti mysliman që jeton në Belgjikë është vënë në lëvizje kundër të ftohtit të acartë dhe dëborës, si pasojë e të cilave janë shënuar humbje në njerëz madje edhe në vendet e zhvilluara.
Institucioni Përfaqësues i Myslimanëve të Belgjikës mori vendim për ti hapur dyert e xhamive për të pastrehët që e kalojnë natën jashtë në të ftohtë.
Kryetari i këtij institucioni, Shemsetin Uurllu (Şemsettin Uğurlu) në deklaratën që bëri në lidhje me temën tha se kanë publikuar një komunikatë për shtyp në lidhje me të gjithë komunitetin mysliman dhe xhamitë për t’u zgjatur dorën e ndihmës të gjithë personave në nevojë në Evropë, në veçanti ata që ndikohen drejtpërdrejt nga temperaturat e ulëta, cilado qoftë përkatësia fetare, etnike dhe kulturore.
Uurllu nënvizoi se do të përshpejtohen punimet për të mirëpritur të pastrehët nëpër xhami./trt/