islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
27 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 27 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty96%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty0%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty0%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty0%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty1%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty2%Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Empty
05062012
MesazhPorosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore

Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore Images?q=tbn:ANd9GcTAyYH4H4l04ynUfPSgDps1Z3UYEbj5vyDb0F8QRtGRbuLUw9dXPA

Koha është jeta e njeriut dhe gjëja më e shtrenjtë e tij prandaj edhe konsiderohet si njëra prej begative më të mëdha që Allahu ia ka dhënë robit të Tij.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, na njofton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë. "Nuk do të lëvizë këmba e asnjë robi Ditën e Kiametit, derisa të pyetet për katër çështje: Për jetën se si e kaloi. Për rininë se si e shfrytëzoi. Për pasurinë nga e fitoi dhe ku e harxhoi. Për diturinë se si punoi me të".

Prej hadithit na bëhet e qartë se ditën e Kiametit robi i Allahut nuk e bën një hap, pa u marrë në llogari për jetën e tij në përgjithësi dhe rininë e tij në veçanti, pastaj për pasurinë e tij si e ka fituar dhe shpenzuar dhe për kohën e tij se si dhe ku e ka kaluar.

Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Shumë njerëz nuk i shfrytëzojnë dy të mira: shëndetin dhe kohën e lirë."

Po ashtu ibën Abasi, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë tënde para se të arrijë pleqëria. Shëndetin para se të arrijë sëmundja. Pasurinë para se të vijë varfëria. Kohën e lirë para se të zihesh me punë. Jetën tënde para se të vijë vdekja.''

Kush e njeh periudhën e selefit dhe i pason ata do të vëren se ata ishin njerëzit që më së shumti kujdeseshin për kohën e tyre.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thoshte: "Nuk jam penduar gjatë jetës sime më shumë se atë ditë kur dielli ka perënduar dhe exheli më është afruar, ndërsa në llogarinë time nuk kam shtuar asnjë vepër të mirë."

Çdo njeri i mençur në rast se i mediton këto hadithe do të vërejë se çdo njeri është përgjegjës për kohën dhe jetën e tij dhe se koha është mall i shtrenjtë me të cilën dinë të bëjnë tregti vetëm njerëzit e mençur. Për fat të keq rinia jonë është sprovuar në humbjen e kohës në gjëra të kota dhe i kanë harruar përgjegjësit e tyre ndaj saj dhe e kanë neglizhuar thënien: "Koha është sikurse shpata. Po nuk e preve ti, të pret ajo ty."

Tani gjendemi në periudhën e pushimeve verore ku edhe njerëzit më së shumti e neglizhojnë shfrytëzimin e saj dhe investimin në të dhe për këtë shkak i zgjodhëm disa porosi me të cilat shpresojmë që t'i bëjnë dobi muslimanëve.

Porosia e parë: Mos u largoni prej Kuranit.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në një hadith të gjatë të quajtur "hadithi i ëndrrës" të cilin na e përcjell Semure ibën Xhundub, radijallahu anhu, thotë: "Natën më erdhën dy burra dhe më thanë ec përpara. Vazhduam të ecim deri sa mbërritën pranë një burri të shtrirë me shpinë, te koka e të cilit qëndronte një burrë i cili ia thyente kokën me gurë. Kur e godiste guri rrokullisej dhe ai shkonte për ta marrë dhe nuk kthehej tek ai vetëm kur i mbyllej plaga dhe koka i kthehej në formën e mëparshme. Burri kthehej dhe e qëllonte sërish. I pyeta thotë Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, se kush është ky? Thanë dy burrat: Ec përpara dhe pastaj më thanë. Ai që ia thyenin kokën është njeriu që ia mësoi Allahu Kuranin e nuk e lexoi gjatë natës dhe nuk punoi me të gjatë ditës. Kështu veprohet me këtë deri në Ditën e Gjykimit."

Ebu Musa El-Esharij, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuranin, është sikurse shembulli i qitros, aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin, është sikurse hurma, nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i borzilokut, aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e hidhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i kungullit të egër, që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të hidhët."

Këto hadithe duhet të jenë stimulim i mirë për çdo musliman pa marrë parasysh pozitën e tij jetësore dhe vendin ku gjendet, që t'ia jap besën vetes së tij se do të lexon diçka prej Kuranit tërë jetën e tij, e jo vetëm në periudhën e pushimeve verore.

Në vazhdim do ta paraqes një tabelë e cila do të ndihmon në mësimin përmendësh të Kuranit.


Numri i ajeteve
Periudha
Koha e përfundimit

Një ajet
Çdo ditë
18 vite e 7 muaj e 9 ditë

Tre ajete
Çdo ditë
5 vite e 10 muaj e 13 ditë

Pesëmbëdhjetë ajete
Çdo ditë
Një vit e dy muaj e një ditë

Njëzet ajete
Çdo ditë
Dhjetë muaj e gjashtëmbëdhjetë ditë

Një faqe
Çdo ditë
Një vit e tetë muaj e dymbëdhjetë ditë

Dy faqe
Çdo ditë
Dhjetë muaj e gjashtë ditë




Porosia e dytë: Ngopja e mendjes dhe trurit me atë çka të bën dobi.

Ti o vëlla musliman, ky pushim është shans i mirë për lexim ditor që ti ta zgjerosh diapazonin tënd dhe ti shtosh informacionet e duhura që të nevojiten. Lexo libra të ndryshëm që shpirtrat anojnë nga ato dhe që nuk bien në kundërshtim me fenë e Allahut, azze ue xhel, duke mos e neglizhuar edhe leximin e librave fetarë sidomos ato libra të cilat i përmbajnë dispozitat e besimit, namazit dhe dispozitat e tjera fetare bazore.

Porosia e tretë: Mbaje lidhjen farefisnore.


Allahu, azze ue xhel, thotë: "Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju" Nisa 1.

Enes ibën Malik ,radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore."

Xhubejr ibën Mutim, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nuk hyn në Xhenet ai i cili këput lidhjet farefisnore."

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit le t’i mbajë lidhjet farefisnore."

A ka më mirë se një njeri të kujdeset për familjen e tij, të pyet se a ka nevojtar e t’i ndihmon, dhe a ka të sëmur e ta viziton. Kjo i shton të mirat, dashurinë dhe afërsinë mes farefisit. Në rast se nuk mundesh t’i vizitosh le të jetë telefoni yt i bekuar me të cilin do t’i mbash lidhjet farefisnore, sidomos me ato të cilët nuk të vizitojnë.

Porosia e katërt: Pushimi veror është periudhë e mirë për fejesë apo martesë.

Martesa është traditë e të gjithë pejgamberëve. Allahu, azze ue xhel, thotë: "Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës." Rad 38.

Me ngritjen e martesës sipas ligjit të Allahut, jeta sistematizohet, nderi i muslimanit mbrohet dhe gjendja e tij drejtohet. Allahu, azze ue xhel, thotë: "I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm." Nur 32.

Për fat të keq sot e vërejmë rininë tonë se si e vonojnë martesën me pretekst se janë shumë të rinj, ose thonë se së pari duhet të mbledhim të holla dhe të posedojmë shtëpi e pastaj do të martohemi. Disa prej tyre i presin princat me kuaj të bardhë ose princeshat që të vinë dhe t’i propozojnë martesa dhe i harrojnë argumentet të cilat nxisin në martesë. Çdo vonesë shkon në dëm të tyre dhe më e keqja dhe më e rrezikshmja është se mund shumë lehtë të bien në imoralitet dhe ta meritojnë mallkimin e Allahut në dynja dhe ahiret në rast se nuk pendohen.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: "O të rinj, kush ka mundësi të martohet le të martohet, sepse kështu e ruan më mirë syrin dhe e mbron organin e tij. E kush nuk mundet të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të."

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: "Nëse ju vjen (për t’ju kërkuar) ndonjëri me moral dhe përkushtim ndaj fesë, gjëra të cilat ju pëlqejnë, atëherë martojeni, përndryshe, do të bëhet fitne në tokë dhe çrregullime të gjera”



Porosia e pestë: Vizitoni kampet verore fetare.

Kampet verore janë begati që na i mundësoi Allahu këtyre viteve të fundit. Në to ka shumë dobi si fetare ashtu edhe edukative, sportive, kulturore etj. Mbikëqyrja e këtyre kampeve bëhet nga ana e njerëzve të sigurt e të besueshëm në dituri dhe moral, të cilët e dëshirojnë të mirën dhe thirrin në të. Është mirë që çdo musliman së paku një herë të shkojë e ta vizitojë ndonjë kamp dhe të bindet në atë se çka ofron ky lloj kampingu.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Humbja e kohës është më e keqe se vdekja, për shkak se humbja e kohës ta shkatërron dynjan tënde dhe ahiretin tënd."

O ju musliman, në këtë periudhë një numër i madh i muslimanëve udhëtojnë në vende ku Allahu nuk është i kënaqur me to. Disa prej tyre shkojnë në det dhe e zhveshin trupin e tyre para të huajve, e disa prej tyre shkojnë në vende të imoralitetit që t’i bëjnë mëkat Allahut.

Dijetarët na paralajmërojnë prej udhëtimeve në këto vende dhe asnjëri prej tyre nuk e lejon qëndrimin në këto vende. Përjashtim bëjnë vetëm ata të cilët shkojnë për shërim ose për mësim të ndonjë lënde që nuk mësohet në vendlindje ose për thirrje në fenë e Allahut ose për tregti, mirëpo duke mos i harruar obligimet fetare dhe dispozitat e saj.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: "Unë jam larg çdo muslimani që jeton në mesin e idhujtarëve!"

“Nuk kam lënë pas meje fitne më të dëmshme për burrat se gratë."

"Frikohuni prej sprovës së dynjasë dhe sprovës së grave."

O ju musliman kjo ishte edhe porosia e gjashtë dhe me këtë e përfundoj hutben e ditës së sotme dhe e lus Allahun,azze ue xhel, me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që të na mundëson që kohën ta shfrytëzojmë në adhurime dhe në atë çka na bën dobi në këtë botë dhe ahiret dhe të na mbron prej të kotës dhe injorancës.
nga arabishtja. Irfan JAHIU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore :: Komentet

No Comment.
 

Porosi të arta në shfrytëzimin e pushimeve verore

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Pushimet verore rast, apo sfid.
» Ramazani në kohët e arta
» Tri kohët e arta në Ramazan
» Ramazani në kohët e arta
» [Temë e Ramazanit] Ramazani në kohët e arta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: