islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
62 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 62 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty96%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty0%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty0%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty0%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty1%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty2%Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Furnizimet e shpirtit: Agjërimi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Furnizimet e shpirtit: Agjërimi Empty
MesazhTitulli: Furnizimet e shpirtit: Agjërimi   Furnizimet e shpirtit: Agjërimi EmptyThu 18 Jul 2013 - 23:57

[Only admins are allowed to see this image]

Admin shkruajti:
Agjërimi i bën myslimanët të fitojnë cilësinë e të qenit të sinqertë tek Allahu.



Nga: Mustafa Mashhur
 
Kemi përmendur se adhurimet si namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi janë burime mjaft të rëndësishme dhe ripërtëritëse për furnizimin në rrugën tonë. Allahu, më i Larti thotë:
“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare:183)
Kështu agjërimi është mburojë, që i mbron agjëruesit prej joshjeve. Agjërimi është ndryshe nga çdo adhurim tjetër, që ka lidhje me Allahun. Transmetohet prej Ebu Hurejrës (r.a), se Profeti (a.s). ka thënë: “Allahu, më i Larti, tha, Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe unë jap shpërblim për të”. Agjërimi është si një mburojë (nga zjarri dhe mëkatet e kryera). Profeti (a.s) ka thënë: “Nëse dikush agjëron, ai duhet të shmangë marrëdhëniet seksuale me gruan e tij dhe grindjen, nëse dikush zihet apo grindet me të, ai duhet t`i thotë: “Unë agjëroj, unë agjëroj”. Për Atë në duart e të Cilit është shpirti tim! Era që vjen prej gojës së agjëruesit konsiderohet tek Allahu më e mirë se era e miskut. Dy janë kënaqësitë për agjëruesin, koha e hapjes së agjërimit dhe koha kur ai do të takojë Zotin e tij. Atëherë ai do jetë i kënaqur për shkak të agjërimit të tij”.
Detyra e agjërimit është e lidhur me muajin e Ramazanit. Kur përmendet Ramazani, është sikur të përmendej një xhenet i gjerë, ku myslimani kalon duke ecur përmes shkretëtirës së kësaj jete, nxehtësisë dhe joshjeve të saj.
Allahu përcakton bollëk në të mirë gjatë muajit të Ramazanit dhe po ta dinim ne atë, do të uronim që gjithë viti të ishte si muaji i Ramazanit. Në këtë muaji, u shpall Kurani: “(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” (Bekare: 185)
Një tjetër cilësi e këtij muaji është nata e Kadrit ( Nata e Përcaktimit) dhe çka të bën të kuptosh se ç’është Lejletul Kadr, Lejletul Kadr është më e mirë se një mijë muaj. Në muajin e Ramazanit, dyert e parajsës janë të hapura dhe mbyllen dyert e ferrit, djajtë janë të lidhur dhe shpërblimi është i dyfishtë. Po ashtu janë I’tikafi (izolimi në xhami për qëllim adhurimi) dhe namazi i natës. Në këtë mënyrë, myslimani i vërtetë është i lumtur me Ramazanin, si lumturia e besimtarëve me Mëshirën dhe Mirësinë e Allahut. Myslimani në këtë muaj mund të bëjë një pushim prej ngarkesës së jetës dhe të ripërtërijë energjitë e tij për të vazhduar udhën e tij. Askush nuk e ndjen këtë ndjenjë, përveç atij që agjëron Ramazanin, ashtu siç na udhëzoi i Dërguari i Allahut.
Ky muaj quhet edhe si muaji i Kur’anit, sepse njerëzit lexojnë dhe memorizojnë nga Kurani më shumë se në çdo muaj tjetër të vitit. Ne po ashtu falim namazin e natës në të. Kur’ani konsiderohet të jetë e vërteta, dije dhe udhëzim për ne.
Në Ramazan, është edhe I’tikafi. I cili ka ndikimin e vet tek njerëzit. Gjatë I’tikafit, myslimani jeton si musafir në Shtëpinë e Allahut. Ai i lë gjithë çështjet e kësaj bote dhe nuk bën asgjë tjetër veçse përkujtimit të Allahut me falje, lutje, lexim Kurani dhe përlotje për shkak të frikës ndaj Allahut. Pastaj Allahu është bujar me mysafirët e Tij. Ai i udhëzon ata dhe e fuqizon besimin e tyre. Allahu, më i Larti, thotë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua” (Bekare: 186)
Agjërimi i bën myslimanët të fitojnë cilësinë e të qenit të sinqertë tek Allahu. Ai është një sekret midis robit dhe Zotit të tij. Sinqeriteti tek Allahu është furnizimi më i madh për myslimanët në rrugën e ftesës për në Islam. Nuk ka shpërblim për asnjë vepër apo përpjekje, nëse nuk është e sinqertë për Allahun. Allahu nuk e pranon asnjë vepër me përjashtim të njërës, asaj që bëhet sinqerisht për Atë.
Agjërimi i mundëson myslimanit të luftojë kundër joshjeve të shpirtit. Kjo e fuqizon vendosmërinë e tij dhe kjo po ashtu është mjaft e rëndësishme për këdo që fton për tek Allahu dhe përpiqet për hir të Tij. Agjërimi e mban myslimanin çdo ditë të këtij muaji, larg prej joshjeve dhe gjërave të ndaluara. Kjo e ndihmon atë të shmangë gjërat e ndaluara gjatë kohës së mbetur.
Agjërimi i mundëson myslimanët të fitojnë virtytin e durimit, i cili është cilësi mjaft e rëndësishme për këdo që thërret për tek Allahu. Durimi i ndihmon myslimanët të përballojnë problemet dhe të vazhdojnë rrugën e tyre pa dobësi: “E sa pejgamberë pati që së bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe as nuk u përulën. Allahu i do durimtarët”. (Ali Imran: 146) Në këtë mënyrë, paralajmërimi, kërcënimi, dëmtimi dhe frikësimi nuk ka më dobi mbi njeriun e da’uas.
Gjatë këtij muaji, agjërimi kontrollon gjithë shqisat. Ai kontrollon jo vetëm dëshirat e stomakut dhe të seksit, por gjithashtu kontrollon gjithë shqisat e tij, për të mos bërë atë çka Allahu e ka ndaluar. Agjërimi kontrollon sytë, veshët, gjuhën, duart, këmbët, përveç gojës dhe epshit seksual. Kjo është mjaft e rëndësishme për personalitetin e myslimanit.
Agjërimi e bën myslimanin të fitojë virtytin e faljes. Nëse dikush e lufton, përgojon apo shqetëson agjëruesin, ai duhet të jetë i qetë dhe t`i falë duke u thënë: “Unë jam agjërushëm, unë jam agjërushëm”. Njerëzit, që janë në rrugën e da’uas duhet ta kenë këtë cilësi të faljes dhe të mos inatosen. Allahu, më i Larti thotë: “Ti ishe i butë ndaj atyre, sepse Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten”. (Ali Imran: 156)
Kjo ruan kohën dhe përpjekjen për da’ua dhe paraqitje, sepse myslimanët nuk do të harxhojnë kohën e tyre me mërira dhe zënka, pasi nëse ndodh kjo, e vetmja viktimë do të jetë da’ua. Allahu, më i Larti thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Prandaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”. (Fusilet:34)
Agjërimi e mbush zemrën e myslimanit plot me dashamirësi dhe butesi ndaj të varfrit dhe nevojtarit. Ai do t’i ndihmojë ata, kur ata të ndiejnë dhimbje si rezultat i urisë. Zekatul Fitri e thekson më mirë këtë kuptim. Kjo është një sjellje e rëndësishme, e cila duhet të jetë e përgjithshme mes myslimanëve. Gjatë Ramazanit dhe kur stomaku është bosh, kjo e bën shpirtin të arrijë një fazë shpirtërore dhe zemra bëhet e pastër prej recitimit të Kuranit, duke kërkuar falje, pendim dhe lutje. Kjo është lumturia e duhur dhe ndjenja e të qenit pranë Allahut. Kjo i referohet kuptimit të asaj që ka thënë Profeti (a.s): :” Djalli lëviz në trupin e birit të Ademit ashtu si edhe gjaku, pra luftojeni atë me urinë”.
Kështu, agjërimi veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, e mëson myslimanin sesi të jetë i duruar në fushën e mosmarrëveshjes dhe luftimit, duke u bërë i fuqishëm kur përballet me armikun. Po ashtu e mëson atë të përballojë kushtet e vështira të da’uas, ku nevojat trupore nuk do ta pengojnë atë prej vazhdimit të kësaj rruge.
Agjërimi e mëson besimtarin të jetë i lumtur prej mirësisë dhe ndihmës së Allahut, kur të kryejë adhurimin, duke qenë i sinqertë tek Allahu. I Dërguari i Allahut na kujton dy gëzimet e agjërimit, një kur agjëruesi e çel agjërimin e tij dhe e dyta kur ai do të takojë Zotin e tij me agjërimin që ka mbajtur. Allahu, më i Larti thotë: “Thuaj: "Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata". (Junus: 58)
Ky është një korrigjim i keqkuptimit të shumë njerëzve, që janë të lumtur, kur arrijnë të mirat e jetës dhe dëshpërohen kur i humbasin ato.
Agjërimi mbështet kuptimin e bashkësisë brenda agjëruesit mysliman. Që të gjithë myslimanët në mbarë botën prej kombësive dhe ngjyrave të ndyshme agjërojnë një muaj. Ata ndiejnë unitetin e myslimanëve dhe kjo është mjaft e rëndësishme sidomos për njerëzit e da’uas.
I Dërguari i Allahut i njihte dobitë e agjërimit, prandaj ai përmendet në Sunetin e tij me ditë të tjera agjërimi gjatë vitit, përveç muajit të Ramzanit, pasi ai (a.s) e donte gjithçka që ishte e mirë për ne.
Eshtë prej mëshirës së Allahut që ai e bëri faljen në udhëtim, sëmundje dhe luftë të lehtë për ne, duke e reduktuar atë. Ai, i Lartësuari po ashtu e zbriti mëshirën e Tij mbi ne dhe na dha neve lejëe për të mos agjëruar gjatë udhëtimit apo sëmundjes, duke i agjëruar ato ditë më pas apo duke paguar Fidjah (shpërblim).
Agjërimi krijon një lidhje midis myslimanit dhe universit, bimëve dhe yjeve, kur ai përpiqet të shohë gjysëm hënën e Ramazanit dhe të Sheualit dhe bëhet i njohur me atë anë të krijimit dhe vërtetësisë së Madhështisë dhe Zotësisë së Allahut.
Agjërimi e mëson muslimanin të jetë korrekt dhe gjithmonë në kohë. Çdo agjërues mysliman e di përmendësh kohën e Imsakut (koha kur ai pushon së ngrëni) dhe kohën kur e hap agjërimin, me qëllim që të mbajë në rregull gjërimin e tij. Kjo ndodh çdo ditë gjatë këtij muaji dhe kjo e bën atë ta shfrytëzojë kohën e tij dhe mos ta vrasë atë duke mos bërë asgjë të dobishme.
Agjërimi pavarësisht gjithë këtyre vlerave të lartë përmendura, ka po ashtu edhe efekte shëndetsore në trup. Në ditët e sotme mjekësia e vërteton këtë fakt dhe shumë mjekë e përdorin agjërimin si një mjet kurues të sëmundjeve të shumta.
Me dobitë e shumta të agjërimit është e lehtë, të përfitohet synimi i pastër, pra agjëroni ashtu sipas asaj që na ka porositur Allahu dhe sipas mësimeve të Profetit (a.s).
Por në ditët e sotme ne gjejmë se muaji i Ramzanit në vend të urisë dhe ushqimit të pakët, ai është kthyer në një muaj mostretjeje, me shumëllojshmëri ushqimesh. Nga muaji i të adhurimit, i namazit dhe i Kuranit, ai është kthyer në një muaj të prishjes. Gjithë këto gjëra e shpërfytyrojnë Ramazanin e vërtetë. Allahu nuk është i kënaqur me këtë, e as i Dërguari i Tij dhe është e detyrueshme t`i përmirësojmë këto gjëra.
Si përfundim, i lutem Allahut të na mundësojë neve të përfitojmë prej Ramazanit dhe agjërimit. Ky nuk është gjithë informacioni për agjërimin,prsa i përket ksaj teme, por vetëm një pjesë e tij.
Allahu na ndihmoftë. /AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Furnizimet e shpirtit: Agjërimi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Tema të Ramazanit] AGJËRIMI USHQIM I SHPIRTIT
» RAMAZANI PËR FEMRAT ËSHTË FESTË E SHPIRTIT
» SHËRIMI I SHPIRTIT TREGIM
» pytje rreth daljes se shpirtit
» RAMAZANI PĖR FEMRAT ĖSHTĖ FESTĖ E SHPIRTIT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: