islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Artikull] A je i tillë? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Artikull] A je i tillë? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Artikull] A je i tillë? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Artikull] A je i tillë? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Artikull] A je i tillë? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Artikull] A je i tillë? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Artikull] A je i tillë? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Artikull] A je i tillë? EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Artikull] A je i tillë? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Artikull] A je i tillë? EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
35 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 35 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Artikull] A je i tillë? Empty96%[Artikull] A je i tillë? Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Artikull] A je i tillë? Empty0%[Artikull] A je i tillë? Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Artikull] A je i tillë? Empty0%[Artikull] A je i tillë? Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Artikull] A je i tillë? Empty0%[Artikull] A je i tillë? Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Artikull] A je i tillë? Empty1%[Artikull] A je i tillë? Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Artikull] A je i tillë? Empty2%[Artikull] A je i tillë? Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Artikull] A je i tillë?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Artikull] A je i tillë? Empty
28102013
Mesazh[Artikull] A je i tillë?

[Artikull] A je i tillë? (u186u)thinking1
Shohim që valë zemërate shpërthejnë me ose pa shkak, të cilat tek zemrat e sëmura shndërrohen në valë mllefi dhe urrejtje, me të cilat njeriu kalon gjithë jetën e vet, i tërheq zvarrë kudo që shkon, e fillon dhe e përfundon bisedën me to, i hedh benzinë zjarrit që të mos shuhet.
Ka mundësi, që rreshtat shkollore, partiake, xhematore etj..., në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, shndërrohen në vatrat dhe mjediset ideale për lindjen dhe ushqimin e emocioneve të tilla negative. Ato janë të gatshme edhe për mikpritjen e banorëve të rinj, që ti bashkëngjiten homologëve të tyre, të cilët duhet të prevalojnë në mexhlise, faqe interneti dhe mediat që bazohen kryekëput në sharje, ironizime dhe përdhosje të tjerëve. E gjitha kjo, maskohet me maskën e perfeksionimit absolut të vetes, punës së palodhur dhe me qëndrimet e personave që ndajnë të njëjtat ide, edhe pse gjuha e shprehur nuk përkon fare me maskën.
Në raste konflikti dhe mospajtimi, nuk ka gjë më të keqe sesa kokëfortësia dhe inati, gjë e cila e bën njeriun të verbër ndaj të metave të veta dhe meritave të tjerëve. Gjuha e tij shndërrohet në një aparat regjistrues, duke përsëritur pothuaj të njëjtat fjalë. Ai nuk e pranon kritikën dhe korrigjimin, pasi – sipas tij – këto nuk kanë bazë. Për të, korrigjimi është rrënim dhe argumenti këtu sado i fortë të jetë, nuk i drejtohet më logjikës dhe nuk e respekton arsyen. Ai tashmë vetëm sa stimulon më shumë fanatizmin, nxit bojkotin mes palëve dhe rrit mendimin e keq mes tyre.
“Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.” (Bekare, 204)
Ibnu Abas, thotë se ajeti flet për personat e dhënë pas debateve shterpë, ata që do të kundërshtojnë për gjithçka që u thua.
Hasan Basrij, mendon se ajeti flet për ata që rrejnë në atë që thonë.
Këtyre tipareve mund tu vishet edhe xhelozia e sëmurë, e cila e bën personin të zhytet thellë e më thellë në qorrsokakun e tij, duke u bazuar tek ndjesia e tij e brendshme se po e bën me sinqeritet dhe për besnikëri ndaj vlerave morale apo fetare.
E gjitha kjo ndodh për shkak të ekzagjerimit në mendimet e këqija ndaj të tjerëve, ngritjes së gjykatave të inkuizicionit dhe rrethimit total të tyre, ndërkohë që me veten tregohet tolerant, injoron shkarjet dhe dredhitë e saj.
I thashë një personi të tillë:”Të shoh që e sulmon në mënyrë të sistemuar filanin, duket sikur mezi pret çastin që të rrëshqasë e ti hidhesh në grykë dhe ta demaskosh, dukesh sikur ke nxjerrë shpatën dhe e ke mprehur mirë e mirë. A kjo është frymë e cila të mundëson të ndjekësh asnjanësinë ndaj gabimit apo të vërtetës?
A nuk na ka thënë profeti Muhamed a.s:”As mos i besoni ithtarët e Librit, as mos i përgënjeshtroni, por thoni:”Kemi besuar tek Zoti dhe në atë që na është shpallur neve dhe juve!”
Ndërsa në një transmetim tjetër, Profeti a.s thotë:”Mos i pyesni ithtarët e Librit për asnjë gjë, pasi ata nuk mund t’ju udhëzojnë juve, ndërkohë që kanë humbur për vete. Në të kundërt, ose do të besoni diçka të pavërtetë, ose do të përgënjeshtroni diçka të vërtetë.”
Nëse kjo kërkohet në lidhje me rrëfenjat e kohëve të shkuara, të cilat nuk bazohen në argumente fetare, çfarë mund të themi për mendime, thënie dhe shprehi që mund të jenë të drejta, pak a shumë të drejta ose shumë pak të drejta.
Një shpirt kaq i dhënë pas hedhjes së fajit tek të tjerët dhe ironizimit të tyre, të dëmton ty të parin, sepse ai ndërton mure brenda trurit tënd, mure që të privojnë nga të mirat e të tjerëve. Tek njerëzit e besueshëm, mund të mos gjesh përveçse gjërat që tashmë i di dhe i posedon, kështu nuk ka gjëra të reja në jetën tënde. Ku është dielli i cili çdo ditë lind në një horizont të ri? Ku është lumi i cili nuk lejon që një dorë të zhytet dy herë në të njëjtin ujë? Ku është adhurimi i Zotit derisa të vijë vdekja?
A nuk është dija esenca e adhurimit, zanafilla e tij dhe zanafilla e çdo urdhërese? “Lexo në emrin e Zotit tënd, i cili krijoi” (Alak, 1)
Për këtë njeri, urrejtja ndaj të cilit ka lëshuar rrënjë në zemrën tënde, a mendon se do të të bëhej qejfi nëse do të përfshihej nga një skandal, apo të përhapeshin për të thashetheme?
Vallë si do të ndiheshe nëse e sheh në një pozicion të keq në të cilin ka rrëshqitur, ose në një pozicion të fabrikuar magjishëm nga teknologjia? A do të mërziteshe dhe hidhëroheshe për të? A do të dhembte zemra për faktin se një mysliman ka shkarë kaq keq, ose se është akuzuar padrejtësisht? A do të viheshe menjëherë në mbrojtje të tij dhe të nderit të tij, me shpresë se Zoti do të mbrojë ty nga zjarri ditën e Kiametit?
Apo do e shohësh si shans të vyer dhe të fërkosh duart plot gëzim, se ajo që ke thënë gjithmonë ja ku doli, se ti ke intuitë të mprehtë dhe i kupton gjëra që ata mediokrit me besim të dobët, nuk i kuptojnë dot, ata që të kanë kundërshtuar dhe refuzuar linjën tënde?
Kam frikë, se do të biesh pre e llojit të dytë, do të bëhet qejfi pasi do të përzihen emocionet negativedhe do të triumfojë ndjesia e xhelozisë dhe shfryrjes... si të ishe i pagabueshëm vetë.
Është diçka që e kam hasur praktikisht gjatë përvojës time, e kam parë me sytë e mi në ngjarje dhe raste reale përreth meje. Kam parë se ata që duan ti lëndojnë njerëzit, i akuzojnë dhe ngrenë pusi kundër tyre, nuk u shkon gjatë dhe bien në pusitë e ngritura, ose persona të tjerë sillen me ta me të njëjtën monedhë. “Zoti nuk i bën padrejtësi robërve të Tij” (Fusilet, 64)
Ç’të bësh do të gjesh. Megjithatë, ajo që ia vlen të thuhet në këtë rast, është se ndëshkimi i kësaj bote, është më i lehtë se ai i botës tjetër.
Hatib Bagdadij, thoshte:”Epshi nuk luftohet më mirë sesa me arsyen. Vetë arsyeja, nuk maturohet veçse falë konsulencës. Urrejtja nuk fitohet siç fitohet nga mendjemadhësia dhe planet nuk janë të suksesshme siç janë me durim.”
Kaq do të mjaftonte për ta frenuar veten dhe për të hequr dorë nga insistimi në rrjepjen e lëkurës së tjerëve, si dhe për të hequr dorë nga mendimi i keq për ta, duke ia lënë vendin reflektimit rreth vetes dhe të metave personale. Njeriu, pas një farë kohe, mund ta gjejë veten të përfshirë në një mendim të cilin më parë kushedi sa e ka refuzuar. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Vetë profeti Muhamed a.s, lutej dhe thoshte:”O Ti që i ke në dorë zemrat tona, forcoje zemrën time në fenë Tënde!” “O Ti që ke në dorë zemrat tona, ktheji ato nga rruga e bindjes Tënde!”
Asnjëherë Profeti a.s nuk lutje që Zoti t’ia forcojë zemrën në mendimet e tij personale, por thoshte:”Pasha Zotin, sa herë që betohem për diçka dhe konstatoj se një mendim tjetër është më i drejtë, e shlyej betimin dhe veproj sipas mendimit tjetër që është më i drejtë.” (Buharia dhe Muslim)
Problemi i një grupacioni nga vëllezërit tanë, është se në çështjen e “Menhexhit – linjës dhe metodës së ndjekur” nuk e bëjnë dot diferencën mes parimeve të përgjithshme dhe të pandryshueshme të sheriatit dhe mes çështjeve dytësore ku hyn ixhtihadi dhe ka hapësira për diversitet në mendime. Ata e pranojnë një njeri për shkak se përkon me ta në çështjet dytësore, para çështjeve dhe parimeve madhore. Ata nuk e vërejnë qëndrueshmërinë e tij në parimet esenciale të cilat në fakt përbëjnë menhexhin, aq sa vërejnë tematika që kanë të bëjnë me faktin se ai ka ndryshuar mendim në një çështje politike, mesele fikhu, mendim rreth jetës apo në një çështje të ftesës.
O Zot na udhëzo në udhën e mbarë, na i trego pikat tona të dobëta, na ruaj nga mendimet e këqija për çdo mysliman, na ndihmo që për myslimanët të dëshirojmë çdo të mirë! O Zot na ndihmo që gabimet e tjetrit të mos i trajtojmë me fanatizëm, të mos na bëhet qejfi që ai gabon dhe rrëshqet! O Zot na ruaj që të mos gëzohemi për thashethemet që thuhen për të tjerët! Ti o Zot e di çdo gjë që fshehin zemrat tona!
 
Përktheu: Elmaz Fida
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Artikull] A je i tillë? :: Komentet

No Comment.
 

[Artikull] A je i tillë?

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Artikull] Pendimi.
» [Artikull] Uji i pastër
» [Artikull] Një Zemër pa Ego
» [Artikull] Po debatoja me një djalë të ri..!!?
» [Artikull] Si te kontrrollosh epshin?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: