islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
ForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 [Temë e Ramazanit] Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë e Ramazanit] Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit Empty
MesazhTitulli: [Temë e Ramazanit] Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit   [Temë e Ramazanit] Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit EmptyMon 29 Jun 2015 - 1:06

[Only admins are allowed to see this image]…E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) të një të varfri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të…”. (El Bekare, 185)

Një përsiatje e shkurtër lidhur me qëllimet fisnikëruese të agjërimit, na bënë të kuptojmë se Allahu i Lartmadhërishëm nuk dëshiroi që përmes këtij obligimi t’i ngarkojë robërit e Tij me atë që nuk do të mund ta bartin ose ta durojnë. Këtë fakt Allahu e sqaron në ajetin kuranor që detajizon disa prej dispozitave të agjërimit:”
…Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju...”. (El Bekare, 185).
Ashtu siç është synim parësor i çdo adhurimi-ibadeti fisnikërimi dhe devotshmëria e njeriut, e jo privimi nga të mirat ose dobësimi i njeriut, edhe tek agjërimi Allahu e synoi që kjo të arrihet nga agjëruesit. P or, meqenëse agjërimi është një obligim fizikshpirtëror dhe ka nevojë për shëndet të qëndrueshëm, në mënyrë që të mundësohet kryerja e tij në mënyrën siç e dëshiroi Allahu, atëherë domosdoshmërish duhet kuptuar se nga ky obligim janë të liruar myslimanët që vuajnë nga ndonjë sëmundje e caktuar, e cila do të përkeqësohej ose shërimi i së cilës do të vonohej, nëse njeriu agjëron muajin e Ramazanit.

Sëmundja që lejon prishjen e agjërimit

Meqë “sëmundja-El-merad” është një term që ka kuptim të gjerë dhe mund të shkaktojë huti tek njerëzit, ndoshta edhe do të linte hapësirë për interpretime irracionale, dijetarët islamë janë munduar të zbulojnë se për çfarë sëmundjeje është fjala, për shkak të së cilës, i godituri prej saj, lirohet nga agjërimi.
Ajeti kuranor, të cilit i referohen të gjitha interpretimet e dijetarëve islamë lidhur me sëmundjen në kohën e agjërimit, thotë:” Jeni të obliguar (për Ditë të caktuara), e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai(nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), për një të varfër, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. ( El Bekare, 185)
Sipas mendimit të Imam Ebu Hanifes, të cilin e mbështesin shumica e dijetarëve islamë, sëmundja që lejon prishjen e agjërimit është ajo që përkeqëson gjendjen e agjëruesit, mund ta shpjerë në vdekje ose vonon a pengon shërimin e personit në fjalë. Madje, shumë dijetarë kanë theksuar faktin se, nëse agjërimi mund të shpjerë në shkatërrim të sigurt, atëherë jo vetëm që nuk lejohet por edhe ndalohet agjërimi, sepse shkatërrimi i vetvetes është i ndaluar në Islam.(1)
Mirëpo konstatimin që agjërimi e dëmton shëndetin e agjëruesit, duhet ta bëjë mjeku që është ekspert I fushës përkatëse, i cili njëherësh është i besueshëm dhe nuk flet nga hamendja. Një konstatim tëtillë nuk do të duhej t’ia japë vetvetes as vetë personi që agjëron, sepse mund të mos jetë real
në vlerësimin e tij dhe, rrjedhimisht, mund të justifikojë prishjen e agjërimit e të bëjë mëkat tek Allahu xh.sh..
Pozitën dhe dispozitën e të sëmurit për
lejimin e prishjes së agjërimit, me unanimitet të dijetarëve, e marrin edhe gruaja shtatzënë dhe ajo që është duke ushqyer foshnjën me gji, nëse konstatohet se agjërimi dëmton ( e në shumë raste ndodh pikërisht kështu) foshnjën e palindur tek shtatzëna ose atë të lindurën tek nënat që ushqejnë fëmijën me gji.(2)
Theksi duhet vënë në faktin se ajeti tekstualisht obligon kompensimin e të gjitha atyre ditëve të humbura gjatë Ramazanit nga i sëmuri, pasi të shërohet, jashtë muajit të Ramazanit.
E nëse sëmundja është e natyrës shërimi i së cilës nuk shpresohet, sikur është kanceri vdekjeprurës e të ngjashme, ose për shkak të moshës së shtyrë të të sëmurit, atëherë obligohet fidjeja-shpagimi me të holla, e që obligohet të paguajë nga një shujtë ditore për të varfrit, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve (e jo vetëm një porcion), për çdo ditë që nuk ka agjëruar. Allahu në ajetin e lartcituar tha:” …E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) të një të varfri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për të…”.
E nëse nuk kanë mundësi të paguajnë as fidjen-shpagimin, atëherë ata lirohen krejt nga obligimi, sepse :”Allahu nuk ngarkon askënd përtej mundësive të tij…”. (El Bekare, 286)(3)

Përdorimi i mjeteve kuruese të ndryshme dhe dispozitat e tyre gjatë agjërimit

Për myslimanët e përkushtuar në agjërimin e tyre, mbeten dilemë disa prej gjërave, lidhur me faktin nëse duhet të prishin apo jo agjërimin e tyre, në veçanti ato që kanë të bëjnë me përdorimin e disa mjeteve dhe barnave shëruese. Preokupimit të tyre dijetarët islamë janë përpjekur t’i gjejnë zgjidhje dhe të nxjerrin dispozitat e Sheriatit islam përkitazi me ato probleme. Meqë për shumicën e çështjeve që do t’i përmendim këtu, dijetarët islamë kanë pasur divergjenca, ne do t’u referohemi vendimeve të ”Akademisë së Jurisprudencës Islame”, nën ombrellën e së cilës v eprojnë elita e dijetarëve islamë bashkëkohorë.

Gjërat që prishin dhe ato që nuk prishin agjërimin:

a) Pikat e syrit, pikat që vihen në vesh dhe pastrimi i veshit, pikat e hundës, sprej i hundës , - asnjë prej këtyre nuk e prishin agjërimin nëse nuk gëlltitet diçka që mund të ketë depërtuar në fyt (në mënyrë që të shmanget futja e tyre në stomak).
b) Kapsulat që vihen nën gjuhë, të cilat përdoren për shërimin e shtrëngimeve të gjoksit (angjina e gjoksit) nuk e prishin agjërimin, nëse nuk gëlltitet ajo që arrin në fyt.
c) Futja e pasqyrës kirurgjike, ose e gypav e të hollë, ose ndonjë bari në vrimën urinale ose në mitër, - nuk e prishin agjërimin.
ç) Gërryerja e dhëmbit, nxjerrja e dhëmballës, pastrimi i dhëmbëve, qoftë edhe me pastë pastruese, - nuk e prishin agjërimin, nëse nuk gëlltitet ajo që arrin në fyt.
d) Shpëlaja e plotë e gojës ose gazi që përdoret për shërime lokale në gojë, nuk e prishin agjërimin nëse nuk gëlltitet ajo që ka arritur në fyt.
e) Injeksionet shëruese, qoftë nën lëkurë, muskuj, ose në damarë të gjakut, - nuk e prishin agjërimin, me përjashtim të atyre që janë ushqyese (infuzionet)
ë) Thithja e gazit të oksigjenit, dhe as e gazeve që përdoren për anestezi - nuk e prishin agjërimin nëse në to nuk ka materie ushqyese.
f) Yndyrat, kremet që përdoren për ly erje të ndonjë pjese të trupit, ose flasteret terapeutike që kanë yndyra ose lëndë kimike e që vihen në trup, edhe nëse trupi thith materien e tyre, - nuk e prishin agjërimin.
g) Futja e ndonjë gypi të hollë nëpër damarët e gjakut a të zemrës, që shërben për zgjerimin e disa arterieve të gjakut nuk e prish agjërimin.
gj) Futja e pasqyrës kirurgjike përmes barkut ose në stomak, për të kontrolluar ose operuar zorrët ose ndonjë organ të brendshëm, nuk e prish agjërimin.
h) Të vjella e paqëllimshme nuk e prishin agjërimin, në dallim nga të të qëllimshme, që e prishin.

Ndërkaq “Këshilli Juridiko-mjekësor Islam” në mbledhjen e tij në Darul-Bejda (Kazablanka) në Marok, dha opinionin e vet edhe për disa çështje për të cilat kishte hezituar të jepte vendim Akademia Juridike Islame. Këshilli në fjalë me shumicë votash konstatoi:

a) Përdorimi i pompës së oksigjenit, që përdoret nga të sëmurët prej astmës
(frymëmarrjes) nuk e prish agjërimin.
b) Kapsulat ose barnat që vendosen në zorrën e trashë (vrima anale), ose pasqyrat kirurgjike, nuk e prishin agjërimin.(4)

Gjithashtu, sipas shumicës së dijetarëve bashkëkohorë, përdorimi i insulinës gjatë ditës së agjërimit, për ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit, por që nuk janë në atë shkallë sa të mos mund ta durojnë agjërimin, nuk e prish agjërimin, edhe pse, nëse ka mundësi të shtyhet deri pas kohës së iftarit, është më e preferuar.
Mendimet e Këshillit Juridiko-mjekësor Islam i përkrahën shumica e juristëve islamë bashkëkohorë dhe fetvatë e tyre dolën në përputhje me këto vendime.


_______________
(1) Bedaius-sanai’ ,El-Kasani. (2609) Darul- kutub ilmijje. Bejrut. Bot. i 1.1997. dhe : El-fikh el-islamij v e edil-letuhu, Dr. Vehbet Ez-zuhjeli. (31700) . Darul Filkër. Damask. Bot. 4.2004.
(2) Sherh Fethul-Kadir, Ibn Humam (279). Daru Alemil-Kutubi. 2003.Rijad. (3) Ibid.(2358).
(4) Mevsuat elkadaja el-fikhijje el-muasire, Dr. Ali Muhamed Salus. Mektebet Darul-Kur’an. Egjipt. Bot. 11-të .2002



Driton Arifi

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë e Ramazanit] Të sëmurët dhe dispozitat që kanë të bëjnë me ta gjatë agjërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: