islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryPytësoriKërkoidentifikimiRegjistrohuCalendarTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Foto Duaja e dites së tret
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
Ramazani Muaji I meshires EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
Ramazani Muaji I meshires EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
Ramazani Muaji I meshires EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
Ramazani Muaji I meshires EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

» Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se konsumuesit e mishit
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:49 nga Admin

» Muslimanët në Bullgari ruajnë Kuranin e punuar me dorë si pasurinë më të madhe
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:34 nga Admin

» Lajme Ditore: Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:31 nga Admin

» Lajme Ditore; Një suedez gjobitet për fyerje të muslimanëve
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:28 nga Admin

» Lajme Ditore: Turqi, fillon procesi i votimit për zgjedhjet lokale
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:25 nga Admin

» Lajme Ditore: Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:18 nga Admin

» Lajmet Ditore:Gaza, forcat izraelite martirizojnë dy palestinezë gjatë protestave
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 31 Mar 2019 - 12:16 nga Admin

» Besimtarët janë si një trup i vetëm
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:52 nga Admin

» Ja pse duhet te pini shume ije?!
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:21 nga Admin

» Ajete kuranore ne lidhje me familjen dhe femijet
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:17 nga Admin

» MARIETA NGA JERUZALEMI
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:12 nga Admin

» Lajme Ditore: Ne Berlin te Gjermanise priten muslimanet me lule
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:10 nga Admin

» Lajme Ditore:Opozita planifikon atentate dhe sulme terroriste në Venezuelë
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:09 nga Admin

» Lajme Ditore: lina  Lajmet Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:07 nga Admin

» Lajmet Ditore: Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 20:03 nga Admin

» Lajme Ditore: Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë ti kthehet anëtarësimi
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 19:29 nga Admin

» Lajme Ditore:Mijëra persona përkujtojnë viktimat e sulmit terrorist në Zelandën e Re
Ramazani Muaji I meshires EmptySun 24 Mar 2019 - 19:26 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
6 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 6 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 335 më Fri 27 Jun 2014 - 22:00
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2992 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri imran maqkaj

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24163 artikuj v 13329 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 Ramazani Muaji I meshires

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8307
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ramazani Muaji I meshires Empty
MesazhTitulli: Ramazani Muaji I meshires   Ramazani Muaji I meshires EmptyTue 7 May 2019 - 4:40

[Only admins are allowed to see this image] Muaji i Ramazanit është konsideruar si “sulltani i njëmbëdhjetë muajve” dhe “muaji i bekuar” për shkak të rëndësisë që i ka dhënë besimi islam. Muaji i Ramazanit është një muaj i rëndësishëm në të cilin myslimanët pothuajse bëjnë gara për vepra të mira. Ky muaj është njëri prej tre muajve që u atribuohet vlerë ndërmjet njerëzve dhe në të njëjtën kohë, është muaji që ka zbritur Kurani Fisnik. Allahu Teala thotë: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues(i së mirës nga e keqja)...”[1]
Muaji i Ramazanit ka qenë një muaj i njohur edhe në kohën e xhahilijetit/para ardhjes së Islamit. Ky muaj në periudhën e xhahilijetit nuk ka pasur ndonjë shenjtërim dhe lufta përgjatë tij nuk ishte e ndaluar. Ky muaj e fitoi privilegjin e tij me ardhjen e Islamit. Muaji i Ramazanit është muaji i vetëm që i përmendet emri në Kuranin Fisnik. Fakti që Kurani Fisnik ka zbritur në këtë muaj, që nata e Kadrit, e cila është më e mirë se një mijë muaj, gjendet në të dhe që kryhen ibadetet si agjërimit, i cili është njëri prej adhurimeve themelore të Islamit, falja e teravihëve, leximi i mukabelesë, bërja e yftarit, bërja e syfyrit, hyrja në itikaf dhe dhënia e lëmoshës së fitrit, janë bërë shkak që feja islame dhe si rezultat myslimanët t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë këtij muaji.
Muaji i Ramazanit i ka mbledhur në vete të gjitha mirësitë dhe begatitë. Çdo begati dhe mirësi që i shkon njeriut përgjatë vitit është një pikë nga oqeani i pafund i begatisë së muajit të Ramazanit. Bashkimi që formohet në këtë muaj është shkak për bashkimin që mund të formohet përgjatë gjithë vitit. Ndërsa përçarja/ndarja që mund të shkaktohet në këtë muaj është shkak për përçarjen që mund të formohet përgjatë gjithë vitit.[2] Në lidhje me mirësitë e këtij muaji ka transmetime të ndryshme nëpër hadithet fisnike.
Një muaj i bekuar
Kur vjen muaji i Ramazanit ndodhin disa ndryshime. Disa prej këtyre janë: Hapja e dyerve të qiellit, mbyllja e dyerve të Xhehenemit, lidhja e shejtanëve me zinxhirë, etj. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), thotë: “Ka ardhur muaji i Ramazanit. Ai është një muaj i bekuar. Allahu ua ka bërë obligim mbajtjen e agjërimit në atë muaj. Në atë muaj hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhirë. Në këtë muaj gjendet një natë që është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga mirësia e natës së Kadrit, do të privohet nga çdo lloj mirësie.”[3]
Mukabeleja e Kuranit Fisnik
Muaji i Ramazanit në të njëjtën kohë është muaji kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ia ka lexuar Kuranin Fisnik Xhebrailit (a.s.). “I Dërguari i Allahut (s.a.s.), ia lexonte çdo vit Kuranin Xhebrailit (a.s.). Vitin në të cilin ka ndërruar jetë, ia ka lexuar dy herë.”[4]
Muaji i ndihmës reciproke
Transmetohet nga Selam el-Farisiu se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), në hytben që e mbajti në fund të muajit Shaban, ka thënë: “O njerëz! Hija e muajit të bekuar ka rënë mbi ju. Në të ka një natë më të mirë se një mijë muaj. Allahu e ka bërë obligim mbajtjen e agjërimit (në muajin e Ramazanit). Gjithashtu na ka sugjeruar edhe për ibadetin e natës. Kushdo që kryen një ibadet nafile në muajin e Ramazanit, është sikur ka kryer një ibadet farz në muajt e tjerë. Kushdo që kryen një ibadet farz në muajin e Ramazanit, është sikur ka kryer shtatëdhjetë ibadete farz në muajt e tjerë. Ai është muaji i durimit. Shpërblimi i durimit është Xheneti. Ai është muaji i ndihmës reciproke dhe në këtë muaj shtohet risku i besimtarit. Kushdo që i jep yftar një agjëruesi, është sikur ka liruar një rob dhe i falen mëkatet.” I thanë: O i Dërguari i Allahut! Jo të gjithë ne kemi mundësinë për të gjetur diçka që t’i japim yftar ndonjë agjëruesi. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, tha: “Allahu këtë sevap ia jep edhe atij që i jep agjëruesit një gllënjkë qumësht për të pirë, një hurmë për ta ngrënë apo pak ujë për ta nderuar. Kushdo që i jep për të ngrënë një agjëruesi, kjo do të jetë falje për të dhe Allahu në Ditën e Kiametit do t’i japë për të pirë nga burimi im. Ai nuk do të ketë më etje dhe së fundi do të hyjë në Xhenet. Gjithashtu ai ka shpërblim aq sa edhe agjëruesi. Ndërkohë prej sevapit të agjëruesit nuk pakësohet asgjë. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi është falje dhe fundi është shpëtim nga Xhehenemi. Kushdo që në këtë muaj ua lehtëson barrën atyre që ka nën urdhrin e tij, Allahu do ta shpëtojë nga Xhehenemi.”[5]
Muaji në të cilin të gjithë do ta marrin pa asnjë mangësi shpërblimin për punën e tyre
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Umetit tim i janë dhënë pesë veçori që nuk u janë dhënë umeteve të mëparshme në muajin e Ramazanit: Era e gojës së agjëruesit është më e dashur për Allahun se era e miskut. Engjëjt luten për agjëruesin derisa ai të çelë yftarin. Allahu e zbukuron Xhenetin çdo ditë për ata dhe i thotë: Së afërmi robërit e Mi do të shpëtojnë nga vështirësitë dhe do të vijnë te ti. Lidhen shejtanët e mëdhenj dhe nuk mund t’i bëjnë ato që kanë bërë jashtë Ramazanit. Në natën e fundit të Ramazanit falen besimtarët.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! A nata e Kadrit është dita e faljes?” I Dërguari i Allahut (s.a.s.), tha: “Jo, por ai që punon do ta marrë shpërblimin pa mangësi ditën që e mbaron punën.”[6]
Muaji në të cilin hapen dyert e Xhenetit
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Kur vjen muaji i Ramazanit, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe shejtanët lidhen me zinxhirë.”[7] Edhe në një transmetim të Muslimit nga Ebu Hurejre (r.a.), thuhet: “Hapen dyert e mëshirës.” Edhe në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Hapen dyert e Xhenetit.”
Muaji i faljes
Muaji i Ramazanit është muaji i faljes dhe i pastrimit nga mëkatet. Transmetohet nga Selman el-Farisiu (r.a.), se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Fillimi i muajit të Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje dhe fundi i tij është shpëtim nga Xhehenemi.”[8]
Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ka thënë: “Atij që e mban agjërimin në muajin e Ramazanit duke besuar dhe pritur sevapin nga Allahu,  do t’i falen mëkatet e kaluara.”[9]
Përveç të tjerash, gjendet edhe ky hadith fisnik i cili na tregon se muaji i Ramazanit është muaji i faljes. I Dërguari i Allahut (s.a.s.), tha: “Amin, Amin, Amin!” Atij i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kur dole në mimber, the: Amin, Amin, Amin!” I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, tha: “Xhebraili më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen gjynahet, Amin! Edhe unë thashë: Amin! Pastaj Xhebraili më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që i arrin prindërit apo njërin prej tyre gjallë dhe vdes pa u bërë mirë atyre. Amin! Edhe unë thashë: Amin! Pastaj më tha: Allahu e futtë në Xhehenem dhe e largoftë nga mëshira e Tij atë që vdes pa të çuar salavate ty kur flitet për ty në pranë e tij. Amin! Edhe unë thashë: Amin!”[10]
Në një hadith tjetër, Ebu Hurejre (r.a.), transmeton se i Dërguari i Allahut (s.a.s.), ka thënë: “Pesë kohët e namazit, dy Xhumatë dhe dy Ramazanët janë shpagim për mëkatet e vogla që bëhen ndërmjet tyre përderisa (njeriu) të largohet prej mëkateve të mëdha.”[11]
Ka disa cilësi që njerëzit duhet t’i posedojnë. Ndihma ndaj të tjerëve, bujaria, të qenët i mëshirshëm, etj. Posedimi i këtyre cilësive gjithmonë është diçka e mrekullueshme. Këto cilësi duhet t’i shtojmë edhe më shumë në muajin e Ramazanit. Ibadetet nafile që bëhen në këtë muaj kanë shpërblim sikur të jenë farze, ndërsa ibadetet farz kanë shpërblim si shtatëdhjetë farze. Gjithashtu, dhënia e lëmoshës dhe kryerja e umres në këtë muaj kanë sevape shumë të mëdha. Në një hadith fisnik që transmetohet nga Enesi (r.a.), i Dërguari i Allahut (s.a.s.), është shprehur: “Lëmosha më e mirë është lëmosha që jepet në muajin e Ramazanit.”[12] Sipas një hadithi që transmetohet te Buhari dhe Muslimi, Hz. Pejgamberi ka thënë: “Kryerja e umres në ramazan është e barazvlefshme me haxhin.”Apo “është e barazvlefshme me kryerjen e haxhit bashkë” (pra me Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem.).[13]
Për faljen e myslimanëve në muajin e Ramazanit mund të radhiten shumë shkaqe: Ditën mbahet agjërimi, ndërsa nata kalohet me adhurim. Nata e Kadrit e cila gjendet në dhjetë ditën e fundit të Ramazanit, kalohet me ibadet. Agjëruesve u jepet yftar dhe punëtorëve u lehtësohet puna. Bëhet shumë dhikër dhe i kërkohet shumë falje Allahut Teala. Engjëjt kërkojnë falje për agjëruesin derisa të çelë yftarin. Në këtë muaj të bekuar nuk duhet të harrojmë të lutemi për mirësinë dhe shpëtimin e myslimanëve siç lutemi për veten tonë. Le të lutemi veçanërisht për vëllezërit tanë që janë në vështirësi edhe kur ata të mos jenë prezentë. Kjo, në të njëjtën kohë, është edhe një mënyrë që engjëjt të luten për ne. I Dërguari i Allahut, alejhi’s-selam, ka thënë: “Për atë që lutet për vëllain e tij në fe që nuk gjendet aty, engjëlli që ka pranë i thotë: Amin! Një gjë e tillë u bëftë edhe për ty!”

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ramazani Muaji I meshires
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: