islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty96%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty0%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty0%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty0%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty1%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty2%ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN Empty
MesazhTitulli: ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN   ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN EmptySun 1 Aug 2010 - 18:04

Me fjalët "femra që beson All-llahun", kemi për qëllim femrën që ka bindje të plotë se ekziston një Zot i pashoq, në qenien si dhe në cilësitë e Tija; si dhe atë femër e cila është e bindur se vetëm Ai është ndihmues absolut dhe që sjell dëm nëse don, e përveç Tij askush nuk mund të ndihmojë e as të dëmtojë. Ai është i vetmi tek i cili do të kthehen të gjithë njerëzit në një ditë të tmerrshme, ditë për të cilën nuk ka dyshim. Në atë ditë do të ngrihet mbulesa prej çdo fshehtësie dhe të vërtete të mbuluar; ajo është dita e mjerimit, pendimit për atë që është mashtruar me këtë botë dhe për atë që i ka kaluar kufinjtë e dhënë nga All-llahu xhel-le shanuhu; kurse ditë gëzimi, ditë hareje do të jetë për atë që e ka kuptuar realitetin e kësaj bote, dhe e ka shfrytëzuar atë si rrugë të vetme për ta arritur kënaqësinë e All-llahut xhel-le shanuhu.
Ne këtu nuk do të bëjmë fjalë për femrën e cila vetëm ka dëgjuar për All-llahun xhel-le shanuhu dhe nuk ka kuptuar asgjë për Të, si dhe për atë që fjalën e besimit ka trashëguar dhe e mban si shprehje gojore, e nuk është munduar që përmbajtja e kësaj fjale të zë vend në zemrën e saj. Mund të ngjajë, që goja e saj të përsëritë emrin e All-llahut xhel-le shanuhu edhe njëzetë herë në ditë, por përsëritja e këtyre fjalëve nuk ngjall tek ajo ndjenjë që të kuptojë për fuqinë e All-llahut as njëherë në muaj apo gjatë vitit. Nëse dikush ia përkujton asaj All-llahun ose ajo vetë zë të mendojë, sheh se nuk di asgjë tjetër për të , pos asaj (si që thonë) se Ai është një e vërtetë e fshehtë, apsolute, siç e kanë emërtuar të vjetrit (etir) , të cilët nuk dinin për Të asgjë tjetër pos asaj se Ai është një sekret prej sekreteve të kësaj bote.
Sikur besimi i tillë (besimi në eterin) të mund të ndikojë në sjelljen dhe mënyrën e jetës së saj do të kishte ndikim të njëjtë edhe besimi i verbër. Por ky lloj besimi nuk është besim pos në kuptimin e tij figurativ dhe metafizik. Ky besim nuk len në zemrën e saj asnjë pikë droje dhe nuk e orienton atë në asnjë drejtim të qëlluar, as që luan ndonjë rol në përmirësimin e jetës dhe sjelljes së saj.
Një besim i tillë është mjaft i përhapur në shumë vende të Evropës si dhe në mbarë Amerikën dhe pandërprerë ky besim marshon me gjithë anomalitë që paraqiten në këto shoqëri, si amoraliteti, çrregullimi shpirtëror dhe fundosja në pavetëdijen e jetës materiale!
Pra, unë me këto fjalë i drejtohem çdo femre që vullnetarisht ka besuar në All-llahun xhel-le shanuhu, me dëshirë të lirë që buron nga thellësitë e zemrës së saj, nga ndjenjat e thella shpirtërore të saj. Njëkohësisht jam i bindur se në shoqërinë tonë më shumë ka femra që kanë një besim të tillë.
Çdo femër, e cila në thellësinë e zemrës ka këtë besim, i drejtohem me këto fjalë:
Padyshim çështja e ekzistimit tonë në këtë botë është serioze bile mund të themi se është edhe më shumë se serioze!... Andaj asnjë mashtrim i kësaj bote nuk duhet të të largojë nga të menduarit mbi fundin e saj dhe të na shtyjë në harresë pavlerësinë e kësaj bote, edhe pse shumica janë të dhënë pas saj.
Njëkohësisht mos harro se njerëzit në këtë botë përjetojnë një kohë të caktuar të provimit, pa marrë parasysh ai e di apo jo, ndodh që provimi të jetë i gjatë ose i shkurtër, por sidoqoftë ajo kohë nuk zgjat më tepër se koha e një provimi.
Edhe pse e dimë se kalimi (përjetimi) i kësaj kohe të provimit, është i njëjtë si për femrat ashtu edhe për meshkujt, por femrat dallohen prej meshkujve me një ngarkesë e cila është mjaft e rrezikshme në këtë botë dhe që lë pasoja të rënda në botën e ardhshme.
Krahas asaj që femra është e njejtë për sa i përket kalimit (përjetimit)të kësaj kohe të provimit, ajo konsiderohet ndër lëndët më të rëndësishëme edhe nga vetë provimi!.. Femra ka këtë statut për shkak se lakmitë e llojllojshme janë ndër më të rënda të kësaj bote, kurse gruaja me vendimin e All-llahut xhel-leshanuhu në librin e Tij është lloji i parë nga llojet e këtyre lakmive. Për këtë All-llahu xhel-leshanuhu thotë:
"U hijeshua për njerëzit lakmia ndaj grave,fëmijëve, arit dhe argjendit të grumbulluar, kuajve të bukur, bagëtisë dhe të lashtave. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por vendi më i bukur i kthimit është xheneti"
(Alu Imran,14).
Nga lakmitë më të mëdha, All-llahu xhel-leshanuhu në rend të parë vë gratë të cilat i ka krijuar si stoli dhe sprovë për burrat. Po të mos ia kalonin gratë të gjitha lakmive tjera, All-llahu xhel-leshanuhu nuk do t'i vente para të gjithave. Pra femra në jetën e njeriut është sprovë më e rrezikshme në përgjithësi.
E fshehta e kësaj është se të gjitha gjynahet e tjera, të cilat i ka ndaluar All-llahu xhel-le shanuhu për robin e Tij, nuk kanë me njeriun kurrfarë përputhshmërie. Dhuna, me gjithë llojet e saja, është e ndaluar(haram)dhe që njeriu të largohet prej saj i ndihmon edhe vetë natyra e njeriut e cila është në kundërshtim me të. Pija alkoholike është e ndaluar dhe largimin prej saj e lehtëson mu ajo se natyra origjinale e njeriut nuk e don atë; gjithashtu vjedhja, mashtrimi, përgojimi, shpifja dhe ndalesat e tjera nuk pajtohen me natyrën e shëndoshë të njeriut. Nga ky ligj nuk bën përjashtim askush përveç ata që kanë të meta apo ata që kanë devijuar vijën e natyrës së tyre të shëndoshë për shkaqe të ndryshme.
Përjashtim nga këto gjynahe bën vetëm instinkti seksual, si te mashkulli ashtu edhe te femra . Ky instinkt veç asaj që nxit njeriun të bëjë atë që është e ndaluar, është edhe në përputhshmëri me natyrën e njeriut dhe është një ndër ndalesat më të repta të Sheriatit. (nese nuk rregullohet sipas normave dhe kufive të caktuar)
Nga ana tjetër instinkti në fjalë, konsiderohet edhe nevojë e domosdoshme e natyrës njerëzore dhe se cili do njeri qoftë(nëse është njeri që nuk ka të meta në natyrën e vetë)nuk mund të shmanget nga kjo apo të dalë jashta kësaj.
Nëpërmjet këtij krahasimi mund të kuptosh se te njeriu instinkti seksual është sprovim më i rrezikshëm fetar në jetën e tij, mu për atë se për gjynahet e ndalesat e tjera natyra e njeriut shërben si ndihmëtar për ta larguar atë nga gjynahet dhe shëmtimet e llojllojshme, kurse, kur është fjala për instinktin seksual, natyra e njeriut bile edhe e nxit këtë instinkt ose është e pa aftë (në rastet e volitshme) ta frenojë atë ose të zvoglojë afshin e atij instinkti.
Në bazë të asaj që u tha del se zgjidhja(ilaçi më i mirë)islame për largimin nga gjynahet qëndron në përpjekjen maksimale për t'u ikë atyre dhe për t'i mbizotëruar ato. Por, për sa i përket çështjes seksuale shërimi(ilaçi)për këtë është të bëhet ngopja dhe dëfrimi i këtij instinkti seksual, por me kusht që kjo të bëhet brenda kufijve të caktuar të Sheriatit dhe të mos tejkalohen. Pra kjo është domethënia e fjalës tonë: Gruaja në përgjithësi është lënda më e rrezikshme e provimit në jetën e njeriut.
Ndoshta do të thuash, motër e dashur, pse mos vallë mashkulli nuk llogaritet si elementi më i rrezikshëm i provimit në jetën e gruas, pasi ndjenjat seksuale i kanë që të dy gjinitë, dhe janë të barabartë në obligimet e tyre?!
Përgjigja do të ishte: Krijuesi i Urtë i Madhërishëm natyrën e femrës e ka bërë (sipas normave psikike të saj) që ajo të propozohet (kërkohet) më tepër se sa ajo të propozojë e kërkojë burrin, prandaj ajo kush e di sa të ndjejë lakmi seksuale në vete prapseprap anon (për shkak të normave të saja psikike) kah ajo që të presë që dikush ta propozojë e ta kërkojë atë dhe i imponon mashkullit rrethana dhe shkaqe që mashkulli vazhdimisht ta kërkojë atë.
Shkurtimisht Muhammedi alejhis-salatu ves-selam e tregon këtë të vërtetë në fjalën e tij:
"Pas meje nuk do të ketë për burrat mbashtrim (fitne) më të dëmshëm se gratë."
Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
***



Pasiqë mbaruam me sqarimin e kësaj të vërtete, pra dije motër e dashur, se esenca e këtij mashtrimi me të cilin mashkulli sprovohet është në dorën tënde. Në dorën e gruas është se a do të bëjë prej vetes fatkeqësi të madhe për burrin si goditja e rrufesë, deri në atë masë sa burri nuk do të mund të gjente shpëtim prej saj, ose do të bëjë prej vetes ndihmëtare që ai të vazhdojë dhe të ecë në rrugën e shpëtimit.
Sa popuj e popuj ka pasur në histori me famë të lartë, të cilët kanë sunduar popujt tjerë, por fuqia e tyre është dobësuar e pastaj është shkatërruar sundimi i tyre për arësye se te këta popuj me të madhe është paraqitur prishja e moralit, për të cilën gjë ata janë treguar mjaft liberal, shkaku i tërë kësaj ka qenë gruaja. Raste të tilla kemi në rënimin e Perandorisë Romake, Perandorisë Mazdeke dhe të civilizimit indian, të cilat të gjithë ne i kemi të njohura.
Prej tërë kësaj nënkuptojmë se njëra ndër detyrat më të rëndësishme islame me të cilën e ka obliguar All-llahu xhel-le shanuhu gruan është që ajo të futë në këllëf armën e mashtrimit të saj në prani të burrave, që ata të mos bien në hutinë e kësaj fatkeqësie apo të këtij sprovimi.
Të gjithë dijetarët janë të një mendimi (Ixhmai) se gruaja nuk mund të arrijë kënaqësinë e All-llahut xhel-le shanuhu me asnjë vepër prej veprave të mira siç mund të arrijë atë me përpjekjen e saj që t'i ndihmojë mashkullit në ruajtjen e moralit dhe në frenimin e epshit të tij. Në të njejtën kohë ajo nuk mund të jetë shkaktare e hidhërimit të All-llahut xhel-le shanuhu me asnjë vepër tjetër prej veprave të ndaluara siç mund të jetë shkaktare me përpjekjet e saja që të ngjallë prirjet (lakmitë) epshore të burrit, ta largojë atë nga lineariteti dhe nga morali i pastër.
Banorët e Xhehennemit në të shumtën janë gratë. Vetë lajmërimi i Muhammedit alejhis-salatu ves-selam se ka një sërë faktorësh që e determinojnë këtë pozitë të papëlqyeshme të femrës dhe ndër më kryesoret është se ato nuk i frikësohen All-llahut xhel-le shanuhu në këtë detyrë të rrezikshme me të cilën Ai i obligon.
***
Ti mjaft mirë e din, motër e dashur që beson në All-llahun xhel-le shanuhu se më shumë që e frikëson Perëndimin (në të dy anët Evropë e Amerikë) prej muslimanëve është Islami i tyre!... Udhëheqësit e tyre shumë mirë e dinë atë pas studimeve të tyre objektive dhe të gjëra, se renesansa evropiane nuk i ka lëshuar rrezet në jetën e tyre, deri në atë ditë kur perëndoi ndikimi i aktivitetit islam dhe fuqia e tij nga jeta e muslimanëve. Sikur botën islame mos ta kaplonte errësira e largimit prej Sheriatit islam dhe vendimit të tij, në Evropë nuk do të shkëlqente asnjë rreze gnostike e as shkencore dhe nuk do të jepej rast që ato të kenë dobi prej tyre.
Rezultat i kësaj bindjeje që zë vend në zemrat e tyre është se metoda kryesore e ruajtjes së rrjedhave të renesansës së tyre nuk është asgjë tjetër përveç se puna e tyre permanente me çdo mjet që muslimanët të mbeten larg Islamit, të humbur prej historisë së tyre dhe burimit të parëve të tyre. Njëkohësisht ata mundohen që t'i largojnë muslimanët prej thelbit të Islamit dhe praktikimit të tij me çdo gjë tjetër që mund ta zëvendësojë atë... Nuk dyshoj aspak se të nevojitet argument i cili do të zbulonte saktësinë e kësaj të vërtete, pasi përshpëritjet e pandërprera të udhëheqësve, gjegjësisht mendimtarëve të Perëndimit, kanë të bëjnë me këtë problem dhe mund të hasen në çdo mjedis, bile ato pëshpëritje (për fat të mirë) janë shndërruar në kushtrime të cilat lirisht mund t'i dëgjojë çdonjëri i cili ka bile minimum njohurish rreth kulturës bashkëkohore.
Megjithatë, është e udhës të përmendim një lloj të kësaj përshpëritjeje e cila është shndërruar në zë të dëgjueshëm të cilin mund ta vërejë çdo njeri i cili ka njohuri për shekullin në të cilin jetojmë.
Ja disa pasuse prej librit "Whither Islam?" (Në ç'drejtim shkon Islami) në përegatitjen e të cilit kanë marrë pjesë një grup orientalistësh të shumë vendeve. Në përpilimin, hulumtimet, parathënien dhe komentimin e këtij libri gjithashtu merr pjesë orientalisti dhe njëri prej këshilltarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Anglisë H.I.R.Giib.
Giibi në parathënien e rrezikshme të kësaj vepre e cila përfshinë 100 faqe pohon se faktorët e ndryshëm regjional, kalimi nëpër etapa të ndryshme dhe largësia midis vendeve islame nuk kanë mundur të ndikojnë në bashkimin e qytetërimit islam, gjë që prej botës islame bëri botë të pafund dhe bllok politik të rrezikshëm i cili hermetikisht rrethon Evropën dhe izolon atë nga bota.
Më tutje vazhdon Giibi të sqarojë se Perëndimi ka korrur sukses në të thyerit e kësaj fuqie në shpartallimin e qytetërimit dhe unitetit islam dhe thotë: "Kështu parimet fetare dhe mësimet moralo-etike (ahlaku) në islam janë në ndryshim e sipër, kanë marrrë kahjen e afrimit me parimet e etikës perëndimore e cila në të njëjtën kohë paraqet mësimet moralo-etike të kishës krishtere".
Njëherit ai pohon se aktiviteti kulturo-arsimor nëpërmjet shkollave bashkëkohore dhe gazetarisë, kanë lënë te muslimanët (pa vetëdijen e tyre) ndikim aq të madh sa që i ka bërë ata me pamjen e tyre të jashtme të duken jofetarë pa masë.
Këtyre fjalëve ai u bashkangjet edhe këtë: "E sidomos kjo është esenca e suksesit të orvatjeve të Perëndimit për të larguar botën islame nga qytetërimi i tij".
Pastaj ai vendosmërisht dhe me kënaqësi pohon: "Bota islame për një kohë të shkurtër do të bëhet jo fetare në pikëpamjet e tyre jetësore po qe se nuk ndodhin ndryshime që nuk janë të planifikuara". Këtu Giibi ndalet dhe prezenton frikën e tij prej asaj që mund të paraqitet një zgjim i ri islamik i cili do të prishte efektin e të gjitha këtyre fryteve perëndimore dhe thotë: Lëvizjet islamike përparojnë zakonisht me një shpejtësi të papritur, gjë që na habit, dhe eksplodojnë befas, para se të shohin vëzhguesit shenjat e tyre, e kjo i çon ata të dyshojnë në të. Lëvizjeve islamike nuk u mungon asgjë tjetër përveç se një udhëheqësi e urtë, nuk u mungon asgjë tjetër pos paraqitjes së Salahud-dinit të ri.( Marrë nga libri: "Në ç'drejtim shkon Islami - Whither Islam?". Shiko vëllimin e dytë të librit "El ittixhahat el vatanijjeh fil edebil muasir" të Dr. Muhammed Muhammed Husejn fq. 197- 213. )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ÇDO FEMËR QË BESON NË ALLAHUN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Tema islame për femrat muslimane-
Kërce tek: