islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
E drejta e gruas ndaj burrit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
E drejta e gruas ndaj burrit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
66 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 66 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
E drejta e gruas ndaj burrit Empty96%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
E drejta e gruas ndaj burrit Empty0%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
E drejta e gruas ndaj burrit Empty0%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
E drejta e gruas ndaj burrit Empty0%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
E drejta e gruas ndaj burrit Empty1%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
E drejta e gruas ndaj burrit Empty2%E drejta e gruas ndaj burrit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 E drejta e gruas ndaj burrit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



E drejta e gruas ndaj burrit Empty
MesazhTitulli: E drejta e gruas ndaj burrit   E drejta e gruas ndaj burrit EmptyFri 15 Jan 2010 - 15:23

E drejta e gruas ndaj burrit
Dashuri është në ditët e fejesës, atëherë kur secili prej tyre zbukurohet për tjetrin dhe i shprehin njëri-tjetrit fjalët më të mira, i veshin rrobat më të bukura dhe i shkëmbejnë dhuratat-hedijet...


Vëlla musliman: Allahu i Lartësuar ka caktuar për ty të drejta dhe obligime. Ndër të drejtat më të mëdha ndaj teje është e drejta e gruas tënde.

Medituesi në realitetin tonë në ditët e sotme vëren se shtëpitë e muslimanëve, kur u larguan nga Islami, në to ndodhën përçarja dhe ndarja, u shpeshtuan shkurorëzimet, në shoqëri ndodhen sëmundje të panjohura që nuk kanë qenë të ditura më parë, nga zemrat u larguan qetësia, mëshira dhe dashuria, humbi kënaqësia, në shtëpi pasuan mospajtimi dhe ngritja e zërit, në gjykata u përhap ankimi dhe humbën të drejtat e këtij e të atij.

E lusim Allahun e Lartësuar që të na kthejë në Islam, dhe Islamin të na e kthejë neve, dhe qetësinë ta zbresë në zemrat tona e mëshirën ta përhapë mes bashkëshortëve, dhe nga shtëpitë tona t'i largojë djajtë nga njerëzit dhe exhinët; o Allah dhuroju muslimanëve devotshmëri, të vërtetën na e bëj të vërtetë dhe na furnizo me pasimin e saj, dhe të pavërtetën na bëj të pavërtetë dhe na furnizo largimin ndaj saj, dhe fundin tonë na e sill me punë të mira, dhe ditën më të mirë atë ditë kur të takojmë Ty, përmirësoji pasardhësit dhe familjet tona, shoqërinë dhe udhëheqësit tanë, Ti atë që dëshiron e realizon dhe u përgjigjesh lutjeve tona, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të dërguarin tonë Muhamedin a. s., familjen dhe shokët e tij.

O vëlla musliman, dëshiroj që në këto faqe të pakta t'i paraqes të drejtat e gruas sate ndaj teje, ndoshta Allahu na bën që ne dhe ju të kemi dobi.

E drejta e parë:
Të fillojmë me të drejtën e parë, e drejtë elementare, të cilën Allahu e kërkon prej teje dhe prej saj burojnë të gjitha frytet e mirësive "mirësjellja" . Kur ne e lexojmë librin e Allahut, takohemi me fjalën e Allahut:

'Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.' (Err-Rrum: 21)

Nga argumentet e Tij: Pra, nga mesi i shumë argumenteve të Allahut është se Ai për neve nga lloji ynë krijoi bashkëshort, pra bashkëshortja juaj, o njeri është nga argumentet e Allahut, kështu ti kur e hap librin e Allahut e vëren se kaptina është e ndarë me ajete – argumente, çdo argument në librin e Allahut ti vepron me të me një respekt, frikë e dashuri dhe e zbaton atë që gjendet në të, ndërsa bashkëshortja është argument nga argumentet e Allahut, si çdo ajet – argument i Librit të Allahut, nëse ajeti – argumenti në Mus'haf është i lexuar, bashkëshortja është argument që shikohet me sy, për këtë obligohesh që me të të sillesh me respekt dhe dashuri.

Ta lejon të lejuarën në shtëpinë tënde dhe ta ndalon të ndaluarën, ashtu siç sillesh me librin e Allahut duhet të sillesh me bashkëshorten tënde në shtëpinë tënde, duke marrë shembull nga i dërguari i Allahut – paqja dhe mëshira qofshin mbi të.

Çfarë ka bërë ai? Gotën e qumështit e ka vënë në gojën e Aishes – Allahu qoftë i kënaqur me të – nga e cila ajo ka pirë dhe pasi ajo ka pirë e ka marrë gotën nga goja e saj dhe ka pirë nga vendi ku edhe ajo ka pirë, në mënyrë që ta gëzojë atë…A ke vepruar kështu me bashkëshorten tënde ndonjëherë në jetë!?
Nëna e besimtarëve Aishja – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka ngrënë një copë mishi dhe po nga ajo pjesë i ka dhënë të dërguarit a. s. dhe po në atë vend ku ajo e ka vënë gojën e saj edhe i dërguari e ka vënë gojën e tij, duke e bërë këtë për shkak të dashurisë dhe mëshirës e të qetësisë së kërkuar në fjalën e Allahut:

"Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.' (Err-Rrum: 21)

Këtu dëshiroj ta paraqes dallimin ndërmjet fjalëve "mevede-dashuri" dhe "mëshirë".
Dashuri është në ditët e fejesës, atëherë kur secili prej tyre zbukurohet për tjetrin dhe i shprehin njëri-tjetrit fjalët më të mira, i veshin rrobat më të bukura dhe i shkëmbejnë dhuratat-hedijet, ndërsa ajo në shtëpinë e babait të saj, dhe i dërgon dhurata atij, dhe i flet fjalët më të bukura - kjo është dashuri.

Dhëndri i ngratë mendon se kjo dashuri e zjarrtë vazhdon deri në mbarim të jetës, gjithashtu nusja mendon se kjo dashuri në këtë shkallë do të vazhdojë deri në fund të jetës së tyre, por pas preokupimeve të jetës, pas shtatzënisë në muajin e gjashtë e të shtatë, atëherë kur nuk mund të marrë pjesë në ligjërata, namaz nate, këtu duhet të paraqitet mëshira, kur dashuria fshihet, edhe pse ajo ekziston por në një formë tjetër.

Këtu interesimi i gruas bie, pasi të vijë fëmija i dytë e i tretë, atëherë kërkohet që bashkëshorti të jetë ndihmës i saj në të mirë dhe të sillet mirë, shih në fjalën e Allahut:
"Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato." (El-Bekare: 187)

Mburojë dhe mbulim, prehje, bashkëshorti për bashkëshorten dhe bashkëshortja për bashkëshortin, këmbim i ndjenjave të ndërsjella. Pejgamberi a. s. është ulur me bashkëshortet e tij dhe ato kanë biseduar me të, ndaj thoshin: Pejgamberi a. s. me ne ishte sikur fëmija në shtëpinë e tij, luante me ne dhe na bënte të qeshim, bisedonim deri sa vinte koha e namazit, ndërsa kur vinte koha e namazin ishte sikur të mos na njihte fare.

Njëherë Ajshja – Allahu qoftë i kënaqur me të – e pyeti të Dërguarin e Allahut: A ke pritur ndonjë ditë më të rëndë se ditën e Uhudit? Tha: "Jam torturuar nga populli yt me atë që jam torturuar, pastaj gjëja më e rëndë, me të cilën jam takuar, ka qenë dita e Akabes, kur u takova me Abd Jalil bni abd Kelal, ndërsa ai nuk m'u përgjigj në atë që dëshirova, e unë u nisa i preokupuar, kur papritmas u ndesha me kokat e gjarpërinjve…" Transmeton Buhariu.

Kjo bisedë është bërë mes bashkëshortit dhe bashkëshortes, në kohën kur Pejgamberi a.s. ishte i preokupuar me problemet e shtetit – dhe në këtë mënyrë Ajshja r.a. ka biseduar me – paqja qoftë mbi të.

Kështu duhet që të jetë mirësjellja ndërmjet teje dhe bashkëshortes tënde. Shihe fjalën e Allahut: (El-Bekare: 223)

Ti kur ta punosh tokën tënde, në të hidhi farat më të mira, ushqeje dhe kujdesu për të, në mënyrë që të rritet dhe t'i marrësh frutat e saj, ashtu siç sillet bujku me arën e tij, me dashuri, kujdes dhe largim të dëmit prej saj, kështu duhet të sillesh me bashkëshorten tënde.

Një herë Pejgamberi a.s. hyri te vajza e tij Fatimja r.a. dhe i tha: "Ku është bashkëshorti yt, Fatime?" Ajo i tha: "Më hidhëroi dhe e hidhërova dhe kështu iku nga shtëpia". Pejgamberi a.s. doli në kërkim të Aliut r.a. derisa e gjeti atë në një qoshe të xhamisë, të shtrirë dhe të ndotur me dhe. Pejgamberi, me dorën e tij të ndershme, ia largoi pluhurin nga kraharori dhe i tha: "Zgjohu, o baba i dheut". Aliu r.a. tha: Kjo fjalë ishte fjala më e mirë që e kam dëgjuar ndonjëherë nga i dërguari a.s. Pejgamberi e mori Aliun r.a dhe shkoi me të te Fatimja r.a. dhe i tha: "Oj Fatime, Xhibrili a.s. është ai i cili më ka urdhëruar që të të martoj me Aliun, ndaj Aliu është xheneti ose xhehenemi yt; nëse e respekton do të hysh në xhenet me mua, e nëse nuk e respekton nuk do ta shijosh erën e xhenetit"

Kështu e i Dërguari a.s. ia sqaron të bijës se si duhet të jetë sjellja bashkëshortore.
Gjithashtu nga mirësjellja e tij transmetohet në shumë hadithe. Ai ishte në shërbim të punëve të shtëpisë – ka ndihmuar në rregullimin e shtëpisë - ka përgatitur ushqimin, gratë e tij i thoshin ne të shërbejmë ty. o i dërguari i Allahut, ndërsa ai u thoshte: "A mos të ju shërbej njëherë, kur ju më keni shërbyer shumë herë".

Dhe këtu vjen porosia për ty, o prind, sepse në momentin kur dëshiron ta martosh bijën tënde, në mendje llogarite se bija jote do ta kalojë jetën me atë njeri, ndaj duhet të jesh i kujdesshëm që të zgjedhësh se kujt do t'ia japësh vajzën, kujdesu që të jetë i pastër, i devotshëm, të jetë njeri që është afër Allahut. Pejgamberi a. s. tha: "Nëse jua kërkon vajzën njeriu që është i moralshëm dhe fetar martojeni, e nëse nuk veproni kështu, atëherë do të ketë çrregullime në tokë".
Transmeton Tirmidhiu.

Në të vërtetë, gratë tona nuk i ka shkatërruar askush tjetër, përveçse ato gra që janë ngritur kinse për përmirësimin e gjendjes së gruas. Është për të ardhur keq se të gjitha ato që i kërkojnë të drejtat e gruas në botën islame, janë ato gra që nuk kanë pasur sukses në jetën e tyre bashkëshortore, nuk i janë përkulur Allahut në jetën e tyre, qoftë edhe me një përkulje, ndërsa rregulli thotë se humbësi nuk ka mundësi që të japë diç.

A thua gruaja muslimane bën ta lërë Librin e Allahut dhe Sunetin e Pejgamberit a.s. e të shkojnë pas atyre që nuk i bien në Razz Allahut, qoftë edhe një herë…
O Allah, ruaji gratë dhe vajzat tona nga çdo e keqe, o Zot i botëve.
Pjesë e mirësjelljes së bashkëshortit me gruan e Tij është që ata të bisedojnë për të gjitha problemet mes tyre me mirësi e butësi. Kjo është edhe e drejta e parë ndër të gjitha të drejtat.

E drejta e dytë
Moslëndimi i ndjenjave të saj. Gruaja nga natyra e saj xhelozon, ndërsa është për të ardhur keq që shumë prej nesh këtë aspekt nuk e kupton drejt. Kështu, nëse gruaja kërkon nga bashkëshorti i saj që të blejë diç, ai thotë se së pari do të konsultohet me të ëmën… Çfarë pune ka nëna këtu!?
Po, nëna ka të drejta ndaj teje, por ajo nuk duhet të ndërhyjë në punët e shtëpisë suaj. Nëse gruaja jote refuzon që ti shërbejë nënës sate, mos u hidhëro e mos e përzër nga shtëpia, ngase ajo nuk është e obliguar që t'i shërbejë nënës sate qoftë edhe me një gotë uji.

Unë nuk thërras në kryengritje dhe shthurje të familjeve, por flas për të drejtat nga libri i Allahut dhe suneti i Pejgamberit a.s.

Ti mundesh që nënës sate t'ia puthësh dorën, këmbën dhe dheun mbi të cilin ecën ajo, por gruas tënde nuk i kërkohet diç e tillë asnjëherë. Megjithatë, nga ajo kërkohet që të jetë grua e sjellshme, fisnike që edhe të këshillon për nënën tënde, sillet mirë me të, e ta dojë atë për arsye se ti e do atë, ndërsa Allahu do t'i dhurojë të birit të saj grua të sjellshme, e cila do ta nderojë për arsye se ajo e ka nderuar dhe e ka dashur vjehrrën e vetëve. Pra, siç sillet me vjehrrën e saj ashtu do të sillet gruaja me të e djalit të saj: "Mëkati nuk harrohet, mirësia nuk zhduket, borxhet nuk vdesin, bëj çfarë të duash; çka të bësh atë do ta gjesh". Transmeton Bejhakiu.

Kur flasim për xhelozinë, e kemi fjalën për xhelozinë që nuk ka dyshime në të. Ndodh të të hysh te bashkëshortja e ta gjesh duke e lexuar ndonjë mesazh, dhe ta qortosh e t'i bërtasësh se çfarë po lexon. Ndoshta mesazhi është nga nëna, babai, apo motra dhe nuk dëshiron që atë fshehtësi familjare ta dish edhe ti, ndërsa e ti, me ketë hulumtim, hyn në një derë nga e cila nuk ka dalje, e nuk është e lejuar që t'i pasosh fshehtësitë e gruas sate.

Pejgamberi a. s., nëse është kthyer në shtëpinë e tij pas udhëtimit, së pari ka hyrë në xhami dhe e ka dërguar një lajmëtar në shtëpinë e tij që t'i njoftojë se ai është kthyer nga rruga, ashtu që t'i japë kohë gruas së tij të përgatitet për ardhjen e bashkëshortit dhe pritjen e tij – paqja dhe mëshira qofshin mbi të.

Nëse gruan nuk e lavdëron ajo xhelozon. Para saj mos e përmend dikë që e hidhëron atë; nëse gruan tënde nuk e lavdëron me fjalë të bukura për punën që e ka përbërë, apo për përgatitjen e ushqimit, ti do ta bësh atë që të ndiejë se nuk e do atë dhe e bën sikur lulen të cilën e ka harruar kopshtari për ta ujitur, ajo thahet dhe vdes dhe kështu pas ca muajve ndjenjat bashkëshortore ftohen dhe ndodh që t'i thuash: "Oj grua, zbukurohu dhe veshi rrobat e mira", kurse ajo të thotë: "Për kë të zbukurohem e për kë të vishem?" Kështu, ti bëhesh shkak për shkatërrimin e shtëpisë, ndaj për këtë duhet që ndaj gruas të sillesh me mirësjellje. Shoqet, me të cilat punon në punë, mos ia përmend.

Unë e urrej atë që vjen në shtëpinë e tij nga puna dhe i thotë gruas: shikoji filanen e filanen se si rregullohen e si vishen. Ku je ti krahasuar me to, e kështu me radhë. Këtu themi se kjo është e ndaluar sa i përket të drejtës së gruas sate.

Nëse dëshiron që t'i ruash ndjenjat e saj para familjes së saj, thuaju atyre: Kjo grua është mirësi për mua, e keni edukuar mirë. Në këtë mënyrë, në zemrën e gruas sate do ta shtosh dashurinë, ndërsa nëse dëshiron ta nënçmosh atë para familjes së saj, ngrije zërin, qortoje. Me këtë ajo, para familjes së saj, bëhet gënjeshtare për arsye se ajo atyre u thotë se bashkëshorti i saj sillet në mënyrën më të mirë. Pra, ti je i obliguar që të jesh i kujdesshëm ndaj ndjenjave të saj, që të mos e lëndosh atë.

Njëherë Hafsa r.a. i përgatiti të dërguarit a.s. ushqim në një enë përmes shërbëtorit. Me këtë rast u ngjall xhelozia e Aishes r.a. dhe i ra me dorë enës me të cilën ia kishte sjellë ushqimin, ena ra në tokë dhe u thye, ndërsa Pejgamberi a.s. filloi ta mblidhte ushqimin dhe tha: "Nëna juaj xhelozoi, nëna juaj xhelozoi". Transmeton Buhariu.


Ai nuk i tha asaj: Shko te familja jote, por me të u soll në mënyrën më të mirë, duke thënë: "Nëna juaj xhelozoi".
Kërkohet që edhe ne të jemi të këtillë me gratë tona, që në ditën e gjykimit të mos jemi nga mizorët.


E drejta e tretë
Nga të drejta e gruas sate ndaj teje është: "Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja". Është e drejtë elementare ta urdhërosh në të mirë dhe ta ndalosh nga e keqja. Nëse vëren se ligësia e saj ka vepruar diç, nga ti kërkohet që t'ia tërheqësh vërejtjen me butësi e jo me mizori, e t'i thuash asaj: Gjatë bisedës me shokët, apo me të birin e tezes, apo djalin e axhës mos buzëqesh. Urdhëroje me butësi, Allahu i Lartësuar e ka lavdëruar Pejgamberin a.s.: "Me Mëshirën e Allahut ishte i butë ndaj tyre". (Ali Imran; 159)

unë ty të thërras që, para se sa të vendosësh të martohesh, ta zgjedhësh atë që është e mbuluar, fetare. Ki kujdes kur thua: njëherë do të martohem e pastaj do ta ftoj që t'i përqafojë mësimet fetare, sepse kjo është e parealizueshme. Shumë prej njerëzve nuk mund që ta përmirësojnë veten e tyre, e si do të mund ta përmirësoj unë atë?

Nga e drejta e fëmijëve është që t'u zgjedhësh nënë të devotshme, të ndihmosh në nevojat e jetës; nëse ta sheh ndonjë mirësi të ndihmon në të, e nëse e sheh në ty ndonjë të keqe ta mbulon atë; nëse ka ndonjë fshehtësi mes jush ajo e ruan dhe nuk e zbulon atë para prindit dhe nënës së saj, e para të tjerëve, sepse, me të vërtetë, mosruajtja e fshehtësive i ka shkatërruar familjet: burri ankohet te nëna e tij, gruaja ankohet te babai dhe nëna e saj dhe kështu shkatërrohen familjet e pastaj armiqësohen.

Nga ne kërkohet që t'i respektojmë të drejtat e grave, ngase ato në shtëpitë tona bartin mundin dhe kujdesen për nderin, pasurinë dhe fëmijët.
O vëlla, musliman i ndershëm, pas këtyre fjalëve nuk dëshiroj që të jesh nga mizorët, për të cilët i Dërguari a.s. thotë: "Është e çuditshme se si njeriu e gjatë ditës e rrah gruan e tij si të ishte kafshë, e gjatë natës e shoqëron në shtratin e saj. Në këtë asnjëherë nuk ka mirësi". Transmeton Buhariu.

Bëj që lutja jote të jetë: (El-Furkan: 74)

Mos e harro në përfundim të namazeve të tua që Allahu i Lartësuar të begaton në gruan tënde, e nëse i shkelë kufijtë e Allahut, atëherë ndalu dhe dëgjoje atë, fjalën time e përfundoj me hadithin e të dërguarit të Allahut: "Allahu nuk e shikon gruan që nuk e falënderon burrin e saj, e ajo çdoherë është e nevojshme për të". Transmeton Bejhakiu.

Nga: Omer Abdul Kafi

Përkthyes: Fatos Gërvalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E drejta e gruas ndaj burrit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» E drejta e burrit ndaj gruas
» Pyetje hoxhes: Mosrespektimi i gruas ndaj burrit?
» "Dialogu mes Burrit dhe gruas se tij"
» Bashkimi i pasurisë së gruas me atë të burrit
» A i lejohet ne Islam qe gruaja te e merr mbiemrin e burrit?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Gruaja dhe familja :: Tema islame për femrat muslimane-
Kërce tek: