islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty96%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty0%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty0%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty0%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty1%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty2%Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Ajetet dhe hadithet e agjërimit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Ajetet dhe hadithet e agjërimit Empty
MesazhTitulli: Ajetet dhe hadithet e agjërimit   Ajetet dhe hadithet e agjërimit EmptySun 14 Aug 2011 - 3:23

Ajetet dhe hadithet e agjërimit Ajete-kuranore-264x198
Ajetet e agjërimit

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte
obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të
devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i
sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të
agjëroj) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë),
janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri e ai që
nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe
se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë)
Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kur’ani që është
udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të
vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të
agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq
ditë në ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim e jo
ngarkim për ju. (T’i agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni
numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se ju udhëzoi dhe që ta
falënderoni.” (El-Bekare:183-185)

“Netëve të agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë
prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni
mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin dhe ua fali gabimin. Tash e
tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe
hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në
agim, e pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. E kur jeni të
izoluar (në i’tikafë) në xhamia, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie
intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja
kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që
ata të ruhen.” (El-Bekare:187).

Hadithet e agjërimit

Vlera e agjërimit:

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush
agjëron Ramazanin me bindje dhe kënaqësi, i falen më-katet e bëra.”
(Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi).
Transmetohet nga Ebu Se’id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e
agjëron Ramazanin, i njeh rregullat e tij dhe mbrohet nga ajo që duhet
të mbrohet, i falen mëkatet e bëra.” (Bejhekij dhe Ibn Hibban).
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat
nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.
E dyta është ajo se era e keqe e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron parajsën kështu: “Përgatitu
dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të
tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote”.
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit.
Njëri prej të pranishmëve e pyeti: “A është Nata e Kadrit”? Ai u
përgjigj: “Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin
shpërblimet (rrogat).” (Bejhekij).

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Pesë
namazet, prej xhumasë në xhuma dhe prej Ramazanit në Ramazan falen
(mëkatet) pos atyre që janë të mëdha (kebair)”. (Muslimi).
Transmetohet nga Ka’b ibn Axhre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti e
largon nga mëshira e vet atë që e kalon Ramazanin pa u falur.”
(El-Hakimi).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Çdo vepër e
njeriut shtohet, e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i
Madhëruar thotë: “Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë e
shpërblej, sepse ai braktis kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për
agjëruesin ka dy gëzime: gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në
takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë
te Zoti se aroma e miskut.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga ibn Mes’ud el-Gaffari se Muhammedi a.s. ka thënë:
“Sikur ta dinë njerëzit vlerën e Ramazanit, do të dëshironin të jetë i
gjithë viti Ramazan.” (Ibn Huzejme).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Tre personave u
pranohen lutjet: 1. Agjëruesit deri në iftar; 2. Udhëheqësit (prijësit)
të drejtë; dhe 3. Lutja e të dëmtuarit (të keqtrajtuarit) ngrihet
lartë, i hapen dyert e qiellit dhe Zoti i thotë: Pasha fuqinë time, do
të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Nata e Kadrit

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush
ngrihet (lutet) Natën e Kadrit, me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e
bëra.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku se me ardhjen e Muajit të Ramazanit,
Muhammedi a.s. ka thënë: “U erdhi ky muaj, i cili ka vlerë më shumë se
një mijë muaj e atij që i ndalohet, i është ndaluar gjithë mirësia. Të
mirën e tij e refuzon vetëm i mallkuari.” (Ibn Maxhe).
Transmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhammedi a.s. për Natën e Kadrit ka
thënë: “Kjo natë është në Ramazan, në dhjetë ditët e fundit,
(gjegjësisht) në ditën e njëzet e një, njëzet e tretë, njëzet e pestë,
njëzet e shtatë, njëzet e nëntë ose natën e fundit. Kush lutet në atë
natë me kënaqësi, i falen mëkatet e kaluara e të ardhshme.” (Ahmedi).

Prishja e agjërimit të Ramazanit pa arsye

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e
prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje, nuk mund ta
kompensojë as me agjërim shekullor.” (Tirmidhiu).

Lejimet e prishjes së agjërimit

Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. ka kaluar në Mekke në
vitin e çlirimit edhe atë në Ramazan derisa ka arritur në vendin Kera’ë
el-Gamim. Ai aty ka agjëruar së bashku me njerëzit tjerë pastaj ka
kërkuar ujë, e ka ngritur lartë gotën derisa e kanë parë njerëzit dhe e
ka pirë ujin. Kur është informuar se disa kanë vazhduar agjërimin, ka
thënë: “Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë…” (Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. gjatë një udhëtimi të tij ka
vërejtur një njeri rreth të cilit janë tubuar njerëz. Është afruar dhe i
ka pyetur: “Ç’ka ai?” Ata i janë përgjigjur: “Agjëron”, kurse Muhammedi
a.s. atëherë u përgjigj: “Nuk është mirësi të agjëroni gjatë
udhëtimit”. (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja se Hamza ibn Amër el-Eslemij e ka pyetur
Muhammedin a.s. për agjërimin në udhëtim (ka agjëruar shumë), kurse
Muhammedi a.s. i është përgjigjur: “Nëse dëshiron agjëro, e nëse jo,
atëherë ha.” (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga një njeri i Beni Abdil-las ibn Ka’ëb ibn Malikut, i
quajtur Enes ibn Malik, se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti i Madhëruar ia
ka shkurtuar namazin udhëtarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjërimit.
Ai gjithashtu ia ka mundësuar gruas që i jep gji fëmijës dhe asaj që
është me barrë për shkak të mëshirës ndaj fëmijëve të saj.”
(Përmbledhësit e Suneneve).
Transmetohet nga Mua’dh ibn Xhebeli se kur u shpall ajeti: “E ata që i
rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim,
ushqim (ditor) i një të varfëri”, çdokush që dëshironte ta prishte
agjërimin, e prishte dhe e kompensonte, derisa Zoti e shpalli ajetin: “E
kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” Në këtë mënyrë e
caktoi All-llahu agjërimin e vërtetë dhe ia mundësoi mosagjërimin: të
sëmurit, udhëtarit dhe plakut në moshë që s’mund të agjërojë”. (Ahmedi).

Vlerat etike të agjëruesit

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Agjërimi
mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme
dhe nuk bërtet. Nëse (eventualisht) e shanë ndokush ose e sulmon, le të
thotë: ‘Unë agjëroj, unë agjëroj’.” (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetim nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti nuk ka
nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë
fjalën e keqe dhe veprën e ligë.” (Buhariu).

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Agjërimi
nuk don të thotë të largohesh nga harja e pirja por të largohesh nga
fjala e keqe dhe vepra e shëmtuar. Nëse ndokush të provokon apo sillet
si i marrë ndaj teje, atëherë thuaj: ‘Unë agjëroj, unë agjëroj’.” (Ibn
Huzejme dhe Ibn Hibbani).

Prishja me harresë

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush harron
gjatë agjërimit e pin dhe han, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka
ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.” (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi,
Tirmidhiu dhe Maliku).

Syfyri (Sahuri)

Transmetohet nga Enes ibn Maliku se Muhammedi a.s. ka thënë: “Hani në syfyr sepse në të ka begati (bereqet).” (Ibn Hibbani).
Transmetohet nga Se’id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë: “Bëni syfyr
qoftë edhe me një pikë uji”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).

Iftari me hurma

Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi a.s. ka
thënë: “Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurmë sepse ajo është
begati, e nëse s’gjenë dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër.”
(Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).

Shpejtimi i Iftarit

Transmetohet nga Sehl ibn Sa’di se Muhammedi a.s. ka thënë: “Njerëzit
do të kenë mirësi gjersa ta shpejtojnë iftarin”. (Buhariu, Muslimi dhe
Tirmidhiu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti xh.sh.
thotë: “Më i dashuri prej robërve të mi është ai që shpejton më tepër
iftarin”. (Ahmedi dhe Tirmidhiu).

Vonimi i Syfyrit

Transmetohet nga Ja’la ibn Murre se Muhammedi a.s. ka thënë: “Zoti i
do tri gjëra: shpejtimin e iftarit, vonimin e syfyrit dhe lidhjen e
duarve njërën mbi tjetrën në namaz”. (Taberani në Ewsat).

Të ushqyerit e agjëruesit

Transmetohet nga Zejd ibn Halid El-Xhuheni se Muhammedi a.s. ka
thënë: “Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij ashtu që
nuk pakësohet as shpërblimi i agjëruesit”. (Tirmidhiu dhe Nesa’iu).

Namazi i teravive

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. dëshironte të lutet
(falet) në Ramazan pa ndonjë urdhër specifik dhe thoshte: “Kush lutet
(ngrihet e falet) në Ramazan me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e
bëra”. (Transmetim i të gjithëve).

Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. është falur në xhami
(namazin e teravive) dhe me të janë falur edhe disa njerëz. Kur është
falur edhe natën e dytë njerëzit janë shtuar edhe më tepër. Ata janë
tubuar edhe natën e tretë e të katërt mirëpo Muhammedi a.s. nuk ka dalur
dhe kështu kur ka aguar mëngjesi ai u ka thënë: “Pashë ate që vepruat
dhe nuk dola nga frika se mos po ju bëhet obligim, edhe ate në Ramazan”
(Buhariu dhe Muslimi).



Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. nuk shtonte në
Ramazan e as jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë reqate. (Buhariu dhe të
tjerët).

Transmetohet nga Ibn Abbasi: “I ka falur në Ramazan pa xhemat njëzet reqate dhe namazin e vitrit”. (Bejhekiu).

Transmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulkarijë: “Shkova me Umer ibn
Hattabin në xhami, edhe ate në Ramazan dhe vërejtëm se njerëzit ishin të
ndarë e të shpërndarë dhe çdokush falej për vete. Umeri pastaj tha:
“Sikur t’i bashkoj ata me një lexues (imam) do të ishte më mirë”, dhe i
bashkoi nën udhëheqjen e Ubejj ibn Ka’bit. Kur shkuam natën tjetër, i
pamë njerëzit se faleshin me një lexues (imam), ndërsa Umeri tha: “Sa
risi e bukur është kjo!” (Buhariu dhe Maliku).



Transmetohet nga Jezid ibn Rumani se njerëzit kanë falur në Ramazan
gjatë kohës së Umer ibn Hattabit 23 reqate. (Maliku në El-Muvat-ta dhe
në të ka shkëputje)./fri/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Ajetet dhe hadithet e agjërimit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Temë e Ramazanit] Tre llojet e agjërimit ,të fshehtat e agjërimit dhe kushtet e tij.
» DUA NGA HADITHET
» Ajetet e Dites
» **Ajetet e Bedrit**
» Ajetet e Dites

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Ramazani-
Kërce tek: