islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Dialog me lulen EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Dialog me lulen EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Dialog me lulen EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Dialog me lulen EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Dialog me lulen EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Dialog me lulen EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Dialog me lulen EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Dialog me lulen EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Dialog me lulen EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Dialog me lulen EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Dialog me lulen EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Dialog me lulen EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Dialog me lulen EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Dialog me lulen EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Dialog me lulen EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Dialog me lulen EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Dialog me lulen EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Dialog me lulen EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Dialog me lulen EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Dialog me lulen EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Dialog me lulen EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Dialog me lulen EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Dialog me lulen EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Dialog me lulen EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Dialog me lulen EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Dialog me lulen EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Dialog me lulen EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Dialog me lulen EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Dialog me lulen EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Dialog me lulen EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Dialog me lulen Empty96%Dialog me lulen Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Dialog me lulen Empty0%Dialog me lulen Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Dialog me lulen Empty0%Dialog me lulen Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Dialog me lulen Empty0%Dialog me lulen Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Dialog me lulen Empty1%Dialog me lulen Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Dialog me lulen Empty2%Dialog me lulen Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dialog me lulen

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dialog me lulen Empty
30042012
MesazhDialog me lulen

Dialog me lulen (u59u)lulja%20dialogu
Ibnu Tejmije ka thënë:”Detyrimet ndaj vëllezërve janë obligim siç janë obligimet e tjera, si namazi, zekati dhe agjërimi.” (Mexhmu’ul fetave)


Nga: Dr. Xhasim Mutava



Ambulanca mbërriti sa hap e mbyll sytë në vendin e aksidentit. Dy burra zbritën prej saj dhe hodhën një vështrim hetues në turmën e njerëzve. Ata çanë njerëzit e grumbulluar dhe qëndruan para makinës së përmbysur. Një burrë i plagosur qëndronte i shtrirë përtokë. Stafi i ambulancës e vendosën në barelë, mandej në ambulancë dhe u nisën me shpejtësi drejt spitalit.

I aksidentuari u dërgua në sallën e operacioneve, ndërkohë që zemra e tij rrihte shpesh, gjë që tregonte se ishte në rrezik.

Doktori doli nga salla, ndërkohë që të gjithë sytë e familjarëve plot ankth, u drejtuan nga ai, sikur prisnin tu thoshte:”Të rroni vetë!” Këtë heshtje e theu babai i të plagosurit i cili pyeti:”Si është im bir doktor?”

Doktori u përgjigj:”Na nevojitet gjak i grupit B, për ti kompensuar hemorragjinë që ka shkaktuar aksidenti.”

Familjarët u vunë në lëvizje dhe filluan të kontaktojnë gjithë të afërmit, por askush nuk u gjet me grupin e gjakut përkatës.

Ndërkohë, në spital erdhën ndy burra, të cilët qëndruan tek dera e sallës së operacionit dhe pyetën personalin:”Ku është babai i Sead-it?”

Babai kur dëgjoi emrin e të birit u ngrit në këmbë dhe tha:”Çfarë dëshironi?”

Njëri prej tyre u përgjigj:”Ne dëgjuam lajmin e aksidentit të vëllait tonë dhe kemi të njëjtin grup gjaku të tij.”

Babai i Sead-it u befasua nga kjo që i dëgjonin veshët dhe i shihnin sytë dhe me vete mendoi:”Këta duhet të jenë dy engjëj që kanë zbritur nga qielli për t’iu gjendur pranë tim biri.” Mandej, duke vënë buzën në gaz shtoi:”Nuk është kohë hetimesh tani, e rëndësishme është të shpëtojë djali.”

Doktori mori sasinë e nevojshme të gjakut për të plagosurin, gjendja e të cilit filloi të përmirësohej gradualisht. Disa orë më vonë, i aksidentuari filloi të përmendej, hapi njërin nga sytë dhe dalloi të atin aty pranë. Vetja i dukej sikur qëndron mbi një re, prandaj i mbylli sërish sytë dhe iu dorëzua efektit të ilaçeve.

Të nesërmen, babai i Sead-it hyri në dhomën ku dergjej i biri, i cili dukej se po e merr veten. Teksa i afrohej, Sead tha:”Zoti e faltë atë që u bë shkaktar për këtë aksident!”

I ati ia ktheu:”Shyqyr Zotit je mirë.”

Sead:”Kush më shpëtoi baba?”

I ati:”Dy burra, njëri i gjatë e tjetri i shkurtër. Ata kishin mjekër të shkurtër dhe më thanë se ishin vëllezërit e tu. Në fakt, unë as që i njihja, pasi jot ëmë s’ka pasur fëmijë të tjerë veç teje!”

Sead:”Zoti ua shpërbleftë me të mira! Ka qenë Abdullahu dhe Muhamedi. Vëllazëria e vërtetë nuk është ajo e gjakut baba, por është ajo e fesë.”

I ati:”E rëndësishme është që tani për tani të mos e lodhësh veten me fjalë. Qetësohu pak se do të kthehem në drekë.”

Sead:”Mirë, por mos u vono!”

Sead hodhi një vështrim përreth dhe mes disa buqeta lulesh, dalloi një trëndafil të bardhë dhe një tjetër të kuq. Aromën e tyre ai e ndjente që nga krevati. Zgjati dorën dhe kapi trëndafilin e bardhë, duke medituar rreth bukurisë dhe aromës së tij. Në çast, trëndafili i tha:”Falëndero Zotin që je mirë!”

Sead u përgjigj:”Një trëndafil që flet?!”

Lulja:”Po, unë jam një lule që më solli vëllai yt në besim Selimi. Ai më solli që të lutem për ty:”O Zot i njerëzve, largoje sëmundjen dhe shëro, Ti je Shëruesi, s’ka shërues përveç Teje, shërimi Yt nuk lë sëmundje pas.” (Buhari)

Sead:”Zoti ta shpërbleftë me të mira! Por nuk më the diçka për veten tënde.”

Lulja:”Unë jam lulja e vëllazërisë.”

Sead:”Meqë qenka lulja e vëllazërisë, më fol diçka për detyrat e kësaj lidhjeje (vëllazërisë).”

Lulja:”Dëgjo Sead! Detyrimet për vëllazërinë, janë obligim për të gjithë ata që duhen për hir të Zotit. Vëllai yt që më solli, është një besimtar i vërtetë. Thotë Zoti në Kuran:”Me të vërtetë besimtarët janë vëllezër..” (Huxhurat, 10)

Ibnu Tejmije, pasi ka lexuar këtë ajet, ka thënë:”Detyrimet ndaj vëllezërve janë obligim siç janë obligimet e tjera, si namazi, zekati dhe agjërimi.” (Mexhmu’ul fetave)

Sead:”Me detyrimet, mos nënkuptohet kthimi i selamit (përshëndetjes), urimi i atij që teshtin, vizita e të sëmurit dhe pjesëmarrja në funeralin e tij?”

Lulja:”Po, edhe këto janë detyrime, por unë kam për qëllim ca detyrime akoma më të mëdha, si mbështetja financiare në rast nevoje, ndihma për të zgjidhur hallet, përkrahja e familjarëve, qëndrimi pranë në raste fatkeqësish, ashtu siç kontribuuan me gjak vëllezërit e tu.”

Sead:”Në fakt, ke një status të privilegjuar.”

Lulja:”Po, por disa ftues nuk më vlerësojnë, gjë e cila më shqetëson. Unë jam lidhja më e fuqishme mbi faqe të tokës. Unë jam lidhja e parë që themeloi Profeti a.s në Medinë. Për hatrin tim, Zoti ka zbritur një melek nga qielli. Transmeton Ebu Hurejre se Profeti a.s ka thënë:”Një burrë u nis të vizitojë vëllain e tij në një fshat tjetër. Zoti dërgoi një engjëll, i cili iu shfaq para dhe e pyeti:”Për ku je nisur?” Burri u përgjigj:”Të vizitoj një vëlla në filan fshat.” Meleku e pyeti:”Mos të ka bërë ndonjë nder dhe kërkon t’ia kthesh?!” Burri u përgjigj:”Jo, por thjesht e kam dashur për hatër të Zotit.” Atëherë meleku i tha:”Unë jam dërguar nga Zoti të të them se Zoti të do, ashtu siç ke dashur vëllain tënd.” (Muslim)

Unë jam shkak që të gjithë ata që i besojnë kësaj lidhjeje, do të vihen në foltore prej drite, Ditën e Kiametit, atë ditë kur do i kenë zili profetët dhe dëshmorët. Thotë Profeti a.s se Allahu i lartësuar ka thënë:”Ata që duhen për hatrin Tim, do të vihen në foltore nuri Ditën e Kiametit dhe do i kenë zili vetë profetët dhe dëshmorët.” (Tirmidhij)

Unë jam shkak që ata që i besojnë kësaj lidhje, do të strehohen nën hijen e Arshit të Zotit, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër. Thotë Profeti a.s:”Shtatë persona do të strehohen nën hijen e Arshit të Zotit, atë ditë kur nuk ekziston hije tjetër... dy burra që janë dashur për hatër të Zotit, bashkohen dhe ndahen për këtë qëllim...” (Buhari)

Sead duke buzëqeshur:”Mashalla, më gëzove me këto që the. E lus Zotin të më bëjë nga ata që duhen për hatër të Tij, mblidhen dhe ndahen për këtë qëllim. Por... dua të më tregosh mbi thelbin tënd!”

Lulja:”Thelbi im qëndron në marrëdhëniet me Zotin, ashtu siç thotë dhe fjala e urtë:”Thesari më i vyer është dashuria e zemrave, nëse janë të mbushura me dashurinë për Zotin.”

Mandej, lulja heshti për një farë kohe dhe shtoi me dhimbje:”E megjithatë, disa e harrojnë këtë thelb dhe i ndërtojnë marrëdhëniet me vëllezërit e tjerë në bazë të interesave të kësaj bote, ose i kanë emocionale, ndonjëherë dhe formale e fisnore.”

Sead:”A janë të shumta njerëz të tillë?”

Lulja:”Jo, shyqyr Zotit. Pasi ata që e kuptojnë thelbin tim, vazhdojnë të jenë shumicë.”

Sead:”A je orvatur ndonjëherë të ndikosh pozitivisht në zemrat e tyre?”

Lulja:”Po, jam orvatur me disa, sakaq disa të tjerëve u lë kohën ti gdhendë.”

Sead:”E megjithatë, nuk duhet të heqësh dorë nga reformimi.”

Lulja:”Ji i qetë Sead se mua nuk më zë gjumi natën për këtë çështje.”

Sead:”Nëse do të kërkoja të mi përmbledhësh problemet dhe të faktorët negativë që ndikojnë tek vëllazëria dhe e cenojnë dashurinë mes atyre që duhen për hatër të Zotit, çfarë do më thoshe?”

Lulja:”Takimet e bereqetshme prodhojnë vëllazëri të bereqetshme. Nëse këtë fjali e praktikojnë ftuesit mes tyre, kurrë nuk do të dëgjoje probleme mes tyre.”

Sead:”Mmmm më thuaj si ta kuptoj këtë fjali që the?”

Lulja:”Ai që takohet me vëllain e tij me gojë të ëmbël, dorë të ngrohtë, fytyrë të buzëqeshur dhe qëllim të mirë, i ka dhënë bereqet kësaj vëllazërie dhe anasjelltas.”

Sead:”O lule e vëllazërisë! Mos të vjen ndërmend ndonjë shembull, që ta kuptoj më mirë?”

Lulja:”Po, do të jap një shembull konkret për shtrëngimin e dorës.”

Sead:”Fol, se po të dëgjoj.”

Lulja:”Umer ibnul Hattabi, gjatë natës ndjente nostalgji për ndonjë mik të tijin dhe thoshte:”Ah ç’natë e gjatë.” E me të mbaruar namazin e sabahut, rendte tek ai dhe e përqafonte.” (Tebsira e Ibnu Xheuzit)

Sead:”Allah!!! Sa takim i bukur.”

Lulja:”Shembulli i dytë, flet për ruajtjen e gjuhës me qëllim që të mos rëndohet vëllai. Abdullah ibnu Talib Temimi, kishte një vëlla për hatër të Zotit, që quhej Abdurrahman ibnu Umran. Vajza e këtij të fundit, ishte në konflikt me të shoqin dhe çështja kishte arritur deri në mallkim mes tyre. Babai i vajzës e vizitonte shpesh mikun e tij Abdullah Temimin për të mësuar prej tij dhe për të biseduar. Abdulla ibnu Talib Temimi, u thoshte të pranishmëve:”Kur të vijë Abdurrahmani, askush të mos më pyesë për mesele mallkimi!”

Me këtë, ai nuk donte ta rëndojë mikun dhe vëllain e tij, duke i kujtuar problemet e vajzës së tij. Prandaj, teksa takohesh me vëllain në fe, duhet të zgjedhësh fjalët më të ëmbla dhe të ngrohta.”

Sead:”Shumë domethënie e goditur. Por kam frikë se një nivel komunikimi i tillë në kohët tona është i rrallë.”

Lulja:”Jo... Mos e thuaj këtë! Unë do të sjell një shembull për atë që thashë. Njoh disa vëllezër të cilët patën kaluar natën në një çadër në natyrë. Njëri prej tyre, zgjohet në mesnatë dhe vëren se shtylla kryesore që mbante çadrën po rrëzohej për shkak të erës. Ai e mbajti me dorë atë deri në mëngjes, pa i zgjuar shokët e tjerë, pasi nuk donte tu prishë gjumin.

Njoh dhe një tjetër në një vend mysliman, i cili teksa vëllai i tij po pushkatohej nga komunistët, ai rendi dhe e përqafoi atë. Kështu, plumbat goditën atë, sakaq i vëllai shpëtoi.”

Sead:”Qëndrime heroike, të cilat janë të ngjashme me ato të brezit të parë të myslimanëve.”

Lulja:”Po, e mira tek ftuesit e kohëve tona vazhdon të jetë prezente. Ashtu siç edhe shpresa tek kontributi i tyre është e madhe. Unë njoh shumë raste që e vërtetojnë këtë që them, në Sudan, Egjipt, Algjeri, Jordani, Gadishullin Arabik, Evropë, Amerikë dhe Afrikë.”

Sead:”Zoti ta shpërbleftë me të mira! Edhe unë këtë rrugë po ndjek në dashtë Zoti. Siguria ime personale buron nga siguria e vëllezërve të mi, si dhe ngushëllimi im i vetëm është vetëm pranë Zotit.”

Lulja:”Zoti të dhashtë bereqet! Më lejo të shtoj dhe një histori të këndshme, që i ka ndodhur dy burrave që e donin njëri-tjetrin fort. Dy persona kishin vëllazëri të fortë për hatër të Zotit. Ata gjendeshin në një anije në udhëtim e sipër. Njëri prej tyre i afrohet cepit të anijes dhe i rrëshqasin këmbët në det. Të njëjtin fat pësoi dhe tjetri. Sakaq, marinarët i shpëtuan dhe i ngjitën sërish në anije. I pari, kur pa shokun e tij të lagur i tha:”Po ti ç”ne?” I dyti i tha:”Kur të pashë që re, mu duk sikur jam unë.”

Në korridorin e spitalit, u dëgjuan hapa dhe lulja i tha Seadit:”Këta janë vëllezërit e tu prandaj priti mirë, forcoji marrëdhëniet me ta dhe mos e harro këtë fjalë prej meje:”Dy gjëra janë të rralla:”Dërhemi hallall dhe një vëlla që e do për hatër të Zotit dhe që të ngushëllon me prezencën e tij.”

Mandej, Sead e vendosi lulen e bardhë në buqetë dhe u dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë vëllezërve të tij që kishin ardhur ta vizitojnë..../AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Dialog me lulen :: Komentet

No Comment.
 

Dialog me lulen

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Dialog me zemrën
» Dialog me musafirin e nderuar
» [Artikull] Dialog me dinarin
» Dialog me një prift në xhami
» Dialog me Musafirin e Nderuar(RAMAZANIN)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: