Gjatë ditës së djeshme kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u ka kërkuar trupave besnike të kolonel Gadafit të tërhiqen nga qytetet rebele që i mbajnë të rrethuar, njofton televizioni turk.
“Një armëpushim i vërtetë duhet të vihet në zbatim menjëherë dhe njësitë ushtarake të Gadafit duhet ta heqin rrethimin e disa qyteteve dhe të tërhiqen”, deklaroi ai duke prezantuar atë që ai e quajti “një plan pune” të qeverisë së tij për zgjidhjen e krizës libiane.
Erdogan kërkoi gjithashtu vënien në zbatim të hapësirave humanitare të sigurta për dërgimin e ndihmës për popullin libian.
Ai tha se, plani i punës që e prezanton shteti i tij do t’i paraqitet të gjitha organizatave ndërkombëtare.