islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryPytësoriKërkoidentifikimiRegjistrohuCalendarTemate  ditës
Ligjeratat e Ramazanit Ilahijet e Ramazanit Temat e Ramazanit

Poezit e Ramazanit Duat e Ramazanit Fotot e Ramazanit


Ajetet e Agjërimit Hadithet e Agjërimit Vaktia e Ramzanit
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Film serik islam...............Ramazani i fundit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySat 14 Sep 2019 - 7:30 nga Agim Tanushi

» Foto Duaja e dites së tret
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 8 May 2019 - 16:41 nga Admin

» Gjerat qe nuk e prishin agjerimin
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 20:06 nga Admin

» *Vlera e muajit Ramazan dhe agjërimit të tij*
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 20:01 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Ramazani Muaji I meshires
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 7 May 2019 - 4:40 nga Admin

» Mesazh urimi i stafit të Forumit me rastin e fillimit të muajt të Ramazanit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 5 May 2019 - 15:42 nga Admin

» Hudbe e Ardhjes së Ramazanit: "Gëzohuni se ju ka ardhur Ramazani!"
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 5 May 2019 - 12:17 nga Admin

» Gjashtë fakte për vezët
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:30 nga Admin

» Dhjetë përgëzime për atë që e fal namazin e sabahu
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:23 nga Admin

» Allahu ma dërgoi Islamin në shtëpi.
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyMon 8 Apr 2019 - 19:15 nga Admin

» Pa internet mund të qëndrojmë, por pa kufij jo!
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 7 Apr 2019 - 19:22 nga Admin

» Lajmet Ditore: Prekëse, bashkohet me familjen 21 vjet pasi u rrëmbye
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:50 nga Admin

» Lajmet Ditore: BE heq vizat për britanikët, pavarësisht sherrit për Gjibraltarin
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:48 nga Admin

» Lajmet Ditore: Zvicër, gabimet e mjekëve shkaktojnë mijëra vdekje
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:44 nga Admin

» Lajmet Ditore: Del në ankand tenda e Gedafit, ja në cilat shtete u vendos ajo
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyWed 3 Apr 2019 - 20:42 nga Admin

» [Hudbe islame] Ders i xhumas mbajtur në Xhamin e Frankenthalit 29.03.2019 Ligjerues: Ilaz.ef.Salihi Tema: “Israja dhe Miraxhi,mrekulli,bindje dhe dhurat nga Allahu xh.sh”
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:41 nga Admin

» Namazi është miraxhi i besimtarit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29 nga Admin

» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:36 nga Admin

» Vlera e qumshtit te dhise (Foto tekst)
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:25 nga Admin

» Mbreti misterioz [Tregim islam]
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10 nga Admin

» Makil Ibn Jesar- RADIJALLAHU ANHU
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 13:24 nga Admin

» Shkence:Historia e një astronauti
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 13:19 nga Admin

» TREGIMI I NJERIUT BANOR I XHENETIT
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:52 nga Admin

» Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se konsumuesit e mishit
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:49 nga Admin

» Muslimanët në Bullgari ruajnë Kuranin e punuar me dorë si pasurinë më të madhe
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:34 nga Admin

» Lajme Ditore: Përvjetori i marshit të protestave, vriten 4 palestinezë në Rripin e Gazës
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:31 nga Admin

» Lajme Ditore; Një suedez gjobitet për fyerje të muslimanëve
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:28 nga Admin

» Lajme Ditore: Turqi, fillon procesi i votimit për zgjedhjet lokale
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:25 nga Admin

» Lajme Ditore: Përmbytjet në Afganistan vrasin 17 persona
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:18 nga Admin

» Lajmet Ditore:Gaza, forcat izraelite martirizojnë dy palestinezë gjatë protestave
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 31 Mar 2019 - 12:16 nga Admin

» Besimtarët janë si një trup i vetëm
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:52 nga Admin

» Ja pse duhet te pini shume ije?!
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:21 nga Admin

» Ajete kuranore ne lidhje me familjen dhe femijet
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:17 nga Admin

» MARIETA NGA JERUZALEMI
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:12 nga Admin

» Lajme Ditore: Ne Berlin te Gjermanise priten muslimanet me lule
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:10 nga Admin

» Lajme Ditore:Opozita planifikon atentate dhe sulme terroriste në Venezuelë
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:09 nga Admin

» Lajme Ditore: lina  Lajmet Izraeli kryen sulme ajrore në Gaza
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:07 nga Admin

» Lajmet Ditore: Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 20:03 nga Admin

» Lajme Ditore: Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë ti kthehet anëtarësimi
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptySun 24 Mar 2019 - 19:29 nga Admin

Koha deri ne Ramazan

Kush është në linjë
5 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 5 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
 1.Po 5 kohë elhamdulilah
 2.Vetëm Sabahun
 3.Kur kam kohë
 4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 5.Vetëm xhuman
 6.Nuk falem hiq
Shiko rezultatin
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 2994 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Maryam_muslimah

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24164 artikuj v 13329 temat
PYETE HOXHËN

Vizitoret nga Hapja
Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8307
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit Empty
MesazhTitulli: [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit   [Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit EmptyFri 10 Jul 2015 - 5:17

[Only admins are allowed to see this image]Falënderimi i takon Allahut Zotit të botëve, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut Një dhe i pashoq, Zot i të parëve dhe të mbramëve, dhe dëshmoj se Muhamedi alejhis-selam është rob dhe i Dërguar i Tij, i Dërguar besnik, për të qofshin bekimet dhe përshëndetjet më të pastra nga Zoti i tij, për familjen e tij dhe shokët e tij, të cilët ishin kandila ndriçues, yje të udhëzimit, dhe për të gjithë ata që pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit….

Allahu i Madhërishëm e ka veçuar këtë ymet nga ymetet e tjera, me begati dhe veçori të shumta; së pari e ka veçuar me faktin se këtij ymeti i ka dërguar të Dërguarin më të mirë dhe më të zgjedhur, Muhamedin a.s., me të cilin ka vulosur pejgamberllëkun, dhe këtë ymet e ka bërë ymetin më të mirë të nxjerrë në sipërfaqen e tokës.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve”. (Ali-Imran, 110)
Prandaj përveç kësaj begatie dhe mirësie, Allahu i Madhërishëm këtë ymet e ka dalluar edhe me shumë të tjera. Prej asaj me se e ka dalluar këtë ymet, është se këtij ymeti ia ka bërë obligim agjërimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit.
Agjërimi ka qenë obligim edhe tek ymetet e tjera, por jo Ramazani, dhe jo në këtë formë në të cilën e agjërojmë ne sot, Pejgamberi a.s., për Ramazanin ka thënë: “Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij - falje, kurse fundi i tij është lirim nga zjarri i Xhehenemit”. Prandaj ky muaj në vete ngërthen mirësi të shumta dhe për këtë arsye Allahu e ka veçuar për ymetin e Muhamedit a.s.
Prej mirësive më të mëdha të këtij muaji, pa dyshim janë 10 netët e fundit të këtij muaji, të cilat Allahu i Madhërishëm i ka cekur në Kuran. Vlera dhe veçoria e këtyre dhjetë netëve bëhet edhe më madhështore për faktin se në këto dhjetë net gjendet një natë, të cilën Allahu i Madhërishëm po ashtu e ka veçuar nga të gjitha netët e vitit, natë kjo në të cilën ka filluar zbritja e Kuranit dhe e cila është më e vlefshme se një mijë muaj. Kjo natë është Nata e Kadrit. Prandaj, me lejen e Allahut, do të mundohemi të flasim në vijim rreth këtyre dhjetë netëve, se cilat janë punët dhe ibadetet që duhen bërë nga robi, në mënyrë që të arrijë faljen dhe kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm.

Nata e Kadrit

Allahu i Madhërishëm e ka zbritur Kuranin në një natë të bekuar, e cila është nata më e mirë e vitit, të cilën e ka dalluar dhe veçuar nga të gjitha netët e tjera të vitit, nata ibadeti i së cilës është më i vlefshëm sesa ibadeti në një mijë muaj, që janë të barabartë me afërsisht 83 vjet e katër muaj. Kjo është Nata e Kadrit, për të cilën Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në të (atë natë) zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (EL-Kadr, 1-5),
Dhe thotë Allahu i Madhërishëm: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen, e njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë.” Kjo natë është quajtur Nata e Kadrit për shkak të vlerës dhe madhështisë që ka ajo tek Allahu i Madhërishëm, si dhe për shkak se në këtë natë bëhet përcaktimi i tërë asaj që do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, sikur edhe po thotë Allahu i Madhërishëm: “Në atë (natë) zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”.
Gjithashtu shkak i emërtimit të kësaj nate me këtë emër është edhe fakti se ibadeti në këtë natë ka vlerë të veçantë, sikur ka thënë Pejgamberi a.s.: “Kush e gjallëron natën e Kadrit me namaz (ibadet) me besim duke shpresuar shpërblimin e Allahut të Madhërishëm, do t’i falen mëkatet e tij të kaluara” (muttefikun alejhi), e një shpërblim i tillë nuk arrihet në asnjë natë tjetër përveç në këtë natë.

Në cilën natë është Nata e Kadrit

Prej Urtisë dhe Mirësisë së Allahut për robërit e Tij ka bërë që kjo natë të fshihet, por ajo që dihet, është fakti se kjo natë është në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, ashtu sikur ka thënë Pejgamberi a.s: “Unë e kam parë Natën e Kadrit, po më pastaj e kam harruar atë, prandaj kërkojeni në dhjetë netët e fundit, në netët tek”.
Po ashtu transmetohet nga Aisheja r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kërkojeni Natën e Kadrit në dhjetë netët tek, të fundit, të Ramazanit”. (Muttefikun alejhi).
Tek myslimanët është e përhapur se nata e Kadrit është natën e 27, dhe kjo për arsye se më së shpeshti ka ndodhur që atë natë të jetë Nata e Kadrit, por kjo nuk do të thotë se Nata e Kadrit të jetë gjithsesi nata e 27, sepse kjo natë mund të ndodhë të jetë në natën e 21, 25, 27, 29... Sido që të jetë, të dihet kjo natë, - nuk është kusht për arritjen e shpërblimit, veçse, sikur thotë Ibn Uthejmini r.h.: “Njeriu e arrin shpërblimin e kësaj nate edhe nëse nuk e di se kur është, sepse i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e gjallëron Natën e Kadrit me besim duke shpresuar shpërblimin nga Allahu”, e nuk ka thënë: “duke e ditur atë”. Sikur të ishte kusht për të arritur shpërblimin e kësaj nate, që të dihej kjo natë, këtë do ta cekte Pejgamberi a.s.“.

Vlerat e Natës së Kadrit:

Po vërejmë se kjo natë ka vlera të mëdha, prej të cilave do të përmendim:
1. Këtë natë ka filluar zbritja e Kuranit,
2. Kjo është natë e bekuar “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit)”
3. Allahu bën përcaktimin e jetëve, furnizimit që do të ndodhë gjatë gjithë vitit.
4. Vlera e ibadetit këtë natë është e shumëfishuar.
5. Zbresin melaiket në tokë me begati, mirësi dhe falje.
6. Është e zhveshur nga e keqja dhe e mbushur me adhurim e punë të mira;
është natë e shpëtimit nga ndëshkimi dhe djajtë nuk mund të veprojnë sikurse veprojnë në netët e tjera.
7. Këtë natë Allahu i fal mëkatet e atyre që këtë natë e kalojnë në adhurim të sinqertë.
Nëse ndalemi dhe i shikojmë me kujdes këto begati e mirësi dhe vlerat që në vete ka kjo natë, atëherë nuk na mbetet tjetër veçse ta kërkojmë këtë natë me adhurim dhe punë të mira, me lutje të sinqerta, me pendim dhe kërkimfalje duke pasur për këtë gjithmonë shembull të Dërguarin e Allahut, Muhamedin a.s., i cili është shëmbëlltyra më e mirë. Sikur thotë Allahu i Madhërishëm: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut”. (el-Ahzab 31)

Cilat janë punët që duhen vepruar në këto netë

Namazi i natës, i cili pa dyshim është namazi më i mirë pas namazeve farz.
Thotë Pejgamberi a.s. në një hadith kudsij: “Thotë Allahu i Madhërishëm:
“Nuk më është afruar robi me asnjë punë më të mirë dhe më të dashur sesa me farze, pastaj robi vazhdon të më afrohet me punë vullnetare derisa ta dua, e kur ta dua, bëhem syri i tij me të cilin sheh, veshi i tij me të cilin dëgjon, dora e tij me të cilën jep, këmba e tij me të cilën ecën, nëse më lutet, i përgjigjem lutjes së tij dhe, nëse kërkon nga unë, i jap.”

Leximi i Kuranit:

E cekëm më herët se Ramazani është muaji i Kuranit, prandaj në këtë muaj duhet të lexojmë sa më shumë Kuran.
Transmeton Ebi Umame r.a. se Pejgamberi a.s ka thënë: “Lexojeni Kuranin, sepse ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për atë që e ka lexuar”. (Muslimi)
Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar leximin e Kuranit dhe ka treguar se kjo është cilësi e njerëzve të mirë besimdrejtë.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Ata që lexojnë librin e All-llahut, e falin namazin dhe nga begatitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi e haptazi, ata shpresojnë në një fitim që kurrë nuk humbet. Që Ai (All-llahu) do t’ju plotësojë shpërblimin e tyre, e edhe do t’ju shtojë nga mirësia e Tij, vërtet Ai është mëkatfalës dhe shumë mirënjohës.” (Fatir, 29-30)
Leximi i Kuranit është ai fitimi që kurrë nuk humbet, dhe kjo gjatë gjithë kohës, gjatë gjithë muajve dhe ditëve, por në Ramazan kjo është diçka më madhështore dhe më e rëndësishme, sepse Pejgamberi a.s. në Ramazan shtonte interesimin e tij për Kuranin për disa arsye:
1. Fillimi i zbritjes së Kuranit ishte në Ramazan, “Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani.” (El-Bekare, 183)
2. Muaji i Ramazanit gjithashtu është muaji në të cilin ka zbritur Kurani nga levhi mahfudhi në qiellin e kësaj bote, sikurse ka ardhur kjo nga Ibn Abbasi, dhe nga shumë prej ashareve dhe të parëve të këtij ymeti, - se zbritja e Kuranit në bejtulk-izze ka ndodhur Natën e Kadrit, që është në Ramazan.
3. Xhibrili i vinte Pejgamberit a.s. në Ramazan dhe ia mësonte Kuranin çdo natë. Sikurse transmetohet në dy koleksionet e vërteta të hadithit nga Ibn Abbasi r.a., i cili ka thënë: “Pejgamberi a.s. ishte njeriu më bujar, po edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin, dhe e takonte çdo natë të Ramazanit e ia mësonte Kuranin, e i dërguari i Allahut s.a. ishte më bujar me mirësi sesa era që frynte”. (Buhariu dhe Muslimi).
Po ashtu transmetohet se Pejgamberi a.s. vitin kur vdiq, e ka lexuar Kuranin së bashku me Xhibrilin a.s. dy herë. Prandaj Ramazani ka qenë muaj i veçantë për mësimin e Kuranit ndërmjet Pejgamberit a.s. dhe Xhibrilit. Për çdo Ramazan bënin përsëritjen e asaj që kishte zbritur nga Kurani: Pejgamberi e lexonte, e Xhibrili e dëgjonte. Prej kësaj dijetarët kanë marrë qëndrimin se leximi i tërë Kuranit në Ramazan është i ligjshëm, sepse Xhibrili dhe Muhamedi a.s, për çdo Ramazan e lexonin atë që kishte zbritur nga Kurani, kurse vitin e fundit e kanë përsëritur dy herë tërë Kuranin. Ky është argument se është e pëlqyeshme që myslimani ta lexojë tërë Kuranin në Ramazan, një herë ose më shumë, duke pasur parasysh se synet është që së paku një herë në muaj të lexojë nga një hatme, e nëse mundet, në çdo javë, por nëse mundet, edhe çdo të tretën ditë sikurse ka ardhur në hadithe të vërteta nga Pejgamberi a.s.. (Muslimi, Buhariu, Tirmidhiu dhe Ebu Davudi) Për këtë arsye selefinjtë një kohë të mirë të kohës së tyre në Ramazan e rezervonin për leximin e Kuranit.
Imam Zuhriu ka thënë: “Kur të hyjë Ramazani, me të vërtetë ajo është kohë e dhënies së ushqimit dhe leximit të Kuranit.

Lutja dhe kërkimi i faljes:

Secili nga ne ka nevojë që Allahu t’u përgjigjet lutjeve të tij, prandaj këto ditë duhen shfrytëzuar që t’i kërkojmë falje Allahut dhe të lutemi për veten tonë dhe familjet tona, që Allahu të na mëshirojë dhe të na falë mëkatet tona. Thotë Allahu i Madhërishëm: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, sepse Ai vërtet është falës i madh”.

Pendimi:

Ky është momenti më i mirë që njeriu t’i kthehet vetvetes së tij, t’i kujtojë mëkatet e tij dhe të pendohet sinqerisht për kohën që e ka kaluar në mëkate, e të vendosë që më të mos bëjë mëkate.
Thotë Allahu i Madhërishëm: “Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”. (En-Nur, 31)

I’tikafi:

Është prej Synetit të Pejgamberit a.s., që në këto dhjetë net njeriu - besimtari të izolohet dhe të mbyllet në xhami, për të bërë sa më shumë ibadet, me qëllim që të arrijë vlerën e madhe të këtyre netëve. Kështu kishte vepruar Pejgamberi a.s.; kështu kanë vepruar ashabët dhe besimtarët pas tyre. Pejgamberi a.s. e bënte I’tikafin në dhjetë netët e fundit të Ramazanit, duke kërkuar kështu Natën e Kadrit. Qëllimi i I’tikafit ishte largimi nga problemet dhe angazhimet e kësaj bote, në mënyrë që të kishte kohë dhe mundësi për adhurim ndaj Allahut, prandaj gjatë kohës sa ishte në I’tikaf, Pejgamberi a.s. nuk përzihej me njerëz dhe nuk merrej me çështjet e tyre. Prandaj imam Ahmedi ka thënë: Personi i cili është në I’tikaf, nuk është e pëlqyer të përzihet me njerëz, qoftë edhe për mësim apo lexim të Kuranit… dhe është thënë se “I’tikafi është shkëputja e lidhjeve nga çdo krijesë për t’u lidhur me Krijuesin”.
Transmetohet në dy Koleksionet e vërteta të Haditheve nga Aisheja r.a., se Pejgamberi a.s., kur hynin dhjetë netët e fundit të Ramazanit, e gjallëronte natën, e zgjonte familjen dhe shtrëngonte rripin e tij”.
Në fund, nga tërë kjo sa u tha, nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse në këto dhjetë net të fundit të Ramazanit, në këto dhjetë net në të cilat gjendet Nata e Kadrit, në këto dhjetë netë të cilat janërasti jetësor për të përfituar mirësitë e Allahut, - të angazhohemi maksimalisht për adhurim të sinqertë, lutje, përmendje të Allahut, kërkimfalje, lexim të Kuranit, si dhe të bëjmë punë të tjera, të cilat na afrojnë tek Allahu dhe na largojnë nga shejtani. Çfarë mirësish më të mëdha ka sesa kjo për atë që Allahu i mundëson që këto dhjetë net t’i kalojë në rrugën e Allahut, prandaj të kemi kujdes dhe të kërkojmë këtë natë. Fjala popullore thotë: “Kush kërkon, gjen”.
O ti mëkatar, ngritu dhe kthehu tek Allahu, pendohu për mëkatet e tua, shfrytëzoje këtë rast dhe kërko falje nga Allahu, sepse dyert e faljes dhe mëshirës janë të hapura.
O Allah, me të vërtetë Ti je falës dhe e do faljen, na fal ne!



Rexhep Lushta

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temat e Ramazanit] Dhjetë netët e fundit të Ramazanit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: