islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Rinia në kosovë  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Rinia në kosovë  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Rinia në kosovë  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Rinia në kosovë  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Rinia në kosovë  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Rinia në kosovë  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Rinia në kosovë  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Rinia në kosovë  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Rinia në kosovë  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Rinia në kosovë  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Rinia në kosovë  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Rinia në kosovë  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Rinia në kosovë  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Rinia në kosovë  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Rinia në kosovë  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Rinia në kosovë  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Rinia në kosovë  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Rinia në kosovë  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Rinia në kosovë  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Rinia në kosovë  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Rinia në kosovë  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Rinia në kosovë  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Rinia në kosovë  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Rinia në kosovë  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Rinia në kosovë  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Rinia në kosovë  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Rinia në kosovë  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Rinia në kosovë  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Rinia në kosovë  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Rinia në kosovë  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
56 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 56 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Rinia në kosovë  Empty96%Rinia në kosovë  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Rinia në kosovë  Empty0%Rinia në kosovë  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Rinia në kosovë  Empty0%Rinia në kosovë  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Rinia në kosovë  Empty0%Rinia në kosovë  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Rinia në kosovë  Empty1%Rinia në kosovë  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Rinia në kosovë  Empty2%Rinia në kosovë  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Rinia në kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Rinia në kosovë  Empty
MesazhTitulli: Rinia në kosovë    Rinia në kosovë  EmptyWed 7 Jul 2010 - 21:40

Rinia në kosovë

--------------------------------------------------------------------------------

“Shfrytëzo pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para punës, dhe jetën tënde para vdekjes!” [Muhammedi alejhi selam]

Ku dhe si e kalojnë kohën të rinjtë kosovarë?
Afro 60% e strukturës së popullsisë në Kosovë përbëhet kryesisht nga të rinjtë e moshës nën 30-vjeçare. Dhe ky është një fakt i mirë e i gëzueshëm kur merret parasysh roli dhe funksioni i madh që mund ta ketë rinia në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Andaj, me të drejtë Kosova mund të krenohet e të mburret me këtë kapital të madh që posedon kundruall vendeve të tjera të rajonit, për çka mbase ia kanë lakmi shumë vende të tjera, të cilat nuk e kanë këtë strukturë vitale të rinisë.
S'ka dyshim se periudha e rinisë është periudha e fuqisë dhe e gjallërisë kulminante, mesi i jetës, kurse mesi i çdo sendi është pjesa më e fortë e tij. Si e tillë, rinia duhet të çmohet nga të gjithë dhe të kultivohet me një kujdes të madh. Pikërisht për efektin e madh që e ka rinia, është veçuar edhe si një thesar i madh për të cilin njeriu do të përgjigjet, veçmas në Ditën e Gjykimit për jetën në përgjithësi, kurse për moshën e rinisë në veçanti.
Në një hadith të transmetuar nga Muhammedi alejhi selam thuhet: “Nuk do të lëvizë njeriu vendi pa u pyetur për katër gjëra: për jetën ku e kaluar, rininë ku e ka harxhuar, për diturinë çka ka bërë me të, dhe për pasurinë si e ka fituar dhe ku e ka harxhuar.”
Andaj, njeriu duhet të jetë i kujdesshëm për periudhën e rinisë, në mënyrë që të mos e kalojë ashtu kot, ashtu që të mos mund të gjejë përgjigjën në Ditën e Gjykimit, kur do të pyetet para Allahut se ku e ka investuar rininë e vet, gjegjësisht vitet më të mira të jetës së tij - vitet e fuqisë, vitalitetit dhe aspiratave. Por, sa është duke e kultivuar rininë shoqëria kosovare dhe nga është duke u drejtuar rinia kosovare?

Interesim i madh i të rinjve kosovarë për Fenë Islame
Përkundër një realiteti jo edhe aq të mirë, që është krijuar në vitet e pasluftës në Kosovë, veçanërisht në radhët e rinisë kosovare, vërehet një interesim i madh për Fenë Islame dhe mësimin e parimeve bazë të fesë.
Kjo vërehet qartë ngado që shikojmë, duke filluar nga vizitorët e shumtë e të rregullt të xhamive, veçanërisht në ditën e premte kur xhamitë e kryeqytetit vërshohen nga fluksi i madh i besimtarëve muslimanë, ku gjithmonë dominon rinia. Prishtina si kryeqendër e Kosovës, është e njohur me një numër relativisht të madh të xhamive, megjithatë të gjitha ato xhami janë të pakta për ta krijuar hapësirën e mjaftueshme për të gjithë besimtarët muslimanë, që ta falin namazin e xhumasë brenda në objektet e xhamive. Kështu, shumë prej xhematit detyrohen që namazin e xhumasë ta falin jashtë objekteve, në oborre, madje edhe në trotuare afër xhamive. As të ftohtit e madh gjatë dimrit e as vapa e verës nuk i ndalon ata nga namazi ani pse në kushte mjaft të vështira.
Influencë e madhe vërehet sidomos në namazin e bajrameve në xhamitë e kryeqytetit (edhe këtu bien në sy sidomos mosha e re), ku xhamitë janë thuajse të ngulfatura nga xhemati. Po ashtu edhe tribunat e shpeshta dhe tubimet me karakter fetar islam janë një tregues i qartë se sa janë të interesuar të rinjtë kosovarë për fenë e tyre - Islamin, kur dihet se sa do që të jenë të mëdha sallat apo hapësirat ato megjithatë mbesin të pamjaftueshme për të përballuar vizitorët e shumtë të rinj. Tribuna dhe tubime të kësaj natyre kohët e fundit mbahen shpesh në Prishtinë dhe ato janë të hapura për të dy gjinitë, interesimi ndërkaq gjithnjë është në rritje.
Për dallim nga kohërat e mëhershme, kur xhemati në xhamitë e Prishtinës karakterizohej kryesisht me të moshuar, kryesisht me pleq dhe haxhinj, tash në të gjitha xhamitë dominon mosha rinore, dhe kjo është një sinjal i mirë që tregon për vetëdijesim të shoqërisë kosovare, në kohën kur rrallë kush mund të ketë menduar se Islami do të ketë një vëmendje kaq të madhe në mesin e të rinjve, për të cilët të gjithë mëtojnë që t'i përvetojnë. Individë dhe grupacione të shumta që janë shfaqur pas luftës në Kosovë, të cilët thërrasin në filozofi të ndryshme dhe që investojnë edhe para të majme, megjithatë nuk mund të ndikojnë që të ndalin interesimin e madh për fenë burimore-Islamin tek të rinjtë kosovarë. Për me tepër, radhët apo safat e xhematit shtohen çdo ditë e më shumë në të gjitha xhamitë. Natyrisht, se kjo nuk u konvenon atyre që ndiejnë urrejtje ndaj Fjalës së Allahut, të cilët fatkeqësisht i kemi prezent edhe në këtë shoqëri, prandaj shpesh edhe hasim në reagime të shumta, shkrime publike që përpiqen të njollosin vlerat e fesë me qëllim që të parandalojnë hovin që është duke e përjetuar Islami pas luftës në Kosovë. Lavdi dhe falënderimet janë vetëm për Allahun, që mundësoi që Kosova të jetë vend me shumicë muslimane me shekuj të tërë. Kosova arriti ta ruajë këtë identitet edhe në kohërat më të vështira përballë furtunave e stuhive të shumta, që nga regjimi komunist-ateist, pastaj edhe në kohën e pushtetit serb, dhe gjithsesi tash është shumë më lehtë që në kohët e lulëzimit të demokracisë në Kosovë njerëzit të zgjedhin rrugën më të mirë që atyre u duket, dhe në këtë të mos i ndalojë askush.
Me gjithë këtë interesim të të rinjve për Fenë Islame, fatkeqësisht ende shumë të rinj janë në antipodin e vlerave dhe traditës kombëtare e fetare të Kosovës. Si pasojë e kësaj, janë shfaqur edhe shumë dukuri negative, që asnjëherë më parë nuk kanë qenë të njohura. Duke e keqkuptuar lirinë individuale, të drejtat njerëzore dhe parimet e demokracisë, shumë të rinj bëhen pre e këtyre dukurive dhe sjelljeve të çoroditura e të pamoralshme, duke u ndier se vërtet ata janë në rrugë të drejtë, duke menduar se në këtë mënyrë arrihet civilizimi dhe emancipimi, dhe se me këso gjërash e veprimesh ne mund të shkojmë më lehtë kah Evropa, rrugë kjo për të cilën edhe është përcaktuar shoqëria kosovare. Në këtë fitohet përshtypja se nëse nuk marrim elemente të tilla degraduese as Evropa nuk do ta na pranojë si shoqëri të barabartë në gjirin e saj, pasi që në shumicën e shoqërive evropiane dukuritë e tilla si alkoolizmi, prostitucioni, kullerizmi, shfrenimi moral, janë shumë të shprehura, prandaj edhe ne nuk mund t'u ikim nëse dëshirojmë të shkojmë drejt Evropës. Mirëpo, harrohen anët pozitive të shoqërive perëndimore, sidomos aspekti i arritjeve të mëdha në aspektin teknik-teknologjik, dhe këtu as që mendohet që t’i marrim shembull ata, por zgjedhën vetëm anët që mund të merrem më lehtë, duke mos llogaritur pasojat, prej të së cilave edhe vetë evropianët janë në hall.

Qëndrimi me orë të tëra nëpër kafiteritë e kryeqytetit, një dukuri shumë e shprehur
Ku dhe si e kalojnë kohën e tyre të rinjtë prishtinas?
Qëndrimi nëpër kafiteri nevojë apo veti e keqe?
Nga mungesa e theksuar e perspektivës për një jetë të mirë, mungesa e aktiviteteve rinore, pamundësia për të vazhduar shkollimet, shumica e të rinjve kosovarë zgjedhin kafiteritë si vendin e tyre më të preferuar për ta kaluar kohën e tyre më të madhe, duke u përpjekur që në këtë mënyrë t'iu shmangen problemeve me të cilat ata ballafaqohen.
Edhe përkundër vështirësive të tyre financiare dhe gjendjes së vështirë ekonomike, ata nuk ngurrojnë që të sigurojnë disi para për të dalë thuajse çdo ditë me orë të tëra nëpër kafiteri. Disa prej tyre janë të punësuar dhe pohojnë se paratë i kanë të vetat, por shumë të tjerë nuk punojnë fare dhe të gjitha paratë për harxhimet e tyre i marrin në familje.
Qëndrimin e tyre nëpër kafiteri shumica e konsiderojnë si një relaksim për të cilin ka nevojë çdokush, por ka edhe të tillë që thonë se nuk dalin nga dëshira, por nga brengat e tyre të përditshme ku përpiqen që ta qetësojnë kokën. Disa të tjerë pohojnë se nëse qëndrimi në kafiteri bëhet me një orar të caktuar është i dobishëm, por nëse kjo bëhet dukuri e tepërt dhe pa nevojë, atëherë natyrisht se është humbje e kohës dhe nuk ka kurrfarë dobie prej saj.
Megjithatë, të gjitha kafiteritë e kryeqytetit tonë vazhdojnë të jenë të stërmbushura me myshterinj të rregullt, shumica e të cilëve janë të rinjtë. Kjo vërehet sidomos pas dite dhe në orët e vona të mbrëmjes.
Ndërsa, kjo si duket, nuk vërehet aq nga institucionet tona dhe nuk ka ndonjë interes në këtë aspekt nga ta. Ndoshta mungesa e përkujdesjes ndaj të rinjve nga institucionet adekuate i kontribuon kësaj dukurie. Hetohen raste kur shumë të rinj mendojnë se po të kishin ndonjë mundësi tjetër për ta kaluar kohën e tyre (të lirë) nuk do të qëndronin nëpër kafiteri, por nga mungesa e aktiviteteve tjera ata nuk kanë se ku ta kalojnë kohën, kështu që mbeten kafiteritë si mundësia e vetme për ta.
Mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër në këtë aspekt meqenëse shumica e të rinjve që dalin në kafiteri janë beqarë dhe mbase kërkojnë që në këtë mënyrë të shoqërohen me ndonjë person të dëshiruar.
Për t’u njohur më për së afërmi rreth qëllimeve të tyre të daljes nëpër kafiteri, në vazhdim po i paraqesim mendimet e të rinjve, të cilët i hasëm nëpër kafiteri të ndryshme të kryeqytetit. Ja se çfarë thonë ata:


1. Bekim Maloku, 20 vjeçar:
“Kohën e lirë e kaloj nëpër kafiteri me shoqëri, pothuajse çdo ditë nga 1-2 orë. Arsyeja ime që rri në kafiteri është vetëm relaksimi dhe kontakti me shokët e mi. Nuk ka arsye tjera. Meqenëse këtu te ne nuk kemi ende aktivitete që kanë të bëjnë kryesisht me të rinjtë, atëherë detyrohemi që diku ta kalojmë kohën e lirë dhe përveç kafiterive nuk kemi ku tjetër. Unë personalisht nuk kam ndonjë vend apo kafiteri të caktuar, por preferoj të rri këtu në lagjen "Pejton", për arsye të shoqërisë sime. Ndërsa, sa i takon femrave unë nuk vij në kafiteri me atë qëllim, sepse kur dëshiroj të dal me femër, atëherë e marr me vete atë dhe dalim bashkë. Mesatarisht harxhoj rreth 30 euro në muaj, por mund të ndodhë edhe më shumë, varet prej disponimit dhe shoqërisë sime.


2. Vehbi Maxhuni, 20 vjeçar, student:
“Unë dal rregullisht nëpër kafiteri dhe qëndroj nga një orë në ditë. Arsyeja ime është që të takohem me shoqëri dhe kjo më bënë më së shumti të dal. Nuk kam ndonjë arsye tjetër, dhe nuk e konsideroj humbje kohe, sepse këtu më së miri relaksohem. Pastaj, kontaktoj me shoqërinë time për çështjen të ndryshme që na preokupojnë neve studentëve, tema të ndryshme si dhe rreth ligjëratave e provimeve tona nuk më interesojnë femrat aspak. Përafërsisht harxhoj 30-40 euro në muaj. Paratë i marr nga familja natyrisht, sepse ende jam student.”


3. Nagip Murtezani, 23 vjeçar:
“Dal vetëm për qejf me shoqëri, për të biseduar me ta rreth shumë çështjeve. Vendi im i preferuar është aty ku vendos shoqëria ime, nuk ua prishi atyre... ha ha ha. Unë harxhoj bukur shumë para nëpër kafiteri rreth 300 euro në muaj, por meqë punoj nuk e kam dert fare, sepse paratë i siguroj vetë. Për mua nuk është humbje e kohës qëndrimi në kafiteri, por relaksim dhe pushim, për të cilin ka nevojë çdo njëri. Më lejoni ta përshëndes gjithë shoqërinë time në përgjithësi.”


4. Fitim Krasniqi, 19 vjeçar:
“Kur kam kohë të lirë, e kaloj në kafiteri dhe rri nga 30 minuta, sepse nuk kam shumë kohë. Për mua kjo është vetëm një relaksim dhe jo humbje e kohës. Mendoj se çdo kush ka nevojë që të relaksohet dhe ndeja në kafiteri sjell relaksim. Natyrisht, nëse bëhet dukuri e tepërt mund të jetë edhe humbje e kohës, por unë nuk dal shumë shpesh. Mesatarisht harxhoj 100 euro në muaj, ndërsa paratë i kam të miat, sepse punoj vetë.”


5. Jeton Thaçi, 19 vjeçar:
“Unë dal zakonisht nga dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje nga një gjysmë ore, d.m. th. kaloj një orë në ditë në kafiteri. Harxhoj minimumi 2 euro në ditë. Kjo për mua nuk është humbje e kohës, por nevojë dhe pushim I organizmit.”


Ne biseduam edhe me kamerierin e njërës nga kafiteritë e mbushura me myshterinj, i cili tregoi më saktësisht për vizitorët e tyre duke paraqitur edhe detajet e tij më për së afërmi:


Gëzim Murtezi, kamerier në kafiterinë “Hard Rock”:
“Kemi mjaft myshterinj, të cilët punojnë. Ata zakonisht vijnë gjatë pauzës së tyre, prej orës 11.00 deri në 12.00. Ka edhe nxënës të shkollave kryesisht.
Ajo që është shumë e çuditshme për mua këtu vijnë edhe shumë të papunë, të cilët më së shumti qëndrojnë në kafiterinë tonë dhe ata harxhojnë më së shumti. Unë nuk e di se nga i marrin paratë, por ata për çdo ditë vijnë rregullisht dhe kalojnë nga 3-4 orë duke pirë alkool (birra e raki) dhe harxhimet e tyre janë të shumta.
Studentët harxhojnë mesatarisht 30 euro në muaj, ndërsa ata që punojnë harxhojnë më shumë: 3-4 euro në ditë, kurse ata të papunët më së shumti. Pothuajse të gjithë ata janë tË moshës 25-30 vjeçare, gati të gjithë të martuar.
Nga të pranishmit që ishin nëpër kafiteri kishte edhe prej atyre, që pohonin se qëndrimi i tyre nëpër kafiteri nuk është aspak në dobinë e tyre, por siç thoshin ata, kjo shprehi u është bërë e zakonshme - rutinë dhe nuk mund të rrinë në shtëpitë e tyre pa dalë të paktën një herë në ditë:


Bedrija, 19 vjeçare:
“Unë dal rrallë nëpër kafiteri, pi nga një kafe dhe kthehem prapë në shtëpi. Arsyeja pse dal është se mërzitem duke qëndruar në shtëpi, dhe për këtë dal. Nuk kam asnjë arsye tjetër. Meqë nuk jam në shkollë e as nuk punoj, nuk kam çfarë të bëj tjetër. Sa herë dal, harxhoj afërsisht nga 5-6 euro në ditë. Paratë i marr në shtëpi natyrisht. Më duhet të them se qëndrimi në kafiteri më është bërë një shprehi e keqe dhe unë personalisht nuk kam kurrfarë dobie nga kjo, por s'e di, nuk mund të rri pa dal kështu nga njëherë, rutinë hesapi. Pastaj, mund të them se të gjitha këtu po më duken pa lidhje, kafeneja, njerëzit, qëndrimi i tyre, dhe çdo gjë tjetër këtu është pa lidhje.”


Shkurta Krasniqi,19 vjeçare:
“Zakonisht dal në kafiteri për ta kaluar kohën e lirë dhe jo për tjetër, por jo për çdo ditë. Unë personalisht mund të them se nganjëherë ndeja në kafiteri mund të jetë humbje e kohës nëse i kalon kufijtë, pra nëse rri tepër dhe pa nevojë, normalisht se është humbje e kohës. Por, nëse bëj një orar të caktuar dhe nëse nuk teprohet, kjo është edhe nevojë për mua, sepse çdo kush ka nevojë për relaksim dhe qetësim të nervave, andaj kjo nuk mund të jetë humbje e kohës. Unë harxhoj diku 20 euro në muaj në kafiteri dhe nganjëherë lë shumë punë tjera anash dhe dal në kafiteri për t'u qetësuar.”


Duhet theksuar edhe një fakt me shumë rëndësi dhe interes për mbarë Kosovën kur është fjala për rininë dhe kohën e tyre të lirë. Përveç papunësisë së madhe, mungesës së perspektivës dhe përkujdesjes ndaj tyre, problem mjaft shqetësues është edhe pamundësia për të vijuar mësimin-studimet, kur dihet se vetëm gjatë vitit të fundit akademik kanë mbetur jashtë dyerve të Universitetit të Prishtinës hiç më pak se 13 mijë maturantë. Kjo paraqet edhe një arsye më shumë që të rinjtë ta kalojnë kohën e tyre kot nëpër kafiteri duke mos pasur mundësi që potencialin e tyre ta shfrytëzojnë aty ku duhet. Nga ana tjetër, rrezikohet edhe mbarë shoqëria me një varg problemesh, të cilat detyrimisht dalin kur gjithë këta të rinj e të reja mbesin pa një angazhim në jetën e tyre. Fitohet përshtypja se as organet drejtuese të Universitetit të Prishtinës nuk e kanë fare para sysh këtë fakt, por as ministritë tona adekuate.
Në librin e tij: “Shkaqet e shkatërrimit të Francës”, shkrimtari francez Andrej Moro, në mes tjerash thotë: “Nga shkaqet më kryesore për shkatërrimin e Francës në Luftën e Dytë Botërore ka qenë prishja e rinisë, kjo prishje ka qenë rezultat i përhapjes së amoralitetit në mesin e saj.”
Kështu një gjeneral i Francës, i njohur me emrin De Golin, sapo mori pushtetin, e thirri kryeshefin e policisë dhe i tha: “Menjëherë t'i mbyllim këto kafene dhe lokale ku tubohen hipikët.”
Ndaj, kjo çështje, në dukje e thjeshtë, mund të ketë pasoja të pa parashikuara dhe kërkon një trajtim shumë serioz e të vazhdueshëm nga organet kompetente. Ndoshta mundësia më e mirë për tejkalimin e kësaj dukurie do të ishte krijimi i vendeve të reja të punës për të cilat politikanët tanë aq shumë kanë premtuar, dhe sidomos ofrimi i mundësisë për shkollim për të gjithë ata që dëshirojnë të shkollohen. Se si do të trajtohet ky problem mbetet të shohim në të ardhmen.

Retrospektivë mbi Rininë Islame
Të kujtojmë këtu rolin dhe funksionin e madh që luajti mosha rinore edhe në misionin e realizimit të Islamit në kohën kur ata që ishin më të moshuar e luftonin ashpër këtë mision.
Misioni i thirrjes në rrugën drejt Allahut, gjithnjë ka qenë i lidhur ngushtë me rininë, pikërisht për shkak të vitalitetit dhe kontributit që mund ta ketë kjo moshë. Të rinjtë e tillë mund t’i prezantojmë që nga Ibrahimi alejhi selam, i cili si i ri kundërshtoi adhurimin e idhujve dhe për këtë u kërcënua se do të digjej në zjarr, të cilën gjë edhe e provuan, por dështuan.
Ismaili alejhi selam, po ashtu si i ri, ishte ai që iu nënshtrua plotësisht Zotit të vet, zbatoi me përpikëri urdhrat e Zotit edhe pse kishin të bëjnë me dhënien e sakrificës, gjegjësisht, edhe pse bëhej fjalë për kokën e tij. Pra, ky ishte i riu besimtar, durimtar, i dëgjueshëm dhe sakrifikues.
Edhe Jusufi alejhi selam, paraqet modelin e përkryer të të riut besimtar e të devotshëm ndaj Zotit të tij, i cili refuzoi të bëjë mëkat, edhe pse për këtë i ishin hapur dyert dhe kishte gjasa reale. Ai nuk vrapoi pas femrës, e cila deshi ta mashtrojë, por ajo vrapoi pas tij. Edhe pse kishte mundësi t'i përgjigjej pozitivisht asaj thirrjeje, dhe as që do ta shihte ndokush e as do të dinte gjë, por ky i ri refuzoi, u mbrojt moralisht dhe u largua nga ajo.
Edhe grupi i parë i shokëve dhe përkrahësve të Muhammedit alejhi selam, që u vendosën në shtëpinë e Erkamit ishin po ata që shënuan fitoren e Islamit, pra rinia. Rinia e filloi, ajo edhe e realizoi misionin islam, të cilin e filloi Muahmmedi alejhi selam me urdhrin e Zotit kur ai ishte në moshën 40 vjeçare, ndërsa ishte i përkrahur nga shokët e tij më të zgjedhur, që të gjithë në moshë më te re, nga Ebu Bekri 37 vjeçar deri tek Aliu, i cili ishte më i riu, madje ishte ende fëmijë vetëm 8 vjeçar.
Që të gjithë shokët dhe përkrahësit e Muhammedit alejhi selam ishin të rinj, andaj edhe iu bashkëngjitën Pejgamberit të Allahut. Ishin këta djelmoshat që e përhapën Islamin nëpër kontinente, marshuan me Islamin pas Pejgamberit dhe i mposhtën edhe perandoritë e mëdha.
Shembulli më i mirë i të riut musliman mund të ilustrohet me Usame bin Zejdin, i cili e udhëhoqi ushtrinë islame si komandant i përgjithshëm kur ishte vetëm 18 vjeçar, edhe pse në atë ushtri ishin të pranishëm edhe sahabët më të mëdhenj. Përcaktimi i Pejgamberit alejhi selam për Usamen si komandant, ndoshta mund të kishte motive për t'iu treguar muslimanëve se rinia posedon mundësi dhe aftësi për çfarëdo punësh, madje edhe për ato shumë të mëdha.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Rinia në kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rinia, themeli i shoqërisë
» Rinia jone ku po shkoni
» Rinia asgjë pos një kapitull i jetës
» Pozitivizmi dhe mungesa e tij tek rinia muslimane
» Rinia, mes së shkuarës së trishtueshme dhe së ardhmes së panjohur..!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: