islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Namazi është miraxhi i besimtarit EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty96%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty0%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty0%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty0%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty1%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Namazi është miraxhi i besimtarit Empty2%Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Namazi është miraxhi i besimtarit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
MesazhTitulli: Namazi është miraxhi i besimtarit   Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyFri 9 Jul 2010 - 20:15

Namazi është miraxhi i besimtarit 9k=Zekerijah Çajlakoviq
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve për mëshirën dhe urtësitë që na i dhuron. Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e Tij, Muhammedin, s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, shokët e tij dhe mbi gjithë pasuesit e tij.
Vëllezër e motra të nderuara!
Sot është dita e 27. e muajit të zgjedhur Rexheb. Neve na është e njohur që nata e 26., e Rexhebit është nata e Israsë dhe Miraxhit. Andaj, hytben e sodit do t’ia kushtojmë pikërisht kësaj ngjarjeje madhështore e cila i ka ndodhur të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s., ndërsa me këtë edhe ummetit të tij, pra, mbi Isranë dhe Mi’raxhin, me qasje të veçantë ndaj trashëgimisë më të madhe që i ngjanë miraxhit, dhuratës së ummetit – namazit.
Kjo ngjarje e rëndësishme, ashtu siç e dimë, përmendet në Kur’anin e madhërishëm dhe bën pjesë në njërën nga mu’xhizet. Muhammedi, s.a.v.s., për këtë ngjarje hollësisht tregon në hadithet e tij. Ngjarja e Israsë dhe Mi’raxhit, ka qenë ngjarje e rëndësishme e cila njëkohësisht ishte nder dhe fuqi plotësuese për Muhammedint,a.s.
Në ajetin e parë të sures Isra’, Allahu, xh.sh., thotë:
” سُبْحَانَ الَّذِى أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الأَقْصَا الَّذِى بَارَكْنَا حَوْلَهُ لِنُرِيَهُ مِنْ آيَاتِنَا إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ” (سورة الإسراء: 1)
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona.Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhammedit), pamësi (i punëve të Muhammedit).” (El-Isra’, 1)
Njëra nga dhuratat më të rëndësishme të mi’raxhit, natyrisht, është namazi, i cili është caktuar në Mi’raxh, për të cilin i Dërguari, a.s., thotë se është mi’raxhi (ngritja) i besimtarit. Të njohura janë ato transmetime mbi caktimin fillestar të pesëdhjetë namazeve, si dhe mënyrën e zvogëlimit të tyre, me lutjen e Muhammedit, a.s., ndërsa nxitjen e Musait, a.s., në pesë kohë të sodit. Kur ndodhi kjo, Allahu i Lartësuar tha: “Fjala ime nuk ndërron: për këto pesë do të kesh pesëdhjetë.” (Për pesë kohë do të shpërblehesh sa pesëdhjetë namaze, përkthyesi.)
Dëshira e Allahut, xh.sh., është që namazi si farz dhe si njëri nga shtyllat e islamit, pa të cilin nuk ka muslimanë (mu’minë), të shpallet pikërisht në qiell, gjatë mi’raxhit (në atë natë të zgjedhur), çfarë namazit i jep dimension dhe rëndësi më të madhe. Namazi është çështje që ndanë besimin nga blasfemia dhe Islamin nga kufri. Në hadith i Dërguari, a.s., thotë: “E para gjë për të cilën njerëzit do të pyeten në Ditën e Gjykimit është namazi, andaj nëse ai është në rregull edhe veprat tjera do të jenë në rregull.”
Këtu parashtrohet pyetja se si është namazi jonë, si e kryejmë, në përgjithësi a kryejmë rregullisht? Namazi a është kënaqësia jonë apo ngarkesë? A e udhëzojmë familjen tonë ta falin namaz? A e kemi namazin sikur që duhet për të dalë para Allahu, xh.sh.,?
Namazi është obligimi i dytë esencial dhe praktik apo sharti i dytë islam për çdo të rritur, të mençur, të shëndosh, musliman dhe muslimane të lirë.
Allahu i Lartësuar i shpall Muhammedit, a.s., dhe gjithë neve: “Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë…” (Ta Ha, 132.)
Si ritual thelbësor, i parë dhe i rëndësishëm i dinit-islam, i cili është caktuar për të gjithë të dërguarit, popujt dhe gjeneratat e gjinisë njerëzore, namazi i lidh të gjitha gjeneratat e njerëzimit në një ide shpirtërore, moralo-fetare dhe bashkësi religjioze e zakonore. Ashtu si vetë fjala fe, dini-islam, do të thotë religjiozitet, nënshtrim dhe bindje ndaj një të vetmit Zot dhe vetëdije e thellë, lidhje e lirë dhe sistematike për Zotin, në namaz, si themel ose bazament i islamit, ekskluzivisht i falet Zotit: “…Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” (El-Keuther, 2.)
“Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.” (Ta Ha, 14.)
Namazi si edhe çdo dispozitë islame, ka misionin e tij të dyfishtë: që njeriun ta nxit në kryerjen e veprave të mira dhe të ndershme dhe ta ndaloj nga mendimet e shëmtuara dhe punët e këqija. Allahu i Lartësuar thotë: “…fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” (El-Ankebut, 45.)
Namazi është komunikim shpirtëror dhe fetar, i caktuar prej Allahut, xh.sh., i denjë për njeriun, ndërmjet Allahut dhe njerëzve si krijesa të mençura, të vetëdijshme, të lira dhe të shpërblyera me shpallje. Namazi, në relacionin Zot dhe njeri, i përjashton të gjithë ndërmjetësuesit, kastat privilegjuese, institucionet dhe priftërinjtë.
Ai i takon çdo besimtari. “Nëse dëshiron të hysh tek Zoti yt pa lejen e njerëzve dhe të komunikosh me Të pa ndonjë ndërmjetësues, atëherë merr abdes dhe ngrihu për në namaz dhe atë do ta arrish.”
Si ritual esencial i cili e lidh njeriun me Zotin, namazi paraqet sjelljen fundamentale të vetëdijshme, religjioze, të sinqertë dhe të nënshtruar. Njeriu e ka për obligim që në namaz ta ndjej Zotin dhe të mendoj në Të: “Fale namazin ashtu përgjegjshëm sikur të të ishte i fundit dhe me bindje të dëshmuar sikur ta shihje Allahun, xh.sh., edhe pse ti Atë nuk e sheh, Ai ty të sheh”, thotë i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. Sipas hadithit, namazi është bazë në fenë islame, dhe ai i cili nuk e fal atë e rrënon bazamentin e islamit. Gjithashtu, namazi është kufiri ndërmjet njeriut, nga njëra anë, dhe blasfemisë (kufrit) dhe politeizmit (shirkut), nga ana tjetër.
Nga pikëpamja e çdo besimtari: “Namazi është drita e besimtarit, ia dritëson fytyrën, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër” – thotë Resulull-llahi. Në rivajetin tjetër thotë: “Lumturia dhe kënaqësia më e madhe e imja gjendet në namaz.” Namazi të ushqen, e mbush dhe e qetëson zemrën dhe shpirtin. Ai njeriun e lidh dhe e afron me Allahun, ndërsa e largon nga shajtani, nga veprat e këqija dhe njerëzit e padobishëm. Më shumë se çdo ritual tjetër ai kërkon sinqeritet, qartësi dhe nijet të pastër, nënshtrim dhe frikërespekt para madhërisë së Allahut: “…ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” (El-Muminun, 2.), “…dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre.” (El-Muminun, 9.)
Të gjitha mendimet e njeriut, dëshirat e brendshme, qëllimet dhe ndjenjat duhet që në namaz të jenë, si askund tjetër në jetë, të pastra, të sinqerta dhe të orientuara ndaj Allahut, xh.sh. Hazreti ‘Aisha transmeton: Kur Muhammedi, a.s., ngrihej për në namaz, aq shumë ndryshonte sikur na dukej se nuk e njohim, si dhe ai ne nuk na njihte. Atëherë ai ishte ekskluzivisht i zënë me madhërimin e Allahut.”
Njeriu në namaz duhet që të hyj i nënshtruar, i kujdesshëm, me respekt dhe me njohjen e rregullave mbi të. Kush nuk është me gjithë qenien, mendjen dhe vetëdijen e tij në namaz, për të Kur’ani thotë: “Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El-Maun, 4-5.)
Namazi nuk e duron demagogjinë – formën e zbrazët, të thatë dhe të vdekshme pa përmbajtjen e brendshme. Namazi i cili bëhet sinqerisht e begaton njeriun në jetën private, publike dhe shoqërore: “Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur’ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.” (El-Ankebut, 45.) Në të kundërtën i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., thotë: “Atë të cilin namazi nuk e largon nga veprat e turpshme, të këqija dhe të ndaluara, nga namazi nuk do të ketë asgjë, përpos që do të jetë i larguar nga mëshira e Allahut.” Me fjalë të tjera, namazi si lidhje e përhershme me Krijuesin është mbrojtje nga mëkatet dhe shërim për zemrën dhe shpirtin. Allahu, xh.sh., thotë: “O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtet All-llahu është me durimtarët.” (El-Bekare, 153.)
Namazi është mënyra më e mirë për t’ju kthyer Allahut, xh.sh., dhe më e mira për të kërkuar mbrojte prej të gjitha dëmeve dhe problemeve. Veçanërisht sot kur njeriu, duke iu falënderuar zhvillimit të lart teknologjik dhe jetesës së shpejt, është i detyruar që sa më shumë të punojë për ta pasur një jetë të mirë solide në tokë; kur në mes njerëzve nuk ka edhe shumë mirëkuptim, i vetmi ku njeriu gjen mbështetje me të gjitha dëshirat dhe problemet e fshehta dhe vështirësitë dhe që të jetë i sigurt se do të dëgjohet e nuk të refuzohet.
Të mos tallemi me namazet tona dhe të mendojmë se si është e mjaftueshme të jesh i pastër, në kuptim të asaj se askujt nuk ia mendojmë të keqen, se si jemi të mirë dhe urtë, pasi që ky është mendimi ynë i cili mund të jetë edhe i gabuar, veçanërisht nëse në jetën tonë nuk ka namaz; le ti kthehemi namazit si shpëtim prej të gjitha dëmet dhe problemet.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.s., thotë: “E para nga detyrimet fetare të cilat Allahu, xh.sh., ua caktoi njerëzve është namazi dhe namazi do të jetë i fundit që do të ngele (prej fesë). Së pari do të jepet llogari për namazin.” (Ebu Ja’la) Nga Muhammedi, s.a.v.s., e kemi edhe këtë hadith i cili flet mbi dallimet ndërmjet atyre të cilëve falen dhe atyre që nuk falen: “Dallimi ndërmjet jush atyre është namazi. Kush e lëshon namazin, ai pushon të jetë musliman.” (Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxhe)
Le të mos hyjmë në këtë zonë alarmuese dhe të rrezikshme që të humbim fenë për diçka që vlen pak.
Lusim Allahun xh.sh që të gjithë ne të na vetëdijesoj për rëndësinë dhe vlerën e namazit dhe të na ndihmoj në kryerjen e drejtë të tij dhe kënaqësinë e namazit tonë. Amin ja Rabbi.
Shqipëroi:
Mehas Alija
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Namazi është miraxhi i besimtarit Empty
MesazhTitulli: Re: Namazi është miraxhi i besimtarit   Namazi është miraxhi i besimtarit EmptyTue 2 Apr 2019 - 21:29

Mashallah ky eshte edhe mësimi kryesor i Isras dhe Miraxhit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Namazi është miraxhi i besimtarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Durimi(sabri) është dritë e Besimtarit..!!!
» ALLAHU ESHTE I CILI E BEN ZEMREN E BESIMTARIT ME QAJTE
» Dr.Zekerija Bajrami-Shejtani-Shejtani është armik i besimtarit
» Qe 60 Vite Nuk Të Është Pranuar Namazi
» A është gabim namazi i hanefijve?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Namazi-
Kërce tek: