islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Buzëqesh  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Buzëqesh  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Buzëqesh  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Buzëqesh  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Buzëqesh  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Buzëqesh  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Buzëqesh  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Buzëqesh  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Buzëqesh  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Buzëqesh  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Buzëqesh  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Buzëqesh  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Buzëqesh  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Buzëqesh  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Buzëqesh  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Buzëqesh  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Buzëqesh  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Buzëqesh  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Buzëqesh  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Buzëqesh  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Buzëqesh  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Buzëqesh  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Buzëqesh  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Buzëqesh  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Buzëqesh  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Buzëqesh  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Buzëqesh  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Buzëqesh  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Buzëqesh  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Buzëqesh  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
33 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 33 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Buzëqesh  Empty96%Buzëqesh  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Buzëqesh  Empty0%Buzëqesh  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Buzëqesh  Empty0%Buzëqesh  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Buzëqesh  Empty0%Buzëqesh  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Buzëqesh  Empty1%Buzëqesh  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Buzëqesh  Empty2%Buzëqesh  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Buzëqesh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

Buzëqesh  Empty
MesazhTitulli: Buzëqesh    Buzëqesh  EmptyWed 14 Jul 2010 - 16:24

Buzëqesh
- “Kur qesh, qeshjen ia bëj shërim zemrës.(Ebu Derda r.a.). Të qeshurit e matur është terapia më e përshtatshme për shërimin e plagëve të vuajtjeve të vazhdueshme, e cila ruan fuqinë e gëzimit shpirtëror.
Edhe njeriu më i ndershëm Muhammedi a.s. ndonjëherë qeshte sa që i shiheshin edhe dhëmballët. Kjo është qeshje e të mençurve të përvojshëm, që njohin sëmundjen e shpirtit dhe shërimin e saj. Buzëqeshja është kulmi i rehatisë dhe vula mbaruese e kënaqësisë. Por, kjo është buzëqeshje pa teprim:”Mos qesh së tepërmi, se të qeshurit e tepërt e vdes zemrën” e kjo është e mesmja. “Edhe buzëqeshja drejtuar vëllait tënd është lëmoshë.”(hadithe)
“E ai (Sulejmani ) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij”(27:19).
Nga begatitë e banorëve të Xhennetit është edhe qeshja.
“E sot (në Ditën e Gjykimit), ata që besuan do të qeshin me jobesimtarët”(83:34).
Vrazhdësia e fytyrës dhe rrudhja e saj janë shenjë e një shpirti të ankuar, janë turbullim i ideve të pastërta.
“Pastaj rrudhej e bëhej edhe i vrazhdë”(74:22).
Ahmed Emin thotë në” Fejd ul- Hatir:”të buzëqeshurit në jetën e tyre jo vetëm që kënaqin shpirtin e tyre, por ata gjithashtu janë më të fuqishëm në punë, janë më përgjegjës, më të mirë në përballimin e vështirësive dhe shërimin e tyre, si dhe në kryerjen e veprave të mëdha që sjell dobi për ta dhe gjithë njerëzit. Ç’vlerë ka pasuria me fytyr mrrolur?! Ç’të duhet fama kur shpirtin e ke të ngushtë?! S’të bën dobi e tërë bota me gjithë çfarë ka nëse vetë je i shqetësuar e i mërzitur, thua se je kthyer nga përcjellja e kufomës së më të dashurit! Ç’të duhet gruaja e bukur, kur zemërohet, vrazhdësohet dhe e kthen shtëpinë në ferr?! Më e dobishme për ty është ajo që s’ka këtë shkallë të bukurisë, por sjelljen e pëlqyeshme, buzëqeshjet e ngrohta dhe që e bën shtëpinë si një prej kopshteve magjike. S’ka vlerë një buzëqeshje që nuk del nga thellësia e njeriut, e pastër dhe e natyrshme. E nëse ajo përpiqet t’ju falë vetëm qeshje artificiale, kjo i mbetet vetëm fytyrës së saj dhe nuk depërton tek të tjerët, sepse ajo kërkon ta falsifikojë natyrën e saj të pastër e të vërtetë.
Gjithashtu, ka burra që turbullohen me veten dhe me ata që u gjenden përreth për shkak të një fjale apo komentimit të keq të saj, ose prej një pune të pavlefshme që u ngjau apo e bënë, ose për shkak të humbjes tregtare, një fitimi që prisnin të arrinin por nuk iu realizua, e për shumë gjëra të tjera, që s’kanë vlerë. Pra, bota në sytë e tyre është sterë e zezë, pastaj edhe atyre që janë rreth ua nxijnë. Këta njerëz kanë fuqi ta zmadhojnë të keqen dhe prej një kokrre bëjnë pirgun, prej bërthamës bëjnë drurin. Ata nuk mund të bëjnë mirë, ndaj nuk gëzohen kur u vijnë të mirat edhe nëse janë shumë, e as kënaqen me atë që arritën edhe nëse është e madhe.
Hasan Basriu thotë:” Politeistët lavdëroheshin me zërin e lartë. Zoti tha në adres të tyre:” Po qe se zëri i lartë do të ishte një gjë e dobishme, gomarin, që e ka zërin e lartë, do ta kisha bërë epror mbi ta!”
Shiko rreth teje me kujdes: lulet buzëqeshin, pyjet e dendura kalamenden me të qeshura, detërat, lumenjtë, qielli, yjet, shpezët të gjithë të buzëqeshur, pra edhe njeriu në esencën e tij rri i buzëqeshur. Sikur të mos e prekte xhelozia, sherri, naiviteti dhe shkaqet e tjera që ia humbin dritën (nurin) e fytyrës dhe e bëjnë të mrrolur! Ai nuk e sheh këtë bukuri që qëndron ditë e natë para syve të tij, se në shpirt është i dobët e i shkatërruar; secili prej nesh e sheh botën përmes veprave, mendimeve dhe shpirtit të vet.
Kur vepra që bëra të jetë e mirë, mendimet që më shpojnë kafkën të dëlira, e shpirti i pastër nga mllefet, atëherë shqisa e të pamurit do të shohë çiltërsi; gjithçka që më rrethon në këtë hapësirë e shoh të bukur, shoh realitetin. Por të pamurit kur të më bëhet i paqartë, të më nxihet qelqi i syzeve, çdo gjë rreth meje e shoh të zezë e të errët, atëbotë duhet të kontrolloj trurin, veprat, mendimet, shpirtin, e t’i kthej në dëlirësitë parësore që ta shoh të vërtetën e bukur, ashtu siç është e paprishur.
Jeta është art, e arti është shkencë që studiohet. Për njeriun është më mirë të mbjellë trëndafila, jaseminë, e dashuri në jetën e tij, se sa të lodhet në grumbullimin e të hollave dhe fryrjen e xhepave.
Ç’vlerë ka jeta, kur gjithë mundin ia drejton mbledhjes së pasurisë, e s’bën asnjë përpjekje në lartësimin e bukurisë, mëshirës dhe dashurisë në të?! Shumica e njerëzve s’i çelin sytë për bukuritë dhe gjërat interesante në jetë, por për dinar e dirhemë. Kalojnë rreth kopshtijeve plot trëndafila të bukur dhe ujit të vrullshëm, e shpezëve këndues, por as që u hyn në mend t’i shikojnë ato, në mend e kanë dinarin që doli e dinarin që hyri. Ishte dinari mjet për jetë të lumtur, e rrotulluan gjendjen dhe shitën jetën e lumtur për hirë të dinarit, i larguan sytë nga shikimet e bukura dhe i përshtatën të mos shikojnë përveç dinarit.
“Kënaqu me pak pasuri nëse e ke ruajtur besimin, sikur që kënaqen disa njerëz me pasurinë edhe pse besimin e kanë të humbur.”
Ajo që e shtyp shpirtin, që e rrudh, dhe e dërgon në burgun e errët, është të menduarit keq dhe humbja e shpresës. Jeta e keqe qëndron në shikimin e së keqes dhe në hulumtimin e turpeve të njerëzve, llomotitjet me fjalë për mangësitë e botës.
Pastaj s’ka gjë më vrasëse për shpirtin se sa ndjenja se je i humbur, i nënçmuar dhe i pavlerë. Prej këtyre ndjenjave është e pamundur të dalë vepër e madhe, e as nuk pritet prej këtyre ndonjë dobi. Ndjenja e të qenurit i humbur, të bën të humbasësh besimin në vetvete. Besimi në vetvete është një veti e madhe ngase në të varet suksesi në jetë.
Ilija Ebu Ma’di thuri këto vargje:
Tha: Qielli është nxirë! E u mrrol në fytyrë.
I thash: Buzëqesh ti, mjafton vrazhdësia në qiell, bëhu i çlirë.
Tha: Rinia më kaloi, më hodhi si mbeturinë te kroi.
I thash: Buzëqesh, dhimbjet e rinisë që mban në tru copëtoji, se në këtë jetë askush përgjithmonë s’qëndroi.
Tha: Ajo që më ishte më e shtrenjta në dashurinë time, e helmoi shpirtin tim, e më la të djegur në përkujtime. I theu të gjitha premtimet dhe pasi zemra ma përvetësoi, shpirti më është vrarë, shpresat më janë fshirë, fytyra buzëqeshjeve iu tha lamtumirë, e si mund të qesh kur vdekjen e shpirtit ma la peshqesh?!
I thash: Buzëqesh, ngrihu sypatrembur, trego se jeton dhe ende nuk ke vdekur. Përballoje flakën tradhtarëve, mos lejo një këmbë fytyrën të ta prekë.
Tha: Tregtia s’më ecën, dita-ditës më humbet e në hiç më tretet. Njëlloj si i ngrati në shkretëtirë, s’gjen një pikë ujë për të pirë, i shtrirë në pluhur i vdekur mbetet.
Njëlloj si vajza e bukur e zbehtë, e sëmurë; kollë me copa gjaku nxjerr, s’ka dobi kur të njejtën vjell!
I thash: Buzëqesh, se ti s’i ke barërat dhe shërimin e saj në dorë. E ndoshta buzëqeshja jote te shumë të tjerë hidhërimet i korr.
Tjetër kush qe kriminel, ai fajtor le të ngel, me veprat e tyre mos u zemëro, e shpirtra njerëzish ende s’ke vrarë!
Tha: Si të gëzohem kur armiqtë rreth meje me zëra ujqërish më trishtojnë?! Kur çerdhen time me zogjtë e mi, ma rrethojnë!
I thash: Gëzohu dhe krenohu, nuk do të ta kishin shkelur ujqërit oborrin, po të mos kishe famën e njerëzisë. Ti je njeri që akullin ke thyer, për këtë të vërsulen e të vijnë me të rrëmbyer!
Tha: Festave ju doli lajmi se, para pragjeve janë, mua sikur më thonë “Rrobat e reja dhe lodrat fëmijët ku i kanë?!” Për këtë obligim të pandarë ndaj të dashurve që kam, syri e zemra pareshtur më qan. Kur dora nuk më arrin, e xhepat e shqyera të holla nuk mbajnë!
I thash: Buzëqesh, mjafton ti që në mesin e tyre je i gjallë, nuk je i vdekur e i ndar, që të lajnë festën me lotin e syve e përsëri mos me të parë!
Tha: Netët e mia më dhanë ujin e hidhur, nga vuajtjet të shtrydhur.
I thash: Buzëqesh, nga ky ujë që pive mos rri duke u dridhur. Ndoshta të tjerët kur t’ju shohin të qeshur do ju bashkëngjiten, vuajtjet anash duke i hedhur.
Vallë, a thua të pasuron hidhërimi, apo ta humb pasurinë gëzimi?!
Shoku im i dashur, buzët e tua nëse qeshin nuk kanë për të plasur, dhe asnjë fytyrë nga të qeshurit para kohe s’është plakur! Buzëqesh si shkëndijë e zjarrtë, që lundron dhe vallëzon në qiellin e mjegulluar.
Tha: Buzëqeshja asnjeri në këtë botë s’e përgëzon, përderisa deshi apo s’deshi ai në këtë botë vjen, dhe ashtu ngadalë dikur shkon.
I thash: Buzëqesh, përderisa je gjallë dhe ende s’ke vdekur, se pasi të mbulohesh me dhe kurrë s’ke për të qeshur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
Buzëqesh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Buzëqesh....!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: