Të nderuar qytetarë të Tetovës, besimtarë mysliman, ju njoftojmë se ditën e shtunë më 28.08.2010, komuna e Tetovës në bashkëpunim me komunën e Bajram Pashës nga Turqia, do të organizojë pritjen e iftarit në sheshin “Iliria”.
Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë në këtë iftar të përbashkët. Komuna e Tetovës edhe njëherë ua uron muajin e Ramazanit të gjithë besimtarëve mysliman, me dëshirën që ky muaj i sakrificës njerëzore të transmetojë paqe, hare, mirëqenie e begati në shtëpinë e secilit.
Shpresojmë që iftari i përbashkët që do të shtrohet në sheshin “Iliria” do të arrijë idealet e muajit të shenjtë të Ramazanit që janë për sakrificë e solidaritet njerëzorë dhe ndihmë për njëri-tjetrin
[img]
[/img]
[img]
[/img]
[img]