islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
61 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 61 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty96%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty0%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty0%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty0%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty1%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty2%Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Kulti i lakuriqësis...!!!!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

Kulti i lakuriqësis...!!!! Empty
MesazhTitulli: Kulti i lakuriqësis...!!!!   Kulti i lakuriqësis...!!!! EmptyThu 14 Apr 2011 - 14:40

“Kulti i lakuriqësisë”



Fillimi i ditëve të nxehta në vendin tonë, edhe këtë vit si edhe vitet e kaluara, po shoqërohet me një invazion dhe vërshim të lakuriqësisë me përmasa të tmerrshme. Sezoni i verës, faktikisht, tashmë ka filluar, e masat e vajzave dhe grave (gjysmë) të zhveshura, tashmë ka pushtuar rrugët e qyteteve tona dhe fshatrave tona. Të fillojmë nga vetvetja! Të jemi me moral që të mbetemi normalë.

Lakuriqësia, fatkeqësisht, është bërë evidente dhe një dukuri e vështirë për ta anashkaluar në shoqërinë tonë. Provokojnë sytë, zemrat dhe qetësinë e njerëzve normalë... Rrugët, parqet, ndërtesat, shkollat, fakultetet, televizioni, prezantuesit, estrada, teatri, aktorët, autobusët etj., fatkeqësisht, gjithnjë e më shumë u përngjajnë plazheve të detit. Mesazhet e reklamave në televizion, vërtet, janë bërë mesazhe të shkurtra filmike përplot me nxitje erotike, ku përveç lakuriqësisë, prostitucionit dhe perversitetit, promovohet, ushqimi, pija, rrobat, cigaret, alkooli, kozmetika etj.

Shtypi dhe revistat, gjithashtu, gjithnjë e më shumë promovojnë lakuriqësinë dhe imoralitetin. Televizori, si media më e fuqishme në kohën bashkëkohore, është përfshirë nga lakuriqësia dhe imoraliteti. E çfarë të themi për vërshimin e telenovelave dhe serialëve të ndryshme të cilët paraqesin dhe promovojnë lakuriqësinë, prostitucionin, dhunën, jetën e alkoolistit, narkomanit, homoseksualit, lesbikes si dhe format më drastike të perveristetit dhe sjelljeve devijante. Serialet e tilla shfaqin realitetin e një kulture dhe qytetërimi të bastarduar moralisht dhe të shthurur deri në përmasa të paimagjinura ku nuk merren parasysh dhe nuk respektohen kurrfarë normash dhe kriteresh etiko morale dhe etiko njerëzore. Aty tregohet tërë destruktiviteti dhe çoroditja e familjes “moderne”, ku përmes disa televizioneve tona, të gjitha problemet e asaj familjeje mbarten edhe tek familja jonë shqiptare.

Vërshimi i shundit edhe në fjalë, edhe në poezi, edhe në muzikë, edhe në veshje, edhe në stilin e bontonit, bëri që në botën e shumë gjeneratave të reja të humbet çdo rëndësi e vlerës së vërtetë, shpirtërore, morale dhe estetike. Sot, lirisht mund të flitet, jo vetëm për mjerimin shpirtëror, veç edhe për mjerimin e lakuriqësisë trupore. Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se jetën e tyre të përditshme e mbikëqyrin grupe të mëdha me influencë, të cilët përmes masmediave vërshojnë me simbole të seleksionuara e të organizuara mirë, funksioni i të cilëve nuk është që ta informojnë botën, veç t’i shfrytëzojnë nevojat e botës. Qëllimi themelor i këtyre rrezatimeve shpirtërore qëndron në “adaptimin” e shpirtrave njerëzor, kurse pasoja themelore, në përkuljen e vullnetit të tyre për vetpërcaktim. Të rinjve duhet t’u tërhiqet vërejtja për një lloj të ri të dhunës, për dhunën shpirtërore, pasojat e së cilës mund të jenë më të tmerrshme se pasojat e dhunës fizike. Po të ishte e mundur të shiheshin pasojat e dhunës shpirtërore sikurse pasojat e dhunës fizike, atëherë shumë shpejtë do të konstatonim se jashtëzakonisht më shumë kemi sakat shpirtëror se trupor.

Ne jemi të rrethuar me institucione, të cilat bëjnë gara që t’i kënaqin instinktet tona – në atë mënyrë që radikalisht t’i eksploatojnë ato. Qytetërimi bashkëkohor femrën e bëri objekt që shfrytëzohet ose të cilit i bëhet rob, dhe kështu ia mori personalitetin e saj, e cila e vetmja mund të jetë bartëse e vlerave dhe respektit. Duke e mos përfillur detyrën e nënës, ai e privoi gruan nga funksioni i saj themelor i pazëvendësueshëm.

Si rezultat direkt i kësaj lakuriqësie që ka përfshirë shoqërinë tonë është edhe shfaqja e imoralitetit në të gjitha format e tij edhe tek pjesa më vitale e kombit tek rinia shqiptare.



Ku po shkon rinia jonë?



Kush është fajtor për jo-moralin dhe lakuriqësinë e rinisë sonë? Kush është fajtor për atë që sot po ndodh në mesin e nxënësve të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme, në mesin e rinisë sonë?! Ç’është ajo që rrënon dhe shkatërron bukurinë si atë fizike ashtu edhe atë morale të rinisë sonë? Për këtë gjendje do të mund të shtroheshin një varg i tërë pyetjesh, por t’i kërkojmë përgjigjet...

Arsyeja kryesore, pamëdyshje , është papërgjegjësia e prindërve. Është për të ardhur keq që shumica e tyre kanë braktisur edukimin e fëmijëve të tyre dhe derisa janë të vegjël nuk merren fare me ta, duke i lënë ata krejtësisht të lirë, e kur rriten dhe fillojnë të bëjnë vepra të këqija, ankohen e hidhërohen që i kanë fëmijët e tillë dhe kërkojnë fajin tek tjerët.

Le të mos i vendosim linjat mbrojtëse kundër të këqijave që i vijnë rinisë në vetë linjën e frontit, por t’i tërheqim shumë më përpara. T’i edukojmë fëmijët në fe derisa janë në kopsht, apo në shkollën fillore, që të mësojnë për ekzistimin dh respektimin e autoritetit suprem- All-llahut të Lartësuar. Nga respektimi ndaj Zotit do të lind edhe respektimi ndaj prindit, më të vjetrit, edukatorit, mësuesit. Të mos e lëmë këtë për në shkollën e mesme dhe fakultet, sepse atëherë mund të jetë vonë, sepse ajo është vija e parë e konfrontimit ku lufta zhvillohet ballë për ballë. E kur armiku të arrijë deri aty, atëherë lufta është edhe vështirë, edhe e pasigurt, dhe duhet bërë sakrifica të mëdha.

Fëmijët tanë janë pasuri e paçmueshme, por edhe prova dhe sprova jonë dhe vetëm prej nesh varet a do të jemi në krye të detyrës dhe përgjegjësisë. Nëse jemi plotësisht për këtë të vetëdijshëm, e për fat të keq shumica e myslimaneve nuk janë, duhet t’i kushtojmë shumë më tepër kujdes moralit të fëmijëve tanë, të cilat në çdo hap i ekspozohen çdo lloj pornografie përmes televizionit, shtypit, internetit, e madje edhe në vendet publike. Rezultati i kryeneçësisë (kokëfortësisë) dhe vazhdimësisë së njeriut në të keqën dhe tejkalimi i të lejuarës, është paraqitja e sëmundjeve seksuale prej të cilave disa janë vdekjeprurëse, e të tjerat lënë pasoja të tmerrshme për shëndetin, madje shkaktojnë sterilitetin dhe një mori defektesh. Vetëm disa prej tyre janë: Sida, sifilizi, gonorreja, hepatiti. Vetëm nga Sida në botë vdesin rreth 40 milion persona të infektuar të cilët presin ilaçin i cili akoma nuk është gjetur. Nga viti në vit ky numër rritet në mënyrë marramendëse. I vetmi shpëtim për njerëzimin është në aplikimin e dispozitave islame dhe mbrojtjen nga marrëdhëniet jashtëmartesore dhe prej çdo gjëje që All-llahu e ka ndaluar, sepse ato janë të dëmshme dhe nuk janë në interesin e njeriut, veç se kundër njeriut dhe natyrës së tij

Këtu dëshiroj në mënyrë të veçantë të tërheq vëmendjen në rrezikshmërinë e dërgimit të fëmijëve tanë, si atyre të shkollës së mesme, ashtu edhe atyre të shkollës tetëvjeçare, në verimet e përziera njëditore dhe një javore, ekskursionet e maturës, udhëtimet dhe kampingjet e ndryshme. Udhëtimet e tilla pa pranin e prindërve janë raste të shpeshta të çnderimit të fëmijëve tanë. All-lahu (xh.sh.) thotë:

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Et-Tahrim, 6)

Meqë i kërkojmë përgjigjet dhe fajtorët për këtë, atëherë mund të themi edhe këtë që fajtor janë ata të cilët fëmijët e tyre në orët e vona të natës i lëshojnë: në argëtim, në kafene përplot kundërmim të alkoolit, duhanit dhe ulërimave të gjithfarë këngëtarësh. Me një fjalë – i çojnë në shkatërrim! Ç’mund të kërkojë një myslimane në orët e vona të natës në rrugë dhe korzo, në orët kur vetëm zagarët nuhasin qoshet? Ku është krenaria e saj? Ku është krenaria e prindërve dhe e familjes së saj? Ku është dinjiteti i saj?! Ku është morali i saj? A nuk i vjen turp nga vetvetja, e nuk e bren ndërgjegjja, a nuk e sheh çfarë është duke bërë?

Gjithsesi që disa kufizime dhe ndalesa duhen imponuar nga ana e vet prindërve, të cilët para të gjithëve janë të thirrur që të bëjnë diçka për të ruajtur dhe mbrojtur nderin dhe dëlirësinë e fëmijëve të tyre. Ky është hapi i parë dhe më i rëndësishëm të cilin duhet ndërmarrë. Nëse lejojmë që fëmija ynë të vijë vonë në shtëpi, e neve nuk na intereson ku dhe me kë ka qenë, ose i lejojmë vajzës sonë të lakuriqësohet dhe në veshje të kalojë çdo masë të mirësjelljes, atëherë kjo është alarmante dhe e tmerrshme. Prindërit janë përgjegjësit kryesor. Ata duhet të vendosin disa norma dhe rregulla për fëmijët e tyre. Normat dhe kufizimet janë për njerëzit, nuk janë për kafshët, prandaj prindërit duhet t’i kenë parasysh të gjitha këto. Përndryshe fëmijët e tyre do t’u dalin jashtë kontrollit dhe pastaj do ta kenë shumë vështirë t’i përfshijnë ata përsëri në sistem, e ne e dimë mirë se kush mbetet jashtë sistemit, ai mbetet jashtë lojë, mbetet i privuar nga të gjitha favoret dhe përparësitë që i ofron sistemi.

Prindër të nderuar! Ju jeni linja e parë mbi të cilën formohet morali i fëmijëve tuaj, prandaj, mos lejoni që fëmija juaj të lihet në rrugë dhe që aty të rritet e të edukohet në mënyrë që të mos dëshmojë kundër jush në ditën e Gjykimit.

Prandaj, apeloj tek të gjithë prindërit që të mendojnë mirë se a e kanë ruajtur drejtë amanetin e dhuruar dhe e kanë bërë çdo gjë që ai investim, i cili është fryt i dashurisë së tyre, t’u sjellë lumturi dhe përfitime në këtë dhe në botën tjetër, apo mos dhashë Zoti, e kanë tradhtuar atë amanet për shkak të cilit do t’i ndjejnë dhe përjetojnë pasojat qysh në jetën e kësaj bote përmes mosbindjes dhe padëgjueshmërisë së fëmijës, moskujdesit të tij ndaj prindërve, ashpërsisë, mosrespektimit, kryeneçësisë ndaj prindërve të vet si dhe përmes mënyrave tjera të manifestimit të ndëshkimit të All-llahut, i cili të tillët i pret edhe në Ahiret. Atëherë me siguri nuk do t’u bëjnë dobi përpjekjet e arsyetimit të indiferencës dhe avashllëkut të tyre, sepse

“Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan”. (Ja Sin- 36:65).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
 
Kulti i lakuriqësis...!!!!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: