islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
67 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 67 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty96% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty0% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty0% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty0% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty1% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty2% SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

  SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 46
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

 SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  Empty
MesazhTitulli: SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI     SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI  EmptyMon 18 Apr 2011 - 9:07

SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI
All-llahu i Madhërishëm thotë:
.”.. Dhe çka të bëni nga të mirat, All-llahu me siguri e di atë.”
(el-Bekare, 215)
“Çkado që të bëni mirë, All-llahu e di.”
(el-Bekare, 197)
“Ai i cili punon mirë, sa grima, e sheh atë.”
(ez-Zelzele, 7)
“Kush ka bërë mirë, ka bërë për vete.”
(el-Xhathije, 15)
Për këtë temë ka shumë ajete. Sa u përket haditheve, ato janë shumë dhe të panumërta, po i theksojmë disa:
Hadithi 119
Transmetohet nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunade r.a. se ka thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, cila është vepra më e mirë?” Tha: “Besimi në All-llahun dhe lufta (xhihadi) në rrugën e Tij.” I thashë: “Cila pasuri është më e mirë?” Ai tha: “Ajo që është më e shtrenjtë dhe më e çmuar.” (Unë) i thashë: “Nëse nuk (mund ta) e jap?” (Pejgamberi) Tha: “Ndihmoji atij që bën mjeshtëri, ose bëji mjeshtëri atij që nuk di mjeshtëri.” Thashë: “O i Dërguari i All-llahut, e çka mendon nëse unë nuk mund të bëj diçka nga dobë-sia?” (Pej¬gamberi) tha: “Ruhu mos u bëj keq të tjerëve, e kjo do të jetë sadaka jotja për veten tënde.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 120
Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. Çdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) ësh¬të sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 121
Transmetohet përsëri nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Më janë paraqitur veprat e umetit tim, të mirat dhe të këqijat. Ndër veprat e tyre të mira e kam gjetur edhe largi-min nga rruga të asaj që i mundon kalimtarët. Kurse ndër veprat e tyre të këqija bën pjesë edhe pështyma në xhami e cila, nuk groposet.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 122
Po ashtu transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se disa njerëz kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, pasanikët na tejkaluan me shpër-blime, ata falin namaz si ne, agjërojnë si ne, kurse (përveç kësaj) nga teprica e pasurisë së tyre japin sadaka.” (Pejgamberi) Tha: “A nuk ju ka dhënë All-llahu edhe juve me çka të bëni sadaka? Vërtet, çdo tesbih (lavdërim All-llahut) është sadaka, çdo tekbir (madhë-rim All-llahun) është sadaka, çdo tahmid (falënderim All-llahun) është sadaka, çdo tehlil (thënia: La ilahe il-lall-llah) është sada-ka.” Ur-dhë¬resa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka, edhe marrëdhënia seksuale (bashkëshortore) është sadaka.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i All-llahut, a edhe për epshet e ndo-njërit prej nesh ka shpërblim? Tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e për-dor në haram, a nuk ka për të mëkat? Po ashtu, nëse e përdor në hallall do të ketë shpërblim.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 123
Përsëri transmetohet nga Ebu Dherri r.a., i cili thotë: “Më tha Pej-gamberi s.a.v.s.: “Assesi në asnj mënyrë mos e nënçmo asnjë ve¬për të mirë, qoftë edhe të takosh vëllanë tënd me buzë¬qesh¬je.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 124
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Për çdo nyje të njeriut, çdo ditë kur lind dielli, du¬het dhënë sadaka. Nëse pajton dy veta, edhe kjo është sadaka, nëse dikujt i ndihmon që të hipë në kafshën e tij, ose i ndihmon që ta ngarkojë barrën në kafshën e tij (kalë ose deve), edhe kjo është sa-daka, edhe fjala e mirë është sadaka, çdo hap që bën për të shkuar në namaz është sadaka, edhe largimi nga rruga e asaj që i pengon kalimtarët është sadaka.”
(Muttefekun alejhi)
Kurse në Sahih të Muslimit sipas transmetimit të Aishes r.a. thuhet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet secili njeri prej Beni Ademëve është krijuar me 360 (treqind e gjashtëdhjetë) nyje. Kush e madhëron All-llahun (duke thënë: All-llahu ekber), kush e falënderon (me elhamduli-l-lah), kush i bën tehlil (duke thënë: La ilahe il-lall-llah), kush i shpreh lavdi (tesbih), kush i kërkon falje (istigfâr), kush e mënjanon një gur, një ferrë apo një kockë nga rruga e njerëzve, ose urdhëron për të mirë, ose ndalon kundër së keqes me numër të përgjithshëm 360 (herë), ai atë ditë do të shkojë i shpëtuar nga zjarri.”
Hadithi 125
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thë-në: “Kush shkon në xhami për namaz në mëngjes ose në mbrëm¬je, All-llahu për këtë do t’i përgatisë atij gosti (në Xhenet) në mën¬¬gjes ose në mbrëmje.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 126
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “O ju gratë muslimane, asnjëra nga ju mos ta për-buzë shoqen fqinje të saj, qoftë ajo edhe për një thundër dele¬je.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 127
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Imani (besimi) është gjashtëdhjetë e disa a shtatëdhjetë e disa degë. Më e vlefshme është fjala: “La ilahe il-lall-llah” (nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut), kurse më e ulëta është largimi nga rruga e asaj që i mundon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 128
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e ma¬dhe, e gjen një pus, zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe has një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë, që ha baltë nga etja. Njeriu thotë: “Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më pa¬rë.” Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pas¬taj e kap me gojë derisa ngjitet lart dhe i jep të pijë qenit. All-llahu për këtë e shpërblen dhe ia fal mëkatet.” (As’habët i) Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?” (Pej¬gamberi) Tha: “Në gjithçka që ka mëlçi të lagur ka shpërblim.”
(Muttefekun alejhi)
Në transmetimin e Buhariut theksohet: “E shpërblen All-llahu, ia fal mëkatet dhe e fut në xhenet.” Kurse në një tran¬smetim të Buhariut dhe Muslimit (ku kjo ngjarje theksohet më gjerësisht), theksohet: “Një ditë një qen u soll rreth pusit, pasi e kishte kapluar etja për vdekje. Atë e sheh një lavire dhe ho¬rre prej Beni Israilëve, e zbathi këpucën e saj dhe me të i dha ujë qenit derisa e ngopi; për këtë vepër iu falën mëkatet.”
Hadithi 129
Ebu Hurejra r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer në Xhenet për shkak se kishte prerë një dru që i pengonte muslimanët të kalonin rrugën.”
(Transmeton Muslimi)
Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Një njeri has në një degë të lisit në mes të rrugës, e thotë: “Pasha All-llahun, unë këtë do ta largoj që të mos i mundojë muslimanët.” Andaj u fut në xhenet.” Kurse në një transmetim të Buhariut dhe Muslimit: “Duke ecur rrugës një njeri e gjen një degë të ferrës në rrugë dhe e largon. All-llahu e falënderoi atë dhe ia fali mëkatet.”
Hadithi 130
Ebu Hurejra r.a. transmeton se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush merr abdest bukur e mirë, pastaj shkon në namaz të xhumasë, atje hesht dhe dëgjon (hutben), i falen mëkatet e bëra mes dy xhumave dhe tri ditë më tepër. Kush argëtohet në xhami me rë¬rë (dhe gjëra të tjera), e ka zhvlerësuar dobinë e xhumasë.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 131
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur një rob musliman a besimtar merr abdest, kur e lan fytyrën, prej tij bien të gjitha mëkatet e syve të tij me të cilët ka shikuar, bashkë më ujin ose me pikën e fundit të ujit. Kur t’i lajë duart, i bien të gjitha mëkatet e duarve me ujin ose me pikën e fundit të ujit, derisa të dalë i pastër nga mëkatet. Kur t’i lajë këmbët e tij, i bien të gjitha mëkatet e këmbëve bashkë me ujin ose me pikën e fundit të ujit, ashtu që ai mbetet plotësisht i pastër prej mëkateve.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 132
Ebu Hurejra r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Pesë namazet, prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë, prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre, nëse ruheni prej mëkateve të mëdha.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 135
Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Një besimtar (musliman), kur të sëmuret, ose kur të jetë në rrugë, i shënohen (shpërblimet) njësoj sikur ka qenë i shëndoshë dhe në shtëpi.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 136
Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Çdo vepër e mirë është sadaka.”
(Këtë hadith e transmeton Buhariu, kurse Muslimi e transmeton prej Hudhejfes r.a.)
Hadithi 137
Xhabiri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Asnjë musliman nuk do të mbjellë një fidan e të mos ketë për çdo fryt që hahet prej tij sadaka, e edhe për atë që i vidhet ai ka sa¬daka, edhe për atë që i humbet ka sadaka.”
(Transmeton Muslimi)
Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “Secili musliman që mbjell një fidan (pemë) e prej saj hanë njerëzit, kafshët dhe shpe¬zët, do t’i jetë kjo sadaka deri në Ditën e Gjykimit.” Kurse në një transmetim tjetër, po ashtu të Muslimit, thuhet: “Për çdo pe-më a bimë që mbjell muslimani e prej tyre ushqehen njerëzit dhe kafshët ai ka sadaka.” Transmetimi i këtillë është prej Enesit r.a.
Hadithi 143
Transmetohet nga Adijj ibn Hatim të ketë thënë: “E kam dëgju¬ar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “Frikësohuni (ruhuni) nga zja¬rri, qoftë edhe me gjysmë hurme.”
(Muttefekun alejhi)
Në një transmetim tjetër po nga ky transmetues, Buhariu dhe Muslimi theksojnë hadithin në tërësi si vijon: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Secilit prej jush Krijuesi i vet do t’i drejtohet drejtpërdrejt (me të folur-pyetje) pa përkthyes. Do të shikojë nga ana e tij e djathtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të mira). Pastaj do të shikojë nga ana e tij e majtë, e nuk do të shohë tjetër gjë veçse veprat e tij (të këqi¬ja). Do të shikojë përpara vetes e nuk do të shohë tjetër veçse zjarrin (e Xhehenemit) para fytyrës së tij. Andaj, mbrohuni nga zjarri (i Xhehenemit), qoftë edhe me gjysmë hurme, e kush nuk e gjen këtë atëherë me fjalë të mire.”
Hadithi 144
Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu është i kënaqur me robin i cili, kur ha diçka, e falënderon All-llahun, e po ashtu edhe kur të pijë diçka e falën-deron All-llahun.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 145
Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: “Secili musliman e ka obligim një sadaka.” Iu tha: “E çfarë mendon në¬se nuk e gjen?” Tha: “Do të punojë me duart e veta, e shfrytëzon vet¬veten dhe do të japë sadaka.” Pastaj iu tha: “E nëse nuk mund-et?” Tha: “Do t’i ndihmojë të nevojshmit që është i dëmtuar.” Pastaj iu tha: “E çka mendon nëse edhe këtë nuk mund-et?” Atëherë (Pejgamberi) tha: “Do të rekomandojë dhe urdhërojë veprat e mira apo të hajrit.” Thanë: “E nëse edhe këtë nuk e bën dot?” Tha: “Do të përmbahet nga e keqja, sepse edhe ajo është sadaka.” (Muttefekun alejhi)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHUMËSIA E RRUGËVE PËR BAMIRËSI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Deri sa ne nuk mundohemi aq sa duhet për këtë fe të pastër vllezërit tanë rrugëve të Gjermanis e përhapin këtë fe duke u thënë njerzve:A i'a ke bërë vetës këto pyetje logjike? Subhanallahta shikojm këtë video dhe të marim msim nga ata!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: