islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
NËNA E DËSHMORËVE EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
NËNA E DËSHMORËVE EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
NËNA E DËSHMORËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
NËNA E DËSHMORËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
NËNA E DËSHMORËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
NËNA E DËSHMORËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
NËNA E DËSHMORËVE EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
NËNA E DËSHMORËVE EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
NËNA E DËSHMORËVE EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
NËNA E DËSHMORËVE EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
NËNA E DËSHMORËVE Empty96%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
NËNA E DËSHMORËVE Empty0%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
NËNA E DËSHMORËVE Empty0%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
NËNA E DËSHMORËVE Empty0%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
NËNA E DËSHMORËVE Empty1%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
NËNA E DËSHMORËVE Empty2%NËNA E DËSHMORËVE Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 NËNA E DËSHMORËVE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 35
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

NËNA E DËSHMORËVE Empty
MesazhTitulli: NËNA E DËSHMORËVE   NËNA E DËSHMORËVE EmptySat 18 Jun 2011 - 16:32

NËNA E DËSHMORËVE

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
A nuk keni dëgjuar fëmijë të dashur për poe¬ten El-Hansa? E ka emrin Tumazer, vajza e Am¬rit, i birit i El-Sheridit. Ajo ishte femra më e da¬lluar në fisin e saj, Beni Sulejm. Ka lindur para ardhjes së Islamit, në kohën paraislamike. Ishte përfaqës-uese e denjë e fisit të vet, në sjellje dhe shprehi – të mira dhe të këqija. Nuk dinte për Isla¬min e as që kishte dëgjuar për të. Më së te¬përmi intere-sohej për poezi dhe dinte tregime për arabët dhe të parët e tyre. Dinte të ga¬ron¬te me poetë, si dhe merrte pjesë me fisin e vet në¬për beteja të ndryshme kundër armiqve, duke i nxi¬tur dhe duke i trimëruar luftëtarët e fisit të saj.
Kur vëllai i saj, Sahri ra në fushëbetejë, ajo qau për të dhe një kohë të gjatë mbajti zi për të! Vishte rroba të zeza nga leshi i egër. Dinte t’i tubonte gratë dhe t’u lexonte elegjitë e saj, në të cilat vajtonte vëllanë e vet, kështu që të gjitha së bash¬ku fillonin të qanin, të shqye¬nin rrobat e tyre dhe të shkulnin flokët.
Nganjëherë bridhte maleve dhe bjesh¬¬këve, duke vajtuar vëllanë dhe duke recituar vjer¬sha për cilësitë dhe namin e tij, duke ia për¬mendur rininë dhe fuqinë dhe duke për¬shkru¬ar heroizmat dhe sak¬ri¬ficat e tij. Kishte bërë portretin e një he¬roi të patrembur, i ci¬li mundte çdo luftëtar dhe nga i cili dridheshin kodrat. Ishte në gjendje të mbyste dy egërsira dhe të bënte të pamundurën.
Kështu ndihej poetja El-Hansa në kohën e xha¬hi¬li¬jetit. Ishte kjo mënyra e sjelljes në atë kohë, kohë e cila kishte edhe tek ajo një ndikim të madh. Dinte për hakmarrjen dhe luftën. Dinte tregimet e adhuri¬mit të idhujve dhe kultin e per¬sonalitetit, por kulti¬vonte edhe zakonet e mira të asaj kohe, siç ish¬te mikpritja, të ndih¬mua¬rit e nevojtarëve, sinqeriteti, besa dhe nderi.



ISLAMI NDËRRON SJELLJET E EL-HANSASË

Islami kishte filluar të përhapej në mesin e fi¬seve arabe dhe njerëzit i bashkangjiteshin në më¬nyrë masive. Islami ndërroi shprehitë dhe sjell¬jet e kohës së xha¬hilijetit. Tani i kishte kapluar kre¬naria dhe fis¬ni¬kë¬ria. Me Islam u lartësuan shpir¬tërat dhe u zbutën zemrat, kësh¬tu që njerëzit që hynin në Islam respektonin dis¬pozi¬tat e tij dhe rrugët e lartësuara të cilat i thë¬rris¬nin në vëllazëri dhe në punë të mira për të mirën e Islamit dhe për dobinë e të gjithë muslima¬në¬ve.
Muslimani si individ nuk mendonte më vetëm për veten e tij, por edhe për të mirën e të gjithë muslima¬në¬ve.
Kështu që edhe El-Hansa ndryshoi kur pranoi Isla¬min. Filloi të punonte për të mirën e të gjithë mus¬li¬ma¬nëve dhe pikëpamjet e saj ndaj jetës dhe botës që e rrethonte ndryshuan. Nuk men¬don¬te më se jeta mbaron me vdekjen dhe se ky është fundi për njeriun. Tani ajo e dinte se Allahu xh.sh. përsëri do t’i ngja¬llë njerëzit pas vdekjes dhe kur të vijë Dita e Gjykimit do t’ua llogarisë vep¬rat e tyre, ata të cilët kanë bërë vepra të mira do të shkojnë në xhenet, që është sa qiejt dhe to¬ka, dhe se atje do të jenë përgjithmonë. E nëse ka¬në bërë vepra të këqija, do të hyjnë në xhe¬henem dhe do të qëndrojnë atje përgjith-monë.
Prandaj, El-Hansa nuk i vajtonte më të vde¬ku¬rit, si¬ç e vajtonte vëllanë, se Islami e kishte nda¬luar vajtimin për të vdekurit, shqyerjen e rrobave dhe gricjen e fytyrës si shenjë pikëllimi.
Islami urdhëron të jemi të durueshëm dhe të lute¬mi për të vdekurit me dëshirë që të jenë mirë në atë botë. Allahu e kishte hapur zemërën e El-Hansas për Islamin, kështu ajo ishte bërë besim¬ta¬re e sinqertë dhe besonte në Allahun si Kri¬jues, Islamin si fe dhe Muhammedin s.a.v.s. si të Dërguar të Allahut xh.sh. dhe mbartës i poro¬sisë së Tij për të gjithë njerëzit. Ai i udhëzon njerëzit në rrugën e drejtë, në rrugën e mi¬rë¬sisë, dhe ua tërheq vërejtjen që të mos shkojnë në rrugën e së keqes. Kjo është porosia e Islamit të je¬mi të dë¬gjueshëm ndaj Allahut xh.sh. dhe të Dër¬guarit të Tij.


EL-HANSA PUNON PËR ISLAMIN

Meqë El-Hansa ishte jashtëzakonisht inteli¬gjen¬te dhe i kishte kuptuar Islamin dhe dispozitat e tij në m묬nyrë të drejtë, ajo u vu në dispozicion të fesë së vet të re me plot vullnet. Në këtë gjë ajo ndiente lumturi, e cila ia mbushte zem¬¬rën, si dhe kë¬na¬qësi dhe rehati shpirtërore. Ta¬ni nuk e tronditnin më kurrfarë fatkeqësish apo proble-mesh, se tani besonte se çdo gjë që ndodh-te në botë ishte me caktimin e Allahut xh.sh. dhe me dëshirën dhe vullnetin e Tij. Asnjë nje¬riu nuk i ndodh asgjë, as e mirë e as e keqe, për¬veçse me caktimin e Allahu xh.sh.
Ajo e lexonte dhe e kuptonte Kur’anin:
“Thuaj: Neve nuk na godet asgjë tjetër, për¬veç çka na është caktuar nga Allahu; Ai ësh¬të Ndih¬më¬tar yni. Prandaj, vetëm Allahut le t’i mbësh¬te¬ten besimtarët.” (Et-Tevbe, 51)
Kuptimi i fjalëve të Kur’anit depërtoi deri në thel¬lë¬sinë e shpirtit të saj. Inteligjenca e saj dhe njohja shumë e mirë e gjuhës i mundësoi të kuptonte se këto fjalë nuk ishin veçse Fjalë të All- llahut, fjalë të Krijuesit të këtij Kozmosi, se nje¬r- ëzit, pa marrë pa¬rasysh se sa përpiqen, nuk do të mund të krijonin diçka të ngjashme.
I dëgjoi fjalët e të Dërguarit dhe në to zbu¬loi të vërtetën e qartë si kristali dhe thirrjen për t’i shër¬byer Allahut dhe vetëm Atij. Devot¬shmë¬ria e kishte kapluar pjesën më të madhe të zem¬rës së saj, e cila iu dorëzua plotësisht vullnetit të Alla-hut xh.sh.
Në një hadith, të cilin i Dërguari a.s. ia kishte th묬në Ibni Abbasit në kohën kur ende ishte fëmijë (ende s’i kishte mbushur dhjetë vjeç), thuhet: “Po t’i më¬soj, o dja¬losh, disa fjalë: Ruaju Allahut, Ai do të të ruajë ty, ruhu nga Allahu, Ai do të të of¬ro¬¬jë ndihmë kur ke nevojë; kur të kërkosh ndih¬më, kërkoje atë nga Allahu xh.sh., e nëse kër¬kon diçka, kërkoje atë nga Allahu! Dije se nëse të gjithë do të dëshironin që të ta bënin një gjë të ke¬qe, nuk do të mund të ta bënin këtë nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë; e nëse të gjithë do të dë¬shi¬ronin që të ta bënin ndonjë të mirë, nuk do të mund të ta bënin këtë, nëse Allahu nuk ta ka caktuar atë!”
El-Hansa ishte rehatuar me jetën e saj, sepse çdo gjë që ndodhte e shihte si caktim nga Allahu xh.sh. Nuk mërzitej më për vdekjen. I kujtohej se çfarë kishte bërë kur kishte vdekur i vëllai, Sahri, kur i kishte shqyer rrobat e veta dhe kishte jetuar në pikëllim me vite të tëra. I kishte premtuar Allahut, pasi ia kishte hapur zemrën Islamit, se do t’i dër¬gonte katër djemtë e vet për të luftuar në rrugë të Allahut dhe ta mbrojnë Islamin dhe shtë¬pi¬të e muslima¬në¬ve, ta përhapin fenë islame, në mëny¬rë që të zhdu¬ket politeizmi dhe injoranca. Ata ose do të fitojnë kundër armiqve, ose do të vdesin në rru¬gën e Allahut xh.sh. I përkrahte fëmijët e saj të hyjnë në ushtrinë e muslimanëve, nën udhëheq¬jen e Sa’d Ibn Ebi-Vekkasit, i cili shkonte në Irak me ush¬trinë e vet për të luftuar kundër persia¬në¬ve, të cilët atëherë ishin adhurues të zjarrit, dhe për të zhdukur besimin e tyre të kotë.
Fëmijët e El-Hansasë nxituan dhe iu bash¬kan¬gji¬tën ushtrisë së pandalshme të muslimanëve. Ajo i përcolli du¬ke i këshilluar që të jenë të durueshëm në luftë dhe duke ua përkujtuar shpërblimin e Allahut xh.sh. për durimtarët, duke u cituar:
: “O ju besimtarë, bëni du¬rim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armi¬kut, rri¬ni të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dë¬nimit të Allahut.” (Ali Imran, 200)
Ua përmendte shpërblimin e Allahut xh.sh. për të durueshmit në botën tjetër, se Allahu ka prem¬tuar se do t’ua kthejë atë shumëfish: “Kurrsesi të mos mendoni se kanë vde¬kur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Për¬kudrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)

Ua lexoi edhe një hadith të të Dërguarit a.s.: “Në Ditën e Gjykimit dëshmori vjen me pla¬gën e tij nga e cila del gjak me erë misku”, dhe shtoi: “Dëshmorit i falen të gjitha mëkatet e bëra…!”
Kështu ajo u ngjallte dëshirën që të merr¬nin pjesë në luftë e ta jepnin jetën në rrugën e Allahut xh.sh., si dhe ua tërhoqi vë¬rejtjen për tur¬¬pin e dezertimit. Prandaj u kujtoi Fjalët e Allahut xh.sh.:
“O ju që besuat! Kur të ndesheni me turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën në atë moment, veç atij që kthe¬¬het për të luftuar ose për t’iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hi¬dhë¬rimin e Allahut dhe vendi i tij është xhe¬hen¬emi. E ai është përfundim i keq!” (El-Enfal, 15,16)
Kështu u mësonte El-Hansa fëmijëve të vet fenë e vërtetë dhe të fortë, kështu që ata e dë¬shi¬ro¬nin hyrjen në luftë siç dëshiron njeriu i etur të futet në ujë ditëve të nxehta të verës. Sa ishin të vegjël, ajo u kishte dhënë qumësht dashurie dhe butësie, e tani i ushqente me bin¬dje të pastra islame. Nëse qu¬mështi është ush¬qim për trupin, bindjet e pastra islame janë ush¬qim për shpirtin dhe mendjen. Fëmi¬jët e saj ishin të dëgjueshëm, si në fëmijërinë e tyre ashtu edhe në rininë e tyre. Asnjëherë nuk e kishin pikëlluar. Ata veshën rrobat e tyre ushtarake dhe u nisën për në luftë.

BETEJA EL-KADISIJE

Udhëheqësi ushtarak, Sa’d Ibn Ebi Vekkasi, arri¬ti së bashku me ushtrinë e vet në El-Kadisije, një vend i vogël në Irak. E rreshtoi ushtrinë e vet dhe me strate¬gji të madhe e përgatiti atë për betejën me ushtrinë persiane.
Zhvillohej një luftë e madhe në mes të musli¬ma¬në¬ve dhe ushtarëve persianë. Ajo zgjati disa ditë. Çdo ditë beteja ashpërsohej e me këtë rritej edhe numri i të vra¬rëve dhe i të plagosurve nga të dyja anët. Persianët shfrytëzonin një numër të madh elefantësh, të cilët depërtonin me lehtësi nëpër ushtrinë e muslimanëve, duke shkelur me shputat e tyre të mëdha dhe të rën¬da luftëtarët musli¬ma¬në. Në shpinat e tyre mba¬nin ushtarët per¬sia¬në, të cilët i gjuanin muslimanët me shigj-eta dhe shtiza. Për muslimanët kjo ishte një be¬te¬jë e rëndë, por nuk ikën, qëndruan mjaft mirë dhe iu kundërvunë persianëve dhe elefantëve të tyre me trupat dhe shpirtin e tyre të fortë. Filluan të bënin plane për t’iu kundërvënë armi-kut sa më mirë dhe për t’i eleminuar elefantët e tyre, të cilëve shi¬gje¬tat dhe shpatat nuk mund t’u bë¬nin asgjë. Sa herë që dikush u afrohej me shpa-të, elefantët me feçkat e tyre të gjata menjëherë e rrëzonin ose e shkelnin me këmbë. Në këtë mëny¬rë, u vra një numër i madh i tri¬ma¬ve musli-manë që tentonin të de¬përtonin në drejtim të elefan¬të¬ve, por pa sukses.
Ditën e dytë muslimanët menduan një plan. I ve¬shën devetë me veshje të posaçme dhe kokat ua mbu¬luan me mburoja, kështu që dukeshin të trish¬tueshme me pamjen e tyre, të ecjen dhe kër¬cënimet e tyre. Elefantët u frikësuan dhe nuk sul¬monin më. Tani kalo¬rësit mund t’u afro¬he¬shin elefantëve dhe me shti¬zat e tyre të gjata i gjuanin në sy. Elefantët u trem¬bën dhe filluan të ikin në drejtim të kundërt, kështu që filluan të shke¬lin ushtrinë e vet, e cila shkon¬te pas tyre. Vdiq një numër i madh i ushta¬rëve persianë, ndërsa elefan-tët vazh¬duan të vraponin gjer tek lumi i Euf¬ra¬tit, ku u mbytën së bashku me ushtarët që mba¬nin mbi shpinë.
Muslimanët e kishin paraparë katastrofën e ar¬mi¬¬qve të tyre, ndaj e shfrytëzuan këtë dhe i sul¬muan nga të gjitha anët. Filloi lufta vendim¬tare, e cila zgjati një ditë e një natë. Dëgjoheshin godit¬jet e shpatave, hingëllimat e kuajve dhe tekbiret e luftëtarëve trima muslimanë.
Ditën e dytë persianët filluan të iknin me shpej¬¬të¬sin e erës dhe të largohen në të gjitha drej¬timet, duke kërkuar shpëtim, pasi panë që ko¬man¬¬dantët e tyre ushtarakë ishin vrarë. U vranë me mijëra ushtarë persianë dhe lufta u ndër¬¬pre. Muslimanët ishin të lumtur që Allahu ua mundësoi fitoren. Filluan t’i kërkojnë të vde¬kurit e tyre dhe t’i varrosin ata, ndër¬sa të pla¬go¬surve t’ua lidhin plagët.
Kur i mblodhën të vdekurit nga fushëbeteja, mo¬rën vesh se në mesin e tyre ishin të katër djem¬¬të e El-Hansasë. Kishin frikë t’ia ko¬munik-onin asaj këtë lajm. Udhëheqësin ushtarak kjo e kish¬te goditur shu¬më dhe mendonte se sa lajm tronditës dhe i dhimbshëm do të jetë ky për El-Han¬sa¬në. Kishte frikë se ndosh¬ta do të binte në depre¬sion nga pikëllimi i pa¬për¬shkrueshëm, siç i kish¬te ndodhur kur kish¬te humbur të vë¬llanë. Prandaj, ai ngurronte t’ia thoshte këtë lajm të pikëllueshëm.
U dërgua një grup muslimanësh që t’i tregonin asaj për këtë dhe t’i shprehnin ngu¬shë¬llimet e tyre. Si i vërejti, ajo nxitoi në drejtim të tyre, pasi çdo ditë dilte për të marrë vesh diçka në lidhje me ushtrinë e muslimanëve. I ndali ata dhe i pyeti, e ata iu përgjigjën: “Djemtë tuaj, zonjë…”
Por i ndërpreu duke u thënë: “Nuk ju pyeta për djemtë e mi, por më tregoni për rezultatin e luftës!” U përgjegjën: “Fituam, dhe u kemi shkak¬tuar humbje të mëdha!”
U tha: “Falënderimi i takon Allahut, kjo është një dhuratë e Allahut xh.sh.!” Vazh¬doi të pyeste: “Bijtë e mi a kanë luftuar me nder apo kanë qe¬në frikacakë?”
U përgjigjën: “Djemtë tuaj kanë qenë nga ush¬¬ta¬rët tanë më trima. Kanë luftuar të patrem¬bur para armikut. Tekbiret e tyre ishin më të zësh¬met, kështu që i trimëronin edhe të tjerët për luftë. Ne kreno¬he¬mi me ta dhe me nënën që i ka lindur dhe i ka edukuar me da¬shuri ndaj Allahut dhe sakrifiki¬mit në rrugën e Allahut. Ata janë nder-uar me dhënien e jetës në luftë për Allahun xh.sh.!”
Në këtë rast, El-Hansa tha fjalët e saj të njo¬hura: “Falënderimi i takon Allahut, i Cili më ka nde¬ruar me luftën e tyre dhe që janë bërë trima! Shpre¬soj që Allahu të më bashkojë me ta në xhenetet e gjera dhe së bashku me ta të shi¬joj¬më afërsinë dhe Mëshirën e Tij!”
Nuk i pikoi asnjë lot e as nuk u vesh më në të zeza, flo¬kët nuk i shkuli, e as fytyrën nuk e grici. Tha fjalët e veta dhe ishte e kënaqur me caktimin e Allahut, kre¬nare me atë që kishin bërë djem¬të e saj në rrugë të Allahut xh.sh.
Kjo ishte El-Hansa, shembulli i gjallë për çdo nënë muslimane dhe shembull i mrekullueshëm për ume¬tin tonë. I kishte edukuar fëmijët e vet me edukatë të drejtë dhe të vërtetë islame, e pastaj ia dhuroi ata ume¬tit islam, që të luftojnë për të dhe ta mbrojnë atë; prandaj Allahu i kishte zgjedhur që të jenë në afërsi të Tij, të jenë ata që do ta shijojnë Mëshirën e Allahut xh.sh. dhe të jenë prej banorëve të xhenetit:
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dësh¬morë në rrugën e Allahut. Përkundrazi ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre.” (Ali Imran, 169)
Ky është premtimi i drejtë dhe i vërtetë i Allahut xh.sh. dhënë luftëtarëve në rrugën e Tij. Sikur të mos luftonin trima të ti¬llë, muslimanët nuk do ta kishin pasur fuqinë dhe famën që kishin, do t’i humbnin tokat e tyre dhe do t’ua merrte armiku.
Allahu e mëshiroftë El-Hansan dhe fëmijët e saj trima! Ata ishin shembujt më të mirë të sak¬rificës dhe nëna e tyre ishte edukatorja më e mi¬rë e këtyre trimave. Prandaj ia vlen që muslima-nët ta quajnë “Nëna e Dëshmorëve.”



MËSIMET NGA TREGIMI

1.Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton vir¬tyte fisnike te njerëzit.
1. Islami i ndërron vetitë e këqija dhe ndërton vir¬tyte fisnike te njerëzit.
2. Muslimani nuk është egoist dhe nuk mendon ve¬tëm për vete, por muslimani mendon edhe për muslimanët e tjerë, për të mirën dhe zhvi¬llimin e tyre.
3. Vdekja nuk është fundi për njeriun, por ekzis¬¬¬ton edhe jeta tjetër, xheneti dhe xhe¬henemi.
4. Muslimani nuk zhgënjehet, sepse e di se çdo gjë është me caktimin e Allahut, ndaj du¬het të jetë i durueshëm dhe falënderues ndaj Allahut xh.sh.
5. Lufta në rrugën e Allahut, ka ndi¬¬kim të madh në përhapjen e Islamit dhe du¬het dashur në mënyrë që të fitohen shpërb¬li¬met e panumërta tek Allahu xh.sh.
6. Gjella është ushqim për trupin, besimi islam – akida është ushqim për shpirtin dhe mendjen.
7. Jobesimtarët sakrifikojnë që ta shkatë¬rroj¬në Islamin dhe muslimanët.
8. Muslimani nuk guxon të dorëzohet, por du¬het të jetë i ditur dhe duhet të zbulojë çdo gjë që është në dobi të Islamit dhe përparimit të tij.
9. Muslimani duhet të jetë i kënaqur me cak¬timin e Allahut xh.sh. dhe të shpresojë në shpërbli¬min e Tij për çdo të ligë që e godet.
10. Islami nuk ka për të parë superior, vetëm nëse pje¬sëtarët e tij luftojnë për të dhe e ruajnë tokën dhe vatanin.



Pergatiti: Bina
Marre nga Libri: PËRMBLEDHJE TREGIMESH
Autorë:
Muhammed Muvaffak Selimeh
Muhammed Munir el-Xhunbaz
Muhjuddin Selimeh
Përktheu:
Irfan Salihu
islami-eshte-drit.2009/2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
 
NËNA E DËSHMORËVE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» nena ime me fal
» Nena e ngrat
» Nëna....!!!
» Nëna Ime
» NENA QENDRESE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tregime Islame-
Kërce tek: